Dëshmia e gazetarit amerikan: Pasi ‘New York Times’ publikoi dëshminë e Kosta Trebickës që faktonte përfshirjen e Shkëlzen Berishës në Gërdec, pushteti e vrau!

5 Qershor 2019, 13:06Politika TEMA

Pas shperthimit tragjik te Gerdecit, i ndjeri Kosta Trebicka foli per ‘New York Times’ duke faktuar perfshirjen e Shkelzen Berishes (i biri i ish-kryeministrit Berisha) ne kete biznes vdekjeprures.

Por, çfare ndodhi pas publikimit te ketyre fakteve ne NYT, te deshmuara nga Trebicka?

Ky i fundit u vra. Dhe natyrisht qe  u vra nga ata qe ishin te trembur nga ato qe  Trebicka dinte.

Kete e deshmon edhe vete gazetari investigativ i “New York Times” Guy Lawson.

Ai shprehet qarte se ‘Kosta Trebicka u vra’.

Vdekja e Kosta Trebickës, nuk ishte aksident, por vrasje. Kjo është bërë e ditur nga gazetari investigativ i “New York Times” Guy Lawson, pas ngjarjes se rende.

I pyetur nga gazeta “Panorama”, gazetari amerikan shprehej se vdekja e Trebickës ishte vrasje dhe aspak aksident. Duke folur për librin e tij ’Armët dhe Çunat’, gazetari Lawson shprehet se Trebicka ka shumë mundësi të jetë vrarë.

“Kosta Trebicka ishte një kërcënim për shumë njerëz.

Në Shqipëri ai ishte në gjendje të lidhte zyrtarët dhe politikanët e korruptuar që qëndronin pas marrëveshjes me AEY, me shpërthimin në Gërdec.

Specifikisht ministrin e Mbrojtjes, Mediu dhe Ylli Pinarin e MEICO­-s.

Por shumë më e rëndë­sishme, ai ishte në gjendje të identifikonte djalin e kryeministrit Berisha, Shkëlzenin dhe Mihail Delijorgjin si pjesëmarrës në një takim me Efraim Diveroli­n dhe Alex Podrizki­n në Tiranë, në qershor 2008.” është shprehur ai

7 komente në “Dëshmia e gazetarit amerikan: Pasi ‘New York Times’ publikoi dëshminë e Kosta Trebickës që faktonte përfshirjen e Shkëlzen Berishës në Gërdec, pushteti e vrau!”

  1. Zambi says:

    Sa here ka probleme Rilindja kujtohet per bemat e Berishes. Melodi e vjeter kjo “Fajin e ka Berisha”.
    Pas 6 vitesh pushtet cfare eshte bere per zbardhjen e krimeve te Berishes!?

    1. dario says:

      te denon prokurori dhe gjykata or mik…..

  2. Me emer says:

    I kujt “agjenture” eshte ky qe prezantohet si gazetar ..?! Nuk kam pasur kurre respekt per Sali Berishen , por keto pune duan hetim te “pjekur” , duan njerez me zemer te forte , qe per te zbuluar te verteten, Saliu tu duket ” mize” ..! Mafia nuk ka jete te gjate , por dhe keto shkrime te pa pergjegjeshme nuk duhen ..!Vetem uje te turbullt sjellin keto shkrime , asgje me shume .

  3. rexha 10 says:

    MBASI U VRA KOSTA TREBICKE ,ASKUSH NUKE DOLI ME PER GJAH.

  4. Loku says:

    Ate e di dhe bufi qe Trebicken e vrane bile me ndihmen e USA.

  5. Roberto says:

    Sa per dijeni juve qe nuk dini asgje,une personalisht Kosten e kam njeriun tim te afert dhe qe kur Kosta doli ne New 24 dhe denoncoi aferen korruptive te familjes Berisha dhe Fatmir Mediut thashe: E hengri Kosta i shkrete tani me keto qe foli sepse Berishen e njoh shume mire dhe e di se c’eshte ne gjendje te beje per t’ju mbyllur gojen atyre qe tentojne te flasin per bemat e tij. Edhe pse solli nje ekspert nga Amerika per hetimet prap isha i sigurt qe te tille “eksperte” blihen pa problem me nje thes parash qe Berisha apo Mediu nuk do i kursente per te mbrojtur postin dhe sundimin ndaj te tjerve. Keto dhe shume krime te tjera do e identifikojne Sali Berishen si nje KRIMINEL I RREGJUR i cili do mbetet me DAMKE ne historine e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje