Nga Sokol Balla*
Tirana ishte e shkretë mbrëmjen e të dielës në orët e vona. Para Kryeministrisë vetëm policë dhe makina të medias. Një vajzë që çan pa dashje rrethimin me biçikletë, policët shpejtojnë ta largojnë. Po ashtu edhe një çift mbi 50 vjeç. Por policët nuk shpëtojnë nga të sharat e zonjës bionde: “Përse i paguajmë taksat, që të mos të na lini të bëjmë xhiro me biçikletë në Bulevard”?
Në fakt sheshin të dielën pasdite e mori Opozita. Siç ka bërë që nga 16 shkurti. Policët kanë qenë të pafuqishëm të garantojnë jetë normale për qytetarët. Ata në këmbë në bulevard apo shoferë me makina në Astir. Policët janë të zënë. Me sigurinë e qeverisë, institucioneve dhe të protestuesve që i dhunojnë në çdo protestë.
Tirana ishte e zymtë të dielën në mbrëmje. Në rrugicat gjysëm të errëta të Bllokut shëtisin përzishëm protestues që i vidhen protestës, agjentë civilë, që i largohen sheshit me dëshirën më të madhe për të mos u kthyer më aty. Në sfond dëgjohen shashkat dhe në celular vijnë njoftimet për të lënduarit e parë. Policia në orën 23, e ka zyrtare shifrën: janë shtatë. Edhe protestat janë shtatë. Nuk ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Të njëjtat fjalë, i njëjti skenar dhe i njëjti përfundim. Por Lulzim Basha thotë se herës tjetër do jetë ndryshe. Rreth orës 22, një njoftim i ambasadës britanike, e largon atë dhe mbështetësit e tij drejt Selisë Blu.
Atje i njëjti fjalim, por me dy ndryshime thelbësore: duke kopjuar fjalë për fjalë një fjalim të Edi Ramës në të gdhirën e 22 janarit 2011, kur pasi Artan Hoxha transmetoi pamjet e vrasjes së Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës, ai përdori fjalët Horr, për policët vrasës. Edhe Basha quan horra policët dhe Sandër Lleshajn. Policët e Lleshajt që ndryshe nga ata të Bashës ato ditë, nuk kanë qëlluar ende asnjëherë në këto pesë muaj. Bile dhe përleshjet trup me trup nuk kanë ndodhur asnjëherë. Një taktikë e re që ka shmangur viktimat. Por për Bashën të dielën ka të plagosur rëndë në kokë e trup te protestuesit.
Mero Baze tek TemA, nuk ia kursen mërzinë në fytyrën e tij. Ai thotë se Basha është i mërzitur se nuk ka të vdekur. Ndërkohë mediat transmetojnë një protestues të plagosur nga fishekzjarret (“Keshtu, tha Lleshaj, “jane plagosur te gjithe”), por mediat pranë opozitës thonë se kanë prova për të kundërtën. Protestës në fund iu bashkua dhe Berisha. Eshtë i vetmi që qesh. Qesh pa fund dhe ngrë dy gishtat lart. Tek tuk i vijnë komplimentet nga protestues, që janë më pak se bodigardët që e shoqërojnë. Më të shumtët protestues, ndjekin Bashën.
Ndryshe nga Berisha, Basha duket që nuk ka humor të mjaftueshëm për t’u marrë me Të. Nga Selia Blu, në fund të protestës për herë të parë pa Monika Kryemadhin, ai lëshoi paralajmërimin se herës tjetër do flasë Sovrani. Tingëllon si kërcënim nga goja e njeriut dikur më të moderuar, më të dashur e të mikluar nga ndërkombëtarët. Të cilët sot i ka kundër, por që ende shpresojnë sadopak tek ai dhe arsyeja e tij. Arsye që reagon vetëm kur në celular i vijnë sms të rëndësishme.
Ashtu si në mars kur në Oborrin e Selise blu u shfaqën për herë të parë shishet Molotov, por që atë ditë nuk u përdorën kurrë, nga një sms që erdhi nga Rruga e Elbasanit. Por u përdorën më vonë. Vetëm një herë. Të dielën ama pati vetëm shashka. Shashka dhe zhurmë. Si për të zbehur së paku tonin e zërit te Shtoltenbergut, shefit të NATO-s dhe deklaratës së tij të “tmerrshme”, që ngjan si kërcënimi më serioz ndaj aksionit të opozitës: ajo nuk mund t’i prishë zgjedhjet. Shtoltenberg që në minutë të fundit vendosi të përfshijë në agjendë edhe takimin me një përfaqesues të opozitës: Ilir Metën.
I vetmi lider “opozitar” që foli të dielën për qetësi dhe për stabilitet dhe gruaja e tij që foli me mungesën e saj në protestë. (Ah po në mbrëmje foli dhe Petrit Vasili.) Mu direkt pas tij folën dhe amerikanët. Ndoshta rastësisht por fati nuk e ndihmon numrin dy të LSI këto kohë me ta. Vasili e quajti Ramën kriminel, ndërsa amerikanët protestën antidemokratike. Vasili thotë s’ka zgjedhje, por Shtoltenberg tha qe t’i mbajnë duart larg prej atyre ata që duan t’i prishin.
Por ata i kanë prishur tashmë. Opozita me bojkotin i ka kthyer zgjedhjet në 30 qershor në një referendum. Mes atyre që duan ruajtjen e statu kuosë dhe atyre që duan rrëmujë. Mes atyre që nuk duan Ramën, por duan Shqipërinë, një vend të qetë dhe pa trazira. Që duan Tiranën një qytet të qeshur dhe jo të bërë kaps nga protesta e mitingje pa fund. Ku ca hedhin shashka e të tjerë bëjnë sikur shpalosin programe. Më në fund edhe ndërkombëtarët janë dorëzuar tek e keqja më e vogël.
Ashtu duken edhe shqiptarët. Basha kërcënoi të djelën se nuk flet më. Por në tre të mëngjesit niset për Berlin, atje ku do kërkojë sërish që gjermanët të flasin. Pikërisht me atë që ai thotë nuk do ta takojë e flasë: Edi Ramën. Arsyeja dhe jo logjika shtyjnë liderin (sa fjalë e madhe) të opozitës të kërkojë sërish e sërish e sërish atë që zemra nuk ia do kurrë: zgjidhjen politike të ëndrrës së tij: që t’i garantojë atij ardhjen në pushtet. Një ëndërr e pamundur që ia kërkoi Ramës në maj 2017, pastaj gjithë të tjerëve e përfundoi ta kërkojë edhe në rrugë. Deri tani pa sukses. Nuk ka patur numrat e mjaftueshëm, humorin e shqiptarëve dhe ndërkombëtarët me vete. Ndryshe do ta kishte bërë pa asnjë hezitim.
Tashmë vetë demokratët e kanë të qartë se Edi Ramën më mirë të kishin pritur ta rrëzonin me vonë me votë. Tashmë edhe Sali Berisha që e gjen mënyrën të çojë përtej Oqeanit mesazhin se është i mërzitur me zgjedhjen e tij ereditare. Tashmë të shpëtojë ç‘të shpëtojë nga shtëpia dikur e madhe që ishte PD. Ambasadori Italian Cutillo, dikur mbrojtësi i tij më i flaktë, tashmë e tha publikisht: “Kriza erdhi nga opozita. Z
gjidhja duhet të vijë nga brenda saj. Në vende me demokraci të konsoliduar këto zgjidhje vijnë nga demokracia e brendshme e partive. Por këtu tek ju…” Po Bashën çfarë mund ta shpëtojë vallë? Basha ik? Ndoshta dhe ajo do ishte një zgjidhje për PD, por jo për krizën ku është vendi. Dhe vendi duhet shpëtuar. Ndaj ndërkombëtarët duan zgjedhje, edhe në formë votimi të njëanshëm. Shqipëria nuk mund të rrezikohet. Shqipëria nuk mund të rrezikojë të tjerët.
Në orën 23 PD thotë se protesta e radhës do jetë në 8 qershor. Do jetë finale thotë Basha. Por thellë thellë dobësia e protestës është shpresa e vetme që dhe ai ka. Që të shpëtojë. Të shpëtojë nga presioni i atyre që e futën në këtë rrugë atë dhe vendin. Që në fund të thotë: “Nuk e bëra dot”.
Ashtu si te ai filmi i viteve 80, kur Beqir Aga kthehet si diversant tek ish shërbyesit e tij dhe kërkon të shpërndajnë trakte ku të thuhet: “populli është me ne”. Dhe i kërkon të vendosin zjarr në kullën e barit në qendër të fshatit. Ish shërbyesit besnikë që nuk shohin edhe ata komunistët me sy, e dinë ama se “popullin nuk e kanë me vete”. Dhe gruaja e shërbyesit (Drita Pelingu), që në mënyrë dramatike i afrohet kameras dhe thotë: “Jo Beqir Aga jo. Nuk jemi aq budallenj sa na pandeh ti. Kulla e barit, nuk do të digjet!” (Dhe këtu dalin titrat finale).
Ndërkohë në ora 11 të natës një ish deputet i PD Bardh Spahia përballet në spital me ministrin Lleshaj. Secili ka ardhur për të plagosurit e vet. Askush nuk flet për të plagosurit e shumtë shpirtërorë që e kanë ndjekur me ankth e pa dëshirë, këtë farsë dramatike për kullën e barit, por që asnjëri nuk ka as çelësat e saj të kashtës. Kështu do presim takimin “historik” te 8 qershorit. Edhe ata që ruajnë kullën e barit dhe ata që bëjnë sikur duan ta djegin atë. Ajo nuk do digjet dhe të dielën këtë e kuptuan të gjithë.
Basha tha një të vërtetë: ora po numëron mbrapsht. Se kujt do ta marrim vesh shpejt. Ai nuk përmendi më prishjen e zgjedhjeve. Kulla e barit nuk është e tij. Do t’i duhet sërish ta shohë nga larg për një kohë të gjatë. Ndoshta një ditë do ta ëndërrojë sërish. Por pas 30 qershorit ndoshta. Tani secili është në pozicione që nuk ndryshojnë. Edhe nëse duan. Edhe nëse në vend të fjalëve, më 8 qershor do hedhë sërish shishe Molotov. Si në 2017, Ai arriti sërish me sukses të zgjasë jetën e një qeverie që flinte prej dy vjetësh e zgjohej vetëm kur prokuroria sulmonte Saimir Tahirin. Kësaj radhe duke e lënë të fitojë vetëm një palë zgjedhje parodike. Për më keq për të, me bekimin e një koalicioni të ri. Jo pro Ramës, por kundër Tij. Ndërkombëtarët. Ata, pronarët e vërtetë të Kullës së barit.
…e ke qa me lot kete Sokol trimi, tani futi nje berdaf me doranen dhe relaks. ham ham dhe ti
Basha ik prape edhe nga PD! BASHA IK PERFUNDIMISHTE!
Në veçanti e përgëzoj për stilin sa origjinal e të bukur, por edhe lakonik për vlerësimin me objektivitet të situatave dhe parashikimeve.
Shumë tërheqës!
Pergezime!
Bravo!
Sokol , ne kohen e Dulles (Enverit) thuhej se kur dikush nga byroja politike ngrinte ndonje argument te qenesishem e te rendesishem Enveri I thoshte “e ke gabim… se duhej ta kisha thene une!’ Ato qe thote Luli a Jane te verteta, apo te verteta Jane por duhet ti kishit thene to me Meron , apo une qe po shkruaj ketu?! Si thua?
ti gjergj ke te drejte per raman. por nuk duhet ta thote Sal maloku shkerdhate vrases , hajdute gjakatar ( gerdezi ku ky burre mohoj dhe baxhanakun qe punonte ne gerdec, vodhi leket shqiptareve ne firmat shiti detin etj m.q,s permend enverin duhe permendesh edhe komunist saliun spiunin endyreqe kthen gunen nga fryn era),nuk duhet ta thote lul shkerdhate bq hajduti irruges tekombit ,haduti i vota ve bashke me pjanec ristanin per krietar bashkie ne tirane vrau njerez shiti detin,ku ka “punuar” (qe nuk ka punuar ndonjehere)ka bere vetem dame me deshire(minister trasporti vodhi rrugen ekombit, minister i jashtem tradhrtar shiti detin greqise,minister ibrendshem vrau 4 vete,kryetar bashkie vodhi dhe flejti gjume),apo tr thote baxhella monika gruaja e hajdutit presidend(video e dritan priftit) pra tr bashkohesh me bastardet per te luftuar basdardet nuk shkon.Nuk l jam me pallen e gjate.ai eshte aty sepse nga krahu tjeter jane kater me skifoze se palla.Se keta protesta ti bentr populli pa keta qe permenda,do te ishin shume me te fuqishme.ti saluto.
Kete analize lipset ta lexojne , me se pari , analistet politike , qe tjerrin muhabete c’do nate , neper studjo . Eshte per te miren e tyre , ta shofin realitetin , sic e pershkruan kjo kronike e S. Balles . Nuk I detyren kush . Gazetaret mund te vijojne dhe me stilin e tyre, po do te pranojne , qe jane nje shtese natyrale e grupit te shashkave te Lacit . Gazetare , qe nuk shofin as tek pragu I deres do te jene me te dobishme si shahka hedhes . Zgalem
SOKOL JE FANTASTIK.
ME STIL TEPER ORIGJINAL…PIKAT MBI ” I”.
PERFUNDIMI I GJITHE KESAJ ZALLAMAHIJE PD –ISTE…
DO TE JETE….”BASHA IK”
EDI RAMA E PS DO QEVERISE …GJATE.
Me ke e pe me ate me xham apo me ate pa xham
Nje hartim medioker per provim ne 9 vjecare, nuk vleresohet me shume se 6.
Kjo fare opozite nuk eshte fatkeqesia vetem e popullit opozitar, por e te gjithe shqiptareve. Nuk ka asgje per tu gezuar, as per mbeshtetesit e mazhorances dhe as per kerkend tjeter!
Rama ik nga fitore Ne fitore,
Hahaaaa sa bukur e ke gjetur!! “ kulla e barit nuk do te digjet”
E dakte
po sigurisht qe nuk do digjet, analiza qendron per ata qe e shohin me ate sy,sepse analiza ben dhe
Zheji,Sonila,Bushati,Qimi etj. etj, te gjithe kane te drejte sepse kane syte e tyre per te pare gjerat, por koha ecen, puna vazhdon, ku me pak ku me shume dhe kjo kohe qe ecen pa ndalim gjithnje e me shume nxjer te qarte nje gje:Luli eshte i paafte! Kur thote me genjeve nje here(17 maji) pranon me gojen e tij deshtimin, dhe duhet te ishte larguar me vrap, imagjinoni nje udheheqje te re nga PD e dale pas humbjes 2017 qe do ti impononte tjeter standart ne cdo drejtim dhe qeverise, dhe popullit i cili ne zgjedhjet e radhes(30 qersh) do jepte vendimin e tij.Kur ta kuptojne ne PD se ku eshte problemi mund te jete shume vone, Rama per fat te keq (se do ishte me i kontrolluar jo per gje tjeter) deri atehere do i xhiroje keta te paafte si ti doje qefi.
No koment.
Po kaq mire punoi ai kodosh Salihu qe per 8 vjet qendroi ne pushtet? Ndonese shteti punonte vetem per familjen e tij. Ketu e ka fillesen edhe rubrika: “Antena brenda familjes!”. Sikur hic te mos kishte ndodhur Gerdeci, 21 Janari, shitja e trojeve kombetare, vjedhja e Rruges se Kombit, inagurimi disa here i tunelit te Kalimashit dhe Elbasanit (Sokol Olldashi vajti vetem heren e pare!!!), mos shlyerjen e borxheve kompanive ndertuese te veprave, vjedhjen e rezervave shteterore e sa e sa veprime te perbindshme te kesaj hijene te quajtur Salih. Dhe qendroi per bukur mire 8 vjet. Presidentin e quajti horr. Prokuroren lavire. U kujtoht se c’ beri ne parlament pas Gerdecit…? Bertiste per reforma qe nuk i beri kurre. Ilirin e ka ne krah se e ruajti nga drejtesia qe e kishte te tij. Iliri ia shperbleu duke e kthyer Sala parlamentin ne mejhane fshati. “Kam debulese per doktorrin – thoshte- a thua ia kishte lene trashgimi Rexhep Meta, i ati.
Nga ana tjeter. Edi mund te kete njemije gabime, por me cudit fakti qe nuk punoi nje dite i qete, pa shpifur, pa genjyer, pa mashtruar nga opozita famekeqe. Reforma u bene vetem tani. Ajo e drejtesise i ka cmeritur keta faqezinj. E kundershtuan qe ne fillim, por shkuan te 140 ne shtrunge. Po nga 384 njesi vendore ne 61 a nuk eshte reforme. S’ po zgjatem me te tjera. Opozita jone kundershton cdo gje. Parkun tek Liqeni qe vajti dhe shkelqesia e tij nishani, turpi i globit per nje veprim te tille. Kundershtuan ndalimin e furgoneve qe ishin pa licence e s’ paguanin taksa, teatrin, unazen e re dhe cdo gje progresive… Si nuk punoi nje dite i qete. Vetem per kete me vjen keq.
PSE NUK U ANKUA KJO ZONJA 5 VJET KUR BULEVARDI U BLLOKUA NGA BLLOKMENET SOCIALISTA E CADRAT I NGJANIN HORDHIVE TURKE .APO TANI QE U BLLOKUA DISA ORE BULEVARDI E U BE QAMETI.UNE MENDOJ QE SIC JA BERI RAMA DEMOKRATEVE PER 5 VITE RESHT ,ASHTU EDHE DEMOKRATET ME TE NJEJTEN MONEDHE ,BLLOKIM I BULEVARDIT ME CADRA PER NJE AFAT KOHE INFINIT.
pse kaq i shemtuar ky??? gjej ndonje dentist te mire i uruar .po nuk ke ,kam une nje te mire te glendis edhe pas ai
Sokoli mbron vendin e punes dhe pse shemtueshem.Po shihni nje Eni Vasili palaco te Ben Blushit coban qe nuk e la te hapte gojen nje deputet Kadillj te PD .Sa here ai godiste ne shenje e urdheronin nga regjia per ti nderprere fjalen. Skuqej kur e bente kete buca , bushtra.
Koli i ke rene ndopak me dore, jo per gje por te ndryshket.
Dy banda ka shqiperia,PD-ja dhe LSI-ja!Percaktim fantastik! Dhe keto te dy banda,qe e lakmojne kaq shume “Kullen e Barit” nuk do arrijne as ta marrin e as ta djegin! Populli yne i mencur,me ndihmen dhe mbeshtetjen e nderkombetareve nuk do ti lejojne Berishen dhe te dy keto banda te komanduara ne sinkron prej tij ta djegin,sic e personifikon shume mire Sokoli “Kullen e barit”!Te marrin brisqet,te presin ndonje kallamishte e ta fusin ne b….Vetem kete mund t e bejne dhe me pas te presin thirrjen e prokurorise speciale,dmth SPAK-un e BKH-ne.Sic eshte shprehur dhe avokat Ngjela,letrat e tyre jane hapur dhe jane gati!