Pasojat e tërmetit në Korçë, Rama: Të gjitha banesat do të rindërtohen

3 Qershor 2019, 18:10Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se të gjitha dëmet e shkaktuara nga rënia e tërmetit në Korçë do të kompensohen.

Rama thotë se pas inventarit të dëmeve do të nisë dëmshpërblimi dhe rindërtimi i banesave

“Të gjitha banesat do të rindërtohen. Dje, në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, me banorët e prekur nga tërmeti që goditi këtë rajon, si dhe drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale.

 Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!”, shkruan Rama krah një video të publikuar ku shfaqen pamje nga banesat e dëmtuara nga tërmeti.

2 komente në “Pasojat e tërmetit në Korçë, Rama: Të gjitha banesat do të rindërtohen”

  1. gjergji says:

    po ky ne kohen xhaxhit eshte.. je ne Sistem Kapitalist. cdo pronar duhet to kete te siguruar shtepine vete.. apo per vota.. F… idiot..

  2. Lauresha says:

    Ne diktaturen komuniste shkonte vete diktatori Enver Hoxha tek shtepite e demtuara nga termeti,sot cojne nje cuperline qe as ia ka haberin halleve te njerezve sa per te lare gojen!
    E per cfare vajti Spiropalja atje?
    Sa per te dale ne TV e Rames!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje