Ambasadori i Italisë: S'jemi duke bërë tregti me Shqipërinë, shtyrja e zgjedhjeve do ishte “varr më i keq se gropa”

4 Qershor 2019, 09:12Politika TEMA

Ambasadori i BE, Alberto Cutillo nga Shkodra ka deklaruar se është vështirë të thuhet nëse duhen shtyrë apo jo zgjedhjet e 30 qershorit.

Votimet kanë rëndësi tha ambasadori, pasi nuk është duke u bërë tregti me Shqipërinë.

Alberto Cutillo: Zgjedhjet siç ne i imagjinojmë, ne historinë demokratike janë aty ku marrin pjese te gjithë.

Ne Shqipëri kemi ardhur ne një moment bojkoti te disa partive.

Është e vështirë të thuhet nëse duhen shtyre, apo mbajtur, mos të harrojmë se ka nevoje për ndryshime të kodit zgjedhor.

Janë votuesit ato që mendojnë se kush duhet të qëndrojë apo jo dhe vetëm me votë vendoset kjo dhe asnjë ambasador s’mund ta thotë këtë.

Në këtë pikë rregullat kanë devijuar dhe nuk mund të thuhet cfarë është më logjike, te zhvillohen zgjedhje apo te shtyhen cka do të sillte ndryshime në ligj dhe Kushtetutë.

Ndryshimi i dytë mund te jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës, duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “një varr më të keq se gropa” por nuk janë sugjerime që më takojnë mua ti bëj

Ambasadori shpjegoi 3 mundësitë që KE në mënyrë unanime mund të hapë negociatat.

Alberto Cutillo: 3 janë mundësitë që KE në mënyrë unanime të hapë negociatat, ky është vendimi që Italia dëshiron por nuk jemi të sigurt nëse është një vendim unanim dhe nëse ndodh kjo caktohet një datë që mund të jetë ndoshta në fund të vitit për shkak të disa gjërave teknike.

Mundësia e dytë është një përgjigje negative dhe KE thotë që pavarësisht ndryshimeve nuk janë realizuar detyrat e lëna dhe në këtë rast KE mund të thotë asgjë duke mos kthyer përgjigje ose mund të thuhet se çfarë duhet bërë tjetër.

Mundësia e tretë është që KE ta shtyjë më vonë vendimin dhe kjo mund të ndodh sepse koha mes 29 majit dhe 20 qershorit është kohë e shkurtër, rreth një muaj dhe kush i ka parë raportet e BE janë shumë voluminoze dhe duhet kohë për t’i shqyrtuar dhe opsioni i tretë nuk do ishte i çuditshëm nëse ndodh.

3 komente në “Ambasadori i Italisë: S’jemi duke bërë tregti me Shqipërinë, shtyrja e zgjedhjeve do ishte “varr më i keq se gropa””

  1. Labi says:

    Dikush t’i thote ketij mangiaspaghetti se nuk do te ish fundit i botes, se ka ndodhur te tjera here ketu e gjetke.

  2. FreeAlbania says:

    Po mos i hapni se na plasi trapi bre ……po kt akane lajthitur …nganjera ane KE llum i gjall i ngordhi gjith shtet e vogla i bere leckaman nga anatjeter bon pordh shatervan.

  3. Komentuesi says:

    Zoti Ambasador! Ne si vend,si popull,se Shqiperia mezi pret te futet ne familjen e madhe Evropiane,por ju po e shikoni me syt tuej qe opozita eshte kundra negociatave me BE-n.Kete deshire ajo po e demostron nepermjet protestave te dhunsheme kundra qeverise se ligjeshme dhe duke paguar lobista nga Gjermania,e ne vende te tjera Evropiane e Amerikane,qe te lobojn kundra hyrjes se Shqiperise ne BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje