A po thotë të vërtetën për përgjimet, gazetari gjerman i Bild?

5 Qershor 2019, 15:17Politika TEMA

Gazetari gjerman i gazetës Bild, Peter Tiede, që prej publikimit të parë për blerjen e votave në Shqipëri, ka qenë shumë aktiv në prononcimet e tij pranë mediave të PD, por dhe me statuse të publikuara në rrjetet sociale.

Menjëherë pas publikimit të përgjimeve të sotme, të cilat i paralajmëroi një ditë më parë në një portal pranë PD, ai ka reaguar duke bërë një status në rrjetet sociale.

Në të shfaqet si politikan, jo si gazetar, duke bërë disa përcaktime për qeverinë shqiptare.

Por kjo pak rëndësi ka, pasi kjo është punë e tij.

Ajo që nuk bind në rrëfimin e tij, është përcaktimi i burimit të përgjimeve.

Gazetari thotë se përgjimet i ka siguruar nga policia, ndërkohë që në Shqipëri përgjimet bëhen nga Prokuroria. Pra, në ketë rast, ai është duke gënjyer.

Arsyet i di vetë ai. Fakt është se këto përgjime janë në duart e opozitës shqiptare prej kohësh dhe një pjesë prej tyre i ka nxjerrë nëpërmjet Klodiana Lalës te Zëri i Amerikës.

Përgjimet e tjera, për të pasur një jehonë sa me të madhe, me argumentin e investigimit të mediave te huaja, ja kanë dhënë gazetarit të Bild për t’i botuar.

Dhe ndryshe nga çfarë u pretendua, se në përgjime ndodhej edhe Rama, ai nuk është asgjëkundi aty. Me përjashtim të rastit kur Abdylaj pyet Dakon a u kënaq kur udhëtoi me Ramën.

Më poshtë statusi i Peter Tiede menjëherë pas publikimit të përgjimeve të sotme.

“Për shkak se qeveria në Shqipëri e mohon kaq ashpër se mafia ble votat: disa përgjime për t’u dëgjuar- të marrë nga policia. Deri më sot të pabërë publike.

Baroni i drogës, që shfaqet në audiopërgjim u arrestua për trafik heroine- dhe u lirua sërish- pasi u depresionua në burg dhe mori një certifikatë siç i kërkohej.

Të mëdhenjtë duan të jenë të lirë në Shqipëri- ata paguajnë mirë dhe sigurojnë vota.

Pyetja e vetma është: A e manipulon mafia politikën apo ajo e qeveris vendin?

Përshtypja ime: Ajo e qeveris vendin.

Një hetues më ka thënë: Ne e humbën luftën, mafia e drogës e mori në dorë shtetin tonë.

Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të dorëzohen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar policore, ne arritëm të sigurojmë materialin.

Falënderimet e mia për hetuesit e guximshëm dhe gazetarët inteligjentë në Shqipëri, të cilët nuk po heqin dorë”, shkruan Tiede. (TemA)

39 komente në “A po thotë të vërtetën për përgjimet, gazetari gjerman i Bild?”

  1. Juristi says:

    Per Tikun e ka besoj falenderimin,ky gazetari.

    1. BLLOKMENI says:

      Nuk e di sa sa e ligjshme eshte botimi i pegjomeve qe jane ne hetim, mbase duhet lexuar kodi penal per kete gje, por pavaresisht kesaj problemi qendron se cfare bisedash jane bere dhe ku qendron shklelja ligjore qe ka te beje me blerjen e votave. Une kam kuptuar se ne te gjithe kete skeme qe po zbatohet nga opozita qendron ceshtja e minimit te qeverise ne situaten qe eshte opozita , Duhet kuptuar se sot opozita lufton per “jete a vdjekje”, nuk ka gjetur kerkund mbeshtjetje dhe prandaj i ben jehone cdo lajmi qe mendon se eshte i zi per kete qeveri. Kemi opozite te pazonja per te fituar dhe politikan qe kane bere zullume me te medha se keto qe duken ne bisadat e bera. Nese duhet te jape doreheqjen a ka patur ndonje precedenrt te ngjashem ne politiken shqiptare? Po rasti i 7% a e rezoj qeverine e Sales? jO ATEHERE PSE HANE MUT KOT. Le te shkojne ne kuti dhe te fitojne dhe te shohin sa u vlen lekura.

      1. NEZIR says:

        une mendoj se zoteria gjerman pavarsisht disa realiteteve GABON RENDE.BILE MUND TE THEM SE GABON RENDE.e verteta eshte se ne SHQIPERI politika e te dy kraheve ka gabime te medha ne te gjitha fushat. eE PARA PARTIA DEMOKRATIKE GJATE GJITHE KOHES QE KA QENE SI NE PUSHTET DHE NE OPOZITE KA PASUR ROL SHUME NEGATIV .AJO KURRE NUK KRIJOI SHTET AS EKONOMI E AS POLITIKE SHQIPTARE NE INTERES TE KOMBIT SHQIPTAR.KULMI I BUDALLALLEKUT ARITI ME FIRMAT PIRAMIDALE KU SHTETI DOLI JASHTE LOJE.pra zoteria gjerman po u jep ndihme atyre qe e braktisen shtetin dhe ne 1997 e cmontuan totalisht shtetin .KU ME PAS U KALUA NE KAOS.PRA KA QENE PARTIA DEMORATIKE NE PUSHET DHE LIDERI I SAJ frymezuesi i talentuar be guzhine ne rusi e serbi NUK DHA DOREHEQJE.D.M.TH POPULLIT JU VODHEN GJITHE PASURIA .U VRANE GJITHE ATA NJERES E PERSERI NUK U HYRI NJE GJEMB NE KEMBE Z.SALI BERISHA.POR EDHE ME PAS DUKE I RENE SHKURT U INSTALUA SHTETI I PANDESHKUESHMERISE AQ SA SOT ESHTE E VESHTIRE TE NDERTOHEN ORGANET E DREJTESISE PASSI U LANE QE TE KORRUPTOHEN TE GJITHE.PRA KANE VJEDHUR TE GJITHE.per kete u terheq vemendjen z gazetar gjerman i cili fut hundet pa i ditur te gjitha.POR NUK PO LE PA PERMENDUR DHE GABIMET E PARTISE SOCIALISTE E CILA MBASE ME PAK SE PARTIA TJETER KA BERE PO TE NJEJTAT GABIME NE SHTET.DUKE MOS MOHUAR DICKA QE ESHTE BERE .SOT SITUATA ESHTE E KOMPLIKUAR EDHE SIKUR TE VIJE NJE KLASE E RE POLITIKE POR NUK BESOJ E PA PERLYR,DHE QE TE VINTE NE PUSHTET DO TE JETE E PA MUNDUR SEPSE KETU JA NE KORRUPTUAR TE GJITHE.e si mund ti besohet lulezim bashes kur ai me pare eshte akuzuar per korrupsion .si mund ti besohet berishes kur bomba e korrupsionit GERDECI ,i plasi ne dore.etj etj.PO MIRE KETA QE AKUZOHEN PER BANDA KRIMINALE QE SHESIN DROGE ….KU E SHESIN DROGEN I DASHUR GAZETAR GJERMAN a e shesin ne vendet tuaja demokratike se ne shqiperi nuk besoj se e shesin.per mos argumentuar me tej sepse une kam shkruar shume shkurt.PERGJIMET DUHET TE COHEN NE PROKURORI E TE VERTETOHEN AKUZAT.PASTAJ AKUZAT PER SHITBLERJE TE VOTES JANE PER MUA NJE FARSE.ARSYEJA NE SHQIPERI AKOMA VOTOHET ME FIS E TARAF E ASKUSH MUND TE VOTOHET I PA VARUR.votimi me fis taraf a eshte shkelje e te drejtave te njeriut.KJO ESHTE ARSYEJA QE NUK BESOJ TEK SINQERITETI I GAZETARIT GJERMAN.UNE E AKUZOJ PUBLIKISHT SE ESHTE BLERE ME LEKET E KORRUPSIONIT TE LAZARATIT APO TE RUGES TE KOMBIT. TJETRA A MUND TI BEJ NJE PYETJE Z GAZETAR.KETO PERGJIME JANE BERE PARA SHUME KOHE .PSE BEHEN PRESENT TANI…..OSE PERGJIMET E BERA NE QOFTE SE JANE JO LEGJITME UNE I KONSIDEROJ SKANDAL ME VEHTE DHE SE EKZISTENCA E PERGJIMEVE TE JASHTE LIGJSHME,VENE NE RREZIK SIGURINE SHTETIN DHE KOMBIN TONE.MBASE MUND TE JENE PAJISJE RUSE APO SERBE QE SYNOJNE FUTJEN E HUNDEVE NE PUNET E BRENDESHME TE SHQIPERIE.PRA Z. GAZETAR EDHE JU PO FUSNI HUNDET NE PUNET E POLITIKES TONE,,,,APO JENI AGJENT I RUSISE DHE JU.

      2. Toni says:

        Hahaha. Dëshpërimi të humb arsyen.

    2. Bild kthehet ne 'Fake News' says:

      Bild kthehet ne ‘Fake News’. Pa pasur asnje fakt te provuar nga Prokuroria dhe nga nje Gjykate nuk mund te akuzohet nje person, lere nje parti apo nje drejtues i nje vendi per blerje votash. Lere me pastaj mafian. Eshte e turpshme te quash nje lider te nje vendi si pjese e mafias dhe te deklarosh qe vendi drejtohet nga mafia pa pasur as edhe nje fakt.

    3. syri says:

      Sali Berishe dhe lulzime ka ne te gjithe boten!

  2. Romak says:

    Hahahahahhaaaaaa paska genjyer Meron, sepse duhej ti tregonte se kush ja ka dhene pergjigjet hahahaha

    1. tani says:

      hahahahaaa ngazellim foshnjarak.A thu se nuk e dine shqiptaret kush blen dhe shet vota dhe do ua mbushi mendjen bisha vicidolit,lul shalngjituri dhe monika kurva.Nuk merrni pusshtet ne tavoline mo joo.Ju ka dale ustai.Usta Rama qe nuk pjerdh per bajga si ju sa te kete me shume se nje milon pas vetes.

  3. SHQIPETARI-BERLIN says:

    SI Lexues i Rregullt i Gazet BILD,kerkova me Ngulem se ku ishte Botuar shkrimi i Gazetarit te [email protected] Tiede,edhe per te Vetmen ARSYE, se tani sapo Lexova BILD-in Regional…dhe nuk pashe ASN JE RRESHTE PER SHqiperine…
    si Lexova Gazeten “PANORAMA”..aty edhe mesova per Gazetarin e Bildit..i cili sote eshte edhe Korrespondent Politike, i kesaj Gazete…
    Peter Tiede e ka bere Botimin ne Gazeten BILD-per Berlinin,kerkova edhe ne web-seit-en e Gazetarit te Mesiper..dhe paasnje DYSHIMIN me te Vogel MUNDE TE THEM SE KY ESHTE n je Laro-PD-je i PAGUAR, sepse..ne CV-e e tije pashe se ky na paska Punuar edhe si “Gazetar i Lire”..pra me Page-Honora me 2005-sen..si dhe ben Pjese ne nje Web-seite XING..Gruppe…ne te cilin ti munde te Komentosh..por edhe te KERKOSH PUNE..
    Nje Gazetar i tipit te tije….kuptohet qe eshte Paguar..JO ME KOTE E BERI BOTIMIN…Por Shkrimi eshte POTHUAJ Ofendues per Gjithe ne Shqipetaret..KUR KY BOTON NE TE Foton e Lulezim Bashes..nje Vrases..
    @@Qeveria Shqipetare le ti beje nje Pyetje ketij Palo Gazetari qe DEMONTON SHUME RENDE Imazhin e Shqiperise: AENJEH Lulezim Bashen??
    Personalisht do te kerkoj nje TAKIM me kete Gazetarin e Famshem…(Thjesht si Shqipetare)…dhe doti shpreh INDINJATEN E SHUME NJEREZEVE ..qe duan me te vertet Shqiperi dhe Shqipetaret..lol

    1. Like floriri says:

      Ky bicim gazetari i kesaj gazete (korespondent thone njoftimet ) na qenka edhe nga gjermania Lindore , keshtu qe nuk i ndahet edhe sot ideollogjise komuniste e cila ishte ndertuar vetem mbi shpifjen. Dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe me kete gjuhe urrejtje qe ka.Bir komunisti , lindor hesapi

    2. komentues says:

      Duket sesa i rregullt qenke ne leximin e gazetes ne fjale. Meqe si propogandues sqenke i zoti po ta dergoj burimin e asaj qe kerkon dhe mos u merr me llogje kavaje se nuk mbulohet dielli me shoshe.
      https://www.bild.de/politik/inland/politik-inland/bild-exklusiv-abhoerprotokolle-der-ermittler-wie-die-mafia-in-albanien-wahlen-ma-62395878.bild.html#fromWall

  4. USA says:

    Pergjimet jane dhene llala hajdarmataj po crendesi ka sherbimet gjermane kane pergjime shume me keq per salen dhe lulin Shihni intervisten was lulit dje ne DW cfare pyet gazetarja Dw??? Te gjithe jane te kaput nga mafia.

  5. butrinti says:

    NESE DO TE MERRESHIN PARASYSH TE TILLA BISEDA LIDHUR ME FUSHATAT ELEKTORALE ATEHERE ZGJEDHJET E AMERIKES JANE QE TE GJITHA TE SHITURA POR KJO NUK MUND TE PRANOHET SEPSE GJATE FUSHATES VIJNE ME DHJETRA LETRA KERKESE PER VOTIM NGA STAFET E KANDIDATEVE SI DHE KONTAKTOHESH PREJ KETRYRE STAFEVE ME KERKESEN PER TE VOTUAR KANDIDATI E TYRE . ATA QE U BESOJNE KETYRE PERGJIMEVE JANE ME MUNGESA MENDORE DHE PO NJESOJ JANE DHE ATA QE MERREN ME REGJISTRIMIN DHE GJYKIMIN E TYRE . GAZETARI ESHTE PA DYSHIM I MIRE PAGUAR DHE NJE NJERI QE E URREN SHQIPERINE DHE SHQIPETARET . ATA QE E KANE PAGUAR DUAN DESTABILIZIMIN POLITIK DHE EKONOMIK TE SHQIPERISE , ANASHKALIMIN E SAJ PER PERFSHIRJRN NE BE.

  6. xyz says:

    Gënjen ore posi!
    Imperialistët e kanë halë në sy udhëqësin tonë!

  7. Vatra says:

    Kjo eshte e gjitha loje e sponcorizuar nga Rusia dhe politikanet kriminel te PD-LSI qe i kane pasur k’to dosje ne dore per me shume se dy vite tashti. PD-LSI jane agjentet e Serbise, Greqise dhe Rusise.

  8. Ilir says:

    O vlla
    Sa te paguan?
    Me euro apo me flori?
    A ka ne Gjermani mundesi te besh keto publikime”?
    A quhen sekrete hetimore keto?
    Reforma ne Drejtesi do ta gjej Tik Llallen mos ki merak

  9. daniel says:

    Kam ardhur e jetoi ketu ne gjermani qe ne kohen e ambasadave. Po ju tregoi me bindje shqiptareve se gazeten Bild e lexojne njeres te kategorise se trete. Temat e ksaj gazete jane sesa duhet te jete i gjate penisi , si behet seks , krimi apo vipat njerzit e ksaj bote ne ikje. Kur e pyet nje gjerman normal se a e lexon gazeten bild , qesh dhe te le te kuptosh se nuk eshte serioze te pyeses perseri. Per para shkruhet gjithshka. I bej thirje Rames ta ndjeke problemin ashtu si veproi Erdogani me nje gazetare. E keshilloi Ramen te mos ri indiferente pasi nje dite krimi qe po bene kete rremuje e Shqiperi nje dite nga te te akuzuarit do ta nxhjerin Ramen ne banken e te akuzuarve. Europa te foli hapur Z. Rama nuk ke asnje te arestuar , nuk besohesh. Dmth je grup.
    Kush eshte arestuar vetem ata qe nuk paguan energjine elektrike qe normal atij qe eshte pa pune duhej tja paguante shteti. Leviz Z. Rama vendi po shkon drejte luftes civile ashtu sI vendet e tjera muslimane. Ne se ke frike bej zgjedhje te reja. Ose shko me dore te forte. Vetingu i lene ne mes te rruges dp te bej t kurban. A e ka rradhen Shqiperia pas Sudanit ?!

  10. lagja.brrakes says:

    Jo me rren ai ca thu me Mero.
    Ahahahahahahahahahaha

  11. pirro says:

    Keqardhje qe demokracine e gjykon si nje ish sigurims. Ne kohen e PPSH keto pergjime te conin ne burg sepse paragjykohej kundershtari. Ne demokraci eshte komplet ndryshe

  12. ha,ha,ha says:

    Milion % eshte FALLCO, “skenar” tjeter e Cetes-PD si rasti Babale dhe Tahiri … gazetari Gjerman punon privatisht dhe i paguar nga Basha …
    Zerat aq te “paster” te regjistruara ne zyra dhe personat jane jo reale … Basha duhet te hetohet per keto plot MASHTRIME qe e ka per zanat si bab Sal Bisha …

  13. Beni says:

    Rrofte Komunizmi,e pa harruar veprat e E.Hoxha.Rama,rrofte prokurori Ulsi Manja na e rrofshit dhe ju servila te ndershem komentues.

  14. Mendimi jo profesionist says:

    Kushdo qe i ka botuar keto pergjime ka shkelur ligjin,kudo ne bote,pasi ato jane deshmi qe duhet ti analizoje nje gjykate.Se dyti,po ju them se nga sa lexoj ka vetem hamendesime per blerje vote,se bisede te tille nuk ka.Propagande per te votuar nje force politike behet ne mitingje,biseda me grupe a individe hapur apo me telefon.Si duhet konsideruar kur behet thirje qe na jepni voten se do fitoni ate apo kete?Shitblerje vote?Kjo eshte ti hedhesh hi syve popullit.

  15. toni says:

    Peter genjen si derr. Zgjedhjet ne Shqiperi jane zgjedhjet me tpastra nbote. Mani men leket e piramidave?

  16. BRSS says:

    KETO JAN BABALE TE PD NE BASHKEPUNIM ME KETE ROBQIRIN GJERMAN TE GAZETES BLID NE LOJE JAN DHE PROKURORET QE TREMBEN NGA REFORMA DHE ME PA TJTER DUAN RREMUJ JAN MBETURINAT E SALIUT

  17. lexusi says:

    CIMI , qenka gazetar i ”Bild” ?!!!!( Gazeta e pavarur 55).

  18. Koli says:

    Ky gazetari eshte paguar mire nga Pd e Bashes per keto publikime me para te vjedhura shqiptareve.

  19. Tiranasi2020 says:

    Ky gazetari i bildit (nqs eshte gazetar) qeka per gjynaf megjithe ate disa pare i ka bere nga dallkauk Luli,Ky eshte varianti gjerman i babales .Per vjedhje votash ka shkruar edhe gazeta zheminahibao ne pekine gje qe ka shqetsuar kinezet miq te Nardit dhe Gonit

  20. EJ says:

    Po çtu desh ere gjerman agai tu nxjerësh të palarat këtyre se do të heqin qafe me gjithë pantofla ( edhe pse shumë trima syleshë nga populli ynë mendojnë se ti je maskara, gënjen dhe ua ke me të futur atyre në radhë të parë si engjëjt mbrojtës të partisë e po ashtu edhe shokëve të partisë ).? . Edhe këta prokurorët dhe gjykatësit tanë e dinë shumë shumë mirë e qartë se kush ka bërë çfarë , çfarë po bëjnë dhe se çfarë ndodh, po bëjnë si shurdhmemeca e budallenjë më mirë se sa tu iki kaptina. Edhe përse janë betuar që do bëjnë punën e tyre ?.

  21. Mergimtari says:

    Nje gazetare (lala) e degjova qe tha tek 24 news se kishte biseduar me gazetarin German me perky hues nga gjermanishtja se Ai nuk dinte mire anglisht ju I k kishte thene dhe falenderuar kete dhe disa gazetar te tjere investigative shqiptar dhe se shpejt do te shkonte be MOSKE per nje Inestigim. A nuk eshte ky investigim I parapergatitur nga Moska me keta investigatory dhe del we nuk ishte kot ajo vajtja e Bashes tek ambasada ruse be Tirane kohe me pare. Me kthimin nga Moska te Peter te gjithe ju investigatoret do te merrni shperblimin.

  22. saliu nano meta rama luli cizmja dhe ushtaret says:

    Ky gazetari mund te jete nje genjeshtar,por fakti qe Rama Berisha Meta Monika Luli jane hajdute nuk eshte genjeshter

  23. lexuesi i irrituar says:

    Op sa arriti Luli ne Gjermani plasen pergjimet … E paska marre valixhen plot Lulushi !!! Po punon per Shqiperine …blu.

  24. REZI says:

    ai gënjen se thotë se lajmi është i papublikuar. Po sa kohë ka PD që flet për këto budallallëqe, tani që askush s’i dëgjon, as deputetë s’janë, ju ikën ca privilegje, gjejnë babale të tjera…kjo është historia e PD, Xhon Megou, ju kujtohet? Pastaj të tjerë që gënjejnë në këmbim të parave, po pse korrupsionin e lajmet fallse kush i shpiku? Shqiptarët? Ato kanë qënë atje ku ky gjermani na u shfaq. Kjo ka qënë loja e kapitalizmit e do jetë gjithnjë.

  25. lani says:

    Rublat ruse fillian te veprojne. Nuke e duan Shqiperine ne BE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    si shume here ne historine e tyre shqiptaret vazhdojne t,ia fusin vetes. Palacot gazetare budallenj persheshngrenes e te liq sa kalojne çdo perfytyrim Jane ne gare me njeri tjetrin se kush prej tyre eshte me I poshtri e me budallai.
    vetem ne lexuesit e spektatoret jemi ne rregull!

  26. Beni says:

    Haaaaa fajin e ka denoncuesi dhe jo fajtori dhe prokurori.

  27. Toni says:

    Je i madh :)))). Gjithmon kam menduar që një njeri smund të jetë kaq idiot, por ja qe ka dhe kështu.

  28. lani says:

    E kujt po i rruhet ne Gjermani për Gjush Dakon e Abdylat e Shqipnise?!Ju rren menja se po merren gjermanet me hallet e sal Berishes?

  29. Pace pila says:

    Do e kete bere per azil politik.
    O Mero mundohu sa te duash tja ngresh breket shefit, i dolen sheshit te gjitha.

  30. Uo says:

    Ju bastarde politikane me vila para dollare …vila jashte….lux…..nuk ju plasi bytha per mua ose familjen time…apo shqiptare……..luli mother fucker…eshte hollandez……..shan shtepine e vet….baba nene dhe GRUAN…I quan kurva……..hajdute………e ku di une….nuk do behesh kurre kryeminister karragjoz…si tre germat e para
    .

  31. E verteta says:

    Me kot ngazellehen vrasesit berisha e lulushani, e dime mire ne shqipetaret se kush jane hajdutet e votave dhe vrasesit e protestuesve ne bulevard. Po ky maskara qe eshte bere kaloresi i votes se lire, e harroi se si vodhi diten per diell mandatin e kryebashkiakut ?. Pikerishte ate votim te lire kerkon ky bicim politikan. Dhe tani qe kjo parti eshte ne zhdukje dhe i bindur se kurre me nuk vijne ne pushtet me zgjedhje te lira e te ndershme, kand dale ne rruge e kerkojne fitoren ne tavoline. Harrojeni ate qe kerkoni , hidhni sa te doni shashka e molitov , fundi juaj dihet tashme. Per rreth nje muaj ngrihet SPAKU E BKH-ja dhe ju funderina qe i kini bere gjemen ketij kombi e kini vendin ne burg.Dhe jo sajesa e shkrime nga gazetare te genjyer apo te paguar nga ju , por nuk ka Zot qe ju shpeton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje