Shkrimi i "Bild", reagon BD: Qeveria të mbajë larg duart nga zgjedhjet e 30 Qershorit

5 Qershor 2019, 13:45Politika TEMA

Bindja Demokratike ka reaguar pas shkrimit të “Bild”, dhe paralajmëron Ramën, që të qëndrojë larg zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Deklarata e plotë e Bindjes Demokratike: 

QEVERIA TË MBAJË LARG DUART NGA ZGJEDHJET NË QARKUN E DURRËSIT

Përgjimet e fundit të publikuara nga tabloidi gjerman “Bild” mbi fushatën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, ngrejnë para nesh shqetësimin se mekanizmi korruptiv dhe kriminal për deformimin e votës, i përdorur në zgjedhjet e shkuara, është ende aktiv. 

Sepse në qendër të skandalit është kryetari në detyrë i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ose hierarku më i lartë i Partisë Socialiste në gjithë qarkun. I cili, sipas të gjitha të dhënave tona, është edhe propozuesi i kandidaturave për kryetar bashkie në Durrës dhe në Shijak.

Fakti që në vend të Dakos është caktuar një grua shumë e afërt me të, nuk e bën aspak më të qetë dhe më normale garën për Bashkinë e Durrësit.

Ndërkohë, kandidati i Partisë Socialiste për Shijakun, Elton Arbana, është një ndër personazhet kryesore që kanë dalë në përgjimin e publikuar nga prestigjiozja gjermane, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi fushatën që do të zhvillohet në këtë qytet.

BINDJA DEMOKRATIKE paralajmëron qeverinë që të mbajë larg duart nga zgjedhjet e 30 Qershorit në qarkun e Durrësit dhe kudo tjetër në Shqipëri.

Ajo njëkohësisht fton partnerët ndërkombëtarë dhe vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it që të rrisin vigjilencën dhe ta trajtojnë këtë qark si një zonë me rrisk të lartë manipulimi, që fillon nga shitblerja e votës e përfundon me aktivizimin e segmenteve të kriminalizuara të shoqërisë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve. (TemA)

5 komente në “Shkrimi i “Bild”, reagon BD: Qeveria të mbajë larg duart nga zgjedhjet e 30 Qershorit”

  1. Hasoni says:

    Mooooos! Edhe ju!!!!!

  2. bosi1 says:

    Ka lezet , Ja keshtu duhet te ishte PD dhe kryetari i PD ….
    Jo si BASHA legeni …
    Bravo Patozi … beji thirrje me shpesh OSBE qe te hapi syte mire

  3. SHQIPETARI-BERLIN says:

    i Nderuar Astrit Patozi:Jame Prej 20-vitesh ne Gjermani…..Lexoj Perdite Gazeten “BILD”..eshte nje Gazete Bulevardi..ka rreth 13-miljon Lexues.
    dhe SOTE..Lexova Gazeten BILD…duke pire edhe Kafene….pse ti shkruaj Keto???
    1-Ja me thoni ju Lutem c´fare Shkrimi eshte bere ne Gazeten Bilde,qe flete apo Flitet per Shqiperine???????????????????????????
    kERKOVA tani ne Interenet,ne Faqet e Gazetes Bild..dhe nuk gjeta ASGJE per Shqiperine,vetem ne Faqen e pare..dhe Kolona me shkronja te Zeze Flitet per GREQINE qe kerkone Reparacjone dhe Zhdemtime te Luftes se dyte-Botereore ne nje Shume pre 337-miljardesh…si dhe Theksohet se edhe Polonia po Pregatit nje Rezolute Zhdemtimesh prej 800-te miljardesh…ASGJE PER SHQIPERINE…
    @@NA I MERRNI KETO LOJMA O Astrit?????????????????????Prese me Padurim, nese dini ku mbunde te gjej ShkrimIN “Bombe” te Lulezim Bashes..
    nje njeri i Peshtire…dhe i Urryer nga SHQIPETARET..lol.

  4. Romak says:

    hahahahaaaaaaaaaaaaaaaa dmth qe po nuk u vodh, kandidati i BD fiton padiskutim e?

  5. tani says:

    yeah, a thua se it largoi qeveria ato me nder kandidatet qe tu terhoqen.Justifikim deshtakesh per qorrat dhe shurdhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje