Meta, mesazh në prag të Bajramit dhe sulm Ramës: Shfaqjet negative dhe arroganca duhen izoluar!

3 Qershor 2019, 20:48Politika TEMA

Me mbylljen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë, ku nuk kanë munguar edhe mesazhet për politikën.

Kreu i Shtetit shkruan ndër të tjera se duhet të gjehet rruga e duhur për të kaluar sfidat.

Referuar situatës politike në vend, Meta shprehet se arroganca dhe shfaqjet negative duhet të izolohen nga shoqëria.

Mesazhi i Presidentit:

“Me mbylljen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Muajit të sakrificës, përkushtimit ndaj së mirës dhe paqes shpirtërore, u bashkohem lutjeve Tuaja për agjerim të pranuar dhe ju shpreh në këtë prag feste të madhe, urime të ngrohta, të sinqerta dhe të përzemërta:

Gëzuar Bajramin e Madh!

Nesër, në këtë Ditë të Shenjtë, kur besimtarët myslimanë ndajnë me njëri-tjetrin, vlerat dhe virtytet më të mira të besimit Islam si dhe në traditën më të mirë shqiptare, respektin e përkushtimin ndaj familjes, mirëkuptimin dhe pranimin e tjetrit, solidaritetin dhe harmoninë ndërfetare, dhembshurinë dhe përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë, le të përcjellim mesazhin se është koha të udhëhiqemi në vendimet tona me ndërgjegje të pastër, përgjegjësi qytetare, besim në Zot dhe me një dashuri të sinqertë për të mirën e përbashkët.

Arroganca, korrupsioni, demagogjia, veset, lakmia, dhuna e çdo shfaqje negative që helmon paqen, drejtësinë, barazinë e kohezionin social dhe pamundëson jetën e një shteti demokratik, duhen izoluar.

Të përqafojmë vlerat më të mira hyjnore, morale e sociale, si dhe kombëtare, për të gjetur rrugën e duhur dhe tejkaluar çdo sfidë, pavarësisht sakrificave shpeshherë të dhimbshme, me dialog, mirëkuptim e bashkëpunim, për një shoqëri më të drejtë dhe një Shqipëri më njerëzore.

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë kudo ndodheni:

Zoti ju dhëntë shëndet, mbarësi, begati e paqe në familjet Tuaja dhe në Shqipërinë!

9 komente në “Meta, mesazh në prag të Bajramit dhe sulm Ramës: Shfaqjet negative dhe arroganca duhen izoluar!”

  1. toni says:

    H..A..J..D..U..T..
    Ne burg e ke vendin njeri i peshtire, strumbullari i te gjitha te keqijave ne kete vend.

  2. Kulufi says:

    Mero, ke mbetur mbrapa me normen e klikimeve qe e paske mbushur gazeten me familjen Adams sot?

  3. Cuku says:

    Like Hajduti me 40 hajdute
    Gjithe kete rremuje ti e ben ore kokedaulle ,fshatar hajvan koketrashe

  4. J says:

    President HAJDUT !

  5. SPAK-u-drejtesi says:

    Te perqafojme Moniken, kjo ngeli vetem zoti president i Monikes, Lulezimit dhe Saliu. E kupton ti derr apo se çfare ben?!

  6. klemi says:

    Derr hajdut i peshtire. Ti duhet te izolohesh i pari pasi jet ti me sojin tend qe nxisni dhune ne kete vend, vetem per te shpetuar vehten e familjet tuaja te kriminalizuara. Qelbesira.

  7. jaku says:

    o liro
    FLIT ME FAKTE JO BUDALLALLUQE
    EDHE TI KE SHUM FAI PER SHQIPERINE QE ESHTE NE KETE DEREXHE
    LERI FURCET
    KE 30 VJET ,SI TI SALIU,E SHUM TE VTJERE.QE NGA DEMOKRATE JENI KTHYER NE TE KORRUPTUAR
    NJEREZIT E NDERSHEM NUK RRINE GJITH JETEN NE POLITIKE

  8. FLUTURA says:

    Zot me fal! Po ku e kishe mendjen kur krijove kete surrat, qe flet sa nje milion fjale ….

  9. timo says:

    E po, sikur ke pasur para sysh vetëveten dhe shokët e tu ke folur o president. Një lloj autokritike është dhe kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje