Edi Rama: Opozita kërkon ta çojë vendin në humnerë, s'do i 'hapim rrugë budallait

3 Qershor 2019, 16:56Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kurbin kandidaten Majlinda Cara për të marrë drejtimin e bashkisë.

Ai tha se kjo fushatë nuk është thjesht për të mbështetur kandidatët socialistë, por është fushatë e cila në thelb synon ta ndryshojë Shqipërinë.

Shefi i qeverisë, Edi Rama hodhi akuza të forta për opozitën, e cila sipas tij, ka zgjedhur rrugën e humnerës.

“Vazhdojmë një maratonë drejt 30 qershorit. Një betejë, e cila nuk është pa kundërshtar, por është një betejë politike më e qartë se asnjëherë tjetër, për të ardhmen  e qytetarëve. 

Është një betejë mes nesh që bëjmë sa mundemi, por nuk bëjmë sa duam, për ta çuar Shqipërinë përpara me pune në çdo drejtim, me njerëz që përpiqemi t’i bashkojmë dhe atyre që duan ta kthejnë këtë vend ku e kemi parë në të shkuarën.

Ata kanë frikë nga zgjedhjet dhe bërtasin rrugëve kundër zgjedhjeve. Ata kanë frikë nga vota e popullit, ata kanë frikë nga ballafaqimi demokratik dhe betohen se do të na imponojnë një përplasje.

Ata vendosen të ikin nga zgjedhjet, puna e tyre. Përveç kësaj, ata nuk vendosin asgjë tjetër. Shqiptarët e kanë vendosur kohë më parë se në këtë vend vendos populli.

Kur vjen radha për të zgjedhur, askush s’i ikë atij nga zgjedhja e tyre. Ata kanë pranuar humbjen,  kanë kapitulluar dhe janë larguar. Ata sot nuk kanë qëllim të fitojnë, por kanë qëllim që mos të lënë Shqipërinë të fitojë.

 Ne në  këto zgjedhje  nuk do të bëjmë fushatë për kandidatët tanë, por do të bëjmë takime derë më derë, por çështja është se ne duam që të fitojë Shqipëria.

Ata bëjnë çmos që ta marrin me vete Shqipërinë drejt humnerës, rrugë të cilën e kanë zgjedhur vetë, por Shqipëria nuk do të shkojë pas tyre”, tha Rama.(TemA)

4 komente në “Edi Rama: Opozita kërkon ta çojë vendin në humnerë, s’do i ‘hapim rrugë budallait”

  1. Shqiperia Etnike says:

    Dëmi ekonomik ne sektorin e tourizmit si dhe imazhin e Shqiperise është jashtzakonisht i madh. Duhen ndaluar energjite filosërbe te Lulit kundra institucioneve Shqiptare!!

  2. Taqo says:

    Ka dale bajlozi nga…………….deti ? JO……. jo……..eshte perseri incoshienca jone e cartur dhe e pa afte per te bashkejetuar me regullat dhe normat democratike……. ,qe po ben perpjekjen e radhes per te shkateruar gjithcka te aritur dhe pozitive…….. .Kjo berthame e eret , e verber ,alogjike,e perfaqesuar nga nje pakice agresive po abuzon rende me te drejten qe i jet democracia Duke u diskretituar cdo dite ,nuk mund te fshihet, nuk mund te tjetesohet , ……vetazgjesimi po i troket ne dere ………po tretet , po vogelohet , thahet ……po jep shpirt ………………Injorojini ……..lerini te vetasgjesohen duke ju vene perpara ,durimin forcen dhe regullin .Jane pjese e jona,pjese qe po vdes……..Ne te semes te vene……….

  3. ben says:

    Ne fakt juve zoti Rama keni kohe qe po luani me nervat tona duke toleruar deri ne budallallek ate qe juve quani “budalla”.

  4. Korab says:

    Po duhet hapur rruge se e drejta e parakalimit ne rruge lehohet.Nuk mund te ndalosh makinat e tjera te te parakalojne duke ju bllokuar rrugen me manovra te rrezikshme ne rruge,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje