Negociatat, Balla vizitë dyditore në Gjermani. Përplasje "kokë më kokë" me Metën dhe Bashën, me axhenda të ndryshme lobimi

3 Qershor 2019, 22:07Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla zhvillon nesër dhe pasnesër një vizitë në kryeqytetin gjerman Berlin.

Gjatë vizitës në Berlin Balla do të ketë takime në Parlamentin Gjerman (Bundestag) dhe me përfaqësues të Qeverisë Gjermane.

Gjithashtu Balla pritet të zhvillojë takime me një numër të madh deputetësh të koalicionit qeverisës CDU-CSU-SPD, por edhe me drejtues të grupeve parlamentare të partive të tjera dhe me raporterët për Shqipërinë të këtyre grupimeve.

Qëllimi i këtyre takimeve është biseda lidhur me rekomandimin pozitiv pa kushte të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Gjate qëndrimit në Gjermani Balla do të pritet edhe në Ministrinë Federale të Drejtësisë.

Nderkohe qe ne Gjermani eshte dhe kreu i PD Lulzim Basha qe si per ironi te fatit do te flase ne nje takim te Dialogut të Nivelit të Lartë që e organizon Fondacioni “Konrad Adenauer” në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman  në Berlin.

Njeheresh do te jete dhe Presidenti Ilir Meta ne nje takim ne Gjermani. Pra do te perplasen “koke me koke”, Balla, Meta e Basha, por me axhenda te ndryshme lobimi.

2 komente në “Negociatat, Balla vizitë dyditore në Gjermani. Përplasje “kokë më kokë” me Metën dhe Bashën, me axhenda të ndryshme lobimi”

  1. SHQIPETARI-GJERMANI says:

    HIstoria Perseritet…Edhe ne Konferenzen e Londres kur Ndaheshin Territoret Shqipetare kishte tre-Delegacjone…
    Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletini kerkonin Trojet Shqipetare..-KOMETARE si nje SHTET AME..dhe i pandashem…Perfaqesuesit e Vorio-Epirit kerkonin Jugun ti Bashkohej Greqise..si dhe Grupi Tjeter qe kerkonte qe Shkodra ti bashkohej Malit te zi…
    Po Ilir Meta..c´fare kerkon ne Berlin????Bashen e dime???tradhetaret e shqiperise moderrne; MBETEN PO Tradhetare…lol

  2. Komentuesi says:

    Dihet plotesisht se Meta dhe Basha shkojne ne Gjermani vetem per ti prishur pune shqiperise qe te mos kete negociata.Kaq te poshter jane keta, sa ngrihen kundra vendit te tyre.Per inat te Edi Rames ata jane gati te djegin shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje