Vijon "furtuna" Cakaj: Shkarkohen dhe transferohen nga detyra 50 diplomatë shqiptarë

5 Qershor 2019, 15:09Politika TEMA

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, njoftoi se mbi 50 diplomatë shqiptarë në botë do të largohen ose do të transferohen, në kuadër të vazhdimit të reformimit të diplomacisë drejt një shërbimi më cilësor.

“Shqipëria nuk meriton asgjë më pak se meritokraci në institucione, profesionalizëm në detyrë dhe shërbim cilësor në diplomaci,” u shpreh Cakaj në konferencën për gazetarët.

Ministri në detyrë Cakaj njoftoi gjithashtu se 80 për qind e stafit të konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë do të ndryshojnë.

“Lidhur me këtë parim elementar që udhëheq gjithë ndërmarrjen tonë, komunikoj se 80 për qind e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë nëpër botë nuk do të jenë më të njëjta. Ato duhet të ndryshohen rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve.”

Ministri në detyrë foli për ndryshim të mentalitetit të gabuar të shërbimit ndaj qytetarëve.

“Fluksi i kërkesave të qytetarëve shqiptarë nuk do të përballohet më as me dembelinë personale, as me inercinë e rutinës ditore, e as me arrogancën e epërsisë institucionale,” u shpreh Cakaj.

Cakaj dha edhe lajmin se mbi 50% e pasaportave Diplomatike dhe pasaportave të Shërbimit do të shpallen të pavlefshme.

“Këtu, ndaj me ju faktin se tashmë reforma e pasaportës Diplomatike dhe të Shërbimit ka hyrë në fazën përfundimtare. Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, mbi 50% e pasaportave Diplomatike dhe të Shërbimit do të shpallen të pavlefshme dhe do të jenë jashtë funksionit. Këtu kujtoj, për të gjithë ju, se numri i pasaportave Diplomatike të Shqipërisë dhe numri i pasaportave të Shërbimit të Shqipërisë shkon mbi 2500 dhe kjo është jo vetëm në norma të papranueshme, por në fakt, është një praktikë e pabesueshme. Dhe kjo, do të marrë fund që nga java e ardhshme,” tha Cakaj.

Së fundmi, mbi 20 konsuj nderi të Shqipërisë nëpër botë, nuk do të jenë më të tillë, njoftoi Cakaj gjatë konferencës për shtyp. Konsujt e nderit nuk duhet të jenë një shoqëri privilegjesh, por një komunitet shërbimi, u shpreh ai.

11 komente në “Vijon “furtuna” Cakaj: Shkarkohen dhe transferohen nga detyra 50 diplomatë shqiptarë”

  1. SHQIPETARI-BERLIN says:

    “Se fundmi” mbi 20 -te Konsuj Nderi te Shqiperise neper Bote”????Beje Mutin Kesaj Pune….doli edhe “Spurdhjaku” Cakaj dhe po na Bene te “FORTIN” ne Shqiperi….dhe jo vetem kaq..por PO SHKATERRON C´do gje POZITIVE qe kishte arritur Ministria e Jashteme me Pare..
    ne thonjaza..citoj ato qe citon Cakaj per 20-te Konsujt e Nderit…
    1-Konsull Nderi nuk esjhte vetem nje Shqipetare por edhe te Nacjonaliteteve te Tjera..te cilet kete Pune, ose TItull e Mbajne jo per Interesa-Pagash me Shqiperine..
    2-Nje Konsull Nderi nuk eshte ne Detyrimin e Shqiperise te Paguhet, pra eshte thjeshte n je Ure Lidhese me Boten Shqipetare..Njohe Personalishte Konsuj qe Punojne ..paPagese per Shqiperine…DUKET SE Do te na i Heqe kete TITULL-NDERI, “Cakalli-Cakaj”…
    nje Pyetje Cakaj:Mos valle Konsujt e Nderit do te na i Zevendesoni me SERBE???Marjonete e Baton Haxhiut..SPIUN I UDB-se
    @@TE LAGOHET SAME PARE Gente Cakaj nga Ministria e jashteme….VETEM DESHTIME KA NGA KJO MINISTRI..Genta Cakaj nuk eshte i Besueshem::LOL

    1. Nik says:

      Italia e pastroj tre vite me pare ministrin e jashtme nga konsujt e nderit mbasi verifikuan se disa konsuj nderi merreshin me biznes duke pèrfituar nga titulli konsull nderi prandaj me te drejt diplomacia ka nevoj te rinovohet por dhe tè kryhen konkurse kush e meriton tè qèndroj siç funksionon nè komunitetin evropian.

  2. Ton says:

    Sa mire po te ishte kshu…..por ne Shqiperi reformat i perkeqesojne gjerat….ne pergjithesi ikin te aftit e ata pa mik…kjo ndodh kudo ne administrate. Me gjeni 3 Drejtore ne Shqiperi qe kane qene me pare specialiste…mi gjeni ju komentuesit me sy te erresuar nga nje page ose militantizmi.

    1. am says:

      Pyetja jote eshte e paspecifikuar. C’jane “tre drejtore ne shqiperi”?. Cfare drejtojne. Publik, privat. Administrate shteterore, bashkiake?

  3. Fakte says:

    N q se do besh reforme , beje sic duhet.
    Ka rrjedhje….pra , e drodhe dhe ti…!!!
    Per arsye partiake apo personale, nuk e zbatove ligjin ne menyre te barabarte.
    Ke dhe pak kohe ta riparosh gabimin, ne te kundert do denoncoj ne te gjitha mediat se cfare ke bere…., por do te jete shume minus per ty

  4. andi says:

    Eshte qesharake qe ky flet per meritokraci!!! Nje pyetje kam – me cfare meritokracie eshte bere Zv. minister ky?!?

  5. lisi says:

    Larg,shume larg asai qe duhet jemi. Sidoqofte edhe kur leviz pak dicka eshte me mire se hic.

  6. Lloji says:

    Ne 21 vite ne EU kurre nuk kam hasur ne profesionalizem neper ambasada e konsullata, jane te gjithe derra presin ku te te rrjepin te shohin nga veshja bejne vleresimin sa lek ke dhe te qepen si minj… Duhen zhdukur te gjithe dhe jam plotesisht dakord me vendimin e Ministrit!

  7. MK says:

    Mos harro te fillosh nga Misioni i Shqiperise ne OKB, qe udheheqet ne menyre skandaloze…

  8. Futja kot says:

    Mos komentoni me inat. Ambasadat Jane mbushur me njerez qe rrine kot. Ka dhe plot ambasada te panevojshme. Ka raste qe ne nje shtet ndodhen tre ambasada. Prandaj reformat duhen. Qe te behen funksionale dhe te ikin te tepertit, te papunet, te paaftit dhe miqte.

  9. Spinoza says:

    Ka futur ekselentet me universitete shqiptare fantazme asnje student te mbaruar ne perendim nuk ka , reforma duhet tu bente thirrje studenteve te diplomuar ne unvirsitet prestigjoze te SHBA,Frances Anglise Gjermanise Italise dhe sipas nje renditje te diplomave Sipas renditjes se universiteteve ne rang nderkombetar te merrej dhe vendi i punes kjo qe po ben ky reformatori qe ka mbaruar bacelorin ne Prishtine eshte turp e faqe zeze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje