Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kurbin në kuadër të fushatës zgjedhore ka vazhduar të përsërisë kërcënimin për ata që do të tentojnë të bllokojnë zgjedhjet më 30 qershor.
Rama ka bere batuta edhe me laçianët, të cilët jetojnë jashtë, duke i sfiduar të pyesin plakun e PD se pse nuk shkon dot në SHBA.
“Çunat e Laçit, Italinë e keni si shtëpinë tuaj, mos e mbyllni atë derë për kasollen e Lulit.
Nuk e di ku do i gjejë opozita aq shumë budallenj që t’i bijnë me kokë kutive për llogari të Saliut.
Saliut ja kanë vënë vizën. Si mund t’i shkosh mbrapa Lulit, një njeriu që ka frikë nga zgjedhjet. Pyeteni plakun.
Në SHBA nuk shkon jo vetëm vetë, por as familja.
Kush është më i fortë, muri apo koka.
Me vjen mirë që ju erdhi radha të votoni një grua”, tha Rama.
Edhe ti o Rama e ke frike Berishen dhe Bashen,aq sa edhe kur ata nuk do marrin pjese ne zgjedhje ti ne vend qe te merresh me hallet e popullit,te japesh llogari para tyre per punet qe nuk ke bere,por vetem derdellit sikur halli i tyre eshte vetem Basha!
Kur do u qash hallet ketij populli ti o derdimen?
Nuk te pelqen te japesh llogari se e ke me te lehte te besh llogje kavaje duke nxjerre para njerezve GOGOLIN Berisha!