Monika Kryemadhi nxjerr foton e "shtabit elektoral": Dorëheqja, e vetmja rrugëdalje e Ramës

5 Qershor 2019, 17:26Politika TEMA
Monika Kryemadhi nxjerr foton e "shtabit elektoral": Dorëheqja, e

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas përgjimeve të publikuara sot nga gazeta gjermane “Bild”.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se këto fakte i vënë vulën tjetërsimit të votës nga krimi për llogari të Rilindjes, ndërsa publikon një foto të kryeministrit Edi Rama, sipas saj me ‘stafin’ e tij elektoral në Durrës.

Postimi i plotë

Faktet e bëra publike nga gazeta gjermane ‘Bild’, i vënë vulën tjetërsimit të votës nga krimi i organizuar për llogari të Rilindjes.

Këto fakte janë vetën një pjesë e puzzle-it gjigand të bashkëpunimit të krimit të organizuar me zyrtarët e Rilindjes, të të gjitha niveleve.

Unë kam denoncuar publikisht me fakte, që në tetor të 2017, lidhje të tjera të elementëve kriminalë direkt me Edi Ramën.

Në fotografi mund të shikoni Edin të rrethuar nga “stafi” i tij elektoral në qarkun e Durrësit. Këto incizime nuk janë rastësi, as të vetmet prova për tjetërsimin e votës së shqiptarëve. Ato shtrihen kudo nga Jugu në Veri. Nga Shkodra në Dibër. Nga Elbasani në Lezhë. Nga Vlora në Berat. Nga Tirana në Fier. Kudo në të gjithë Shqipërinë.

Për çdo shqiptar është më se e qartë:
Krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në kutitë e votimit, në Parlament, në karrigen e Kryeministrit, në qeveri.

Zgjedhjet, Parlamenti, Kryeministri dhe Qeveria janë ilegjitime.

Koha e këtij Kryeministri ka mbaruar! Dorëheqja është e vetmja rrugëdalje e tij.
Popullin nuk e ndal dot askush të thotë sot fjalën e tij dhe t’i rikthejë legjitimitetin zgjedhjeve, parlamentit, qeverisë, që sot janë marrë peng nga bandat e Rilindjes.

Asnjë hap pas!

6 komente në “Monika Kryemadhi nxjerr foton e “shtabit elektoral”: Dorëheqja, e vetmja rrugëdalje e Ramës”

  1. Ce says:

    Eh sa vjedhje ka bërë Nafije Dybeku Baxhella që ka plagjiature diplomë, në Lezhë Dibër, Elbasan do habitet dynjaja, prit se do dalin të gjitha premtimet që jepte Fallxhorja në këmbim të votes, nga posti drejtorit, deri tek puna në administratën publike dhe pagesat nën dorë që bënin sharebajgat e leshitdhise që i di gjithë populli shqiptar

  2. Skiftero says:

    Kur të hypi gomari në çati. Edi ka mbështetjen e shumicës dërmuese të popullit. Përgjimet tuaja janë muhabete pa lidhje dhe nuk tregojnë asgjë. Ju keni marrë fund dhe nuk përballeni dotë në zgjedhje prandaj loja juaj është kuptuar nga gjithë populli.

  3. klaudio says:

    mengadale moj baxhelle mos u nxito kur te dalin pergjimet per ty dhe opingarin e skraparit keto qe thuhen sot dote duken qesharake prandaj mos mer flak nga bytha kaq shpejte jeni te gjithe te perlyerne kurvelliqe pa perjashtim

  4. student says:

    Mos e prekni kete mut se do qelbni dynjane. Java e zgjedhjeve nga PD e LSI i ngan nates se 4 shkurtit .
    Po lejeni dreqin . Po doni te mos ndodhe me bini dakort( a rri pula pa ngrene mut)

  5. h says:

    Kur flitet per Ramen beheni demokrate te persosur Suedie.
    Kur ishit ne pushtet vodhet gjithshka.
    Bastarde,dhe bastardë.

  6. Refugjati says:

    Për fat te keq te Monikes dhe Lsi jemi ne një sistem demokratik ku pushtetet jane te ndara dhe nese per keto pergjime ne lidhje me zgjedhjet çmohen prova,eshte prokuroria dhe me pas gjykata që merr vendime në emer të ligjit.Ka ikur ajo kohe kur kundershtarin politik e denonte partia në emer të popullit,keshtu si kerkon Monika dhe Lsi.Publikimet e pjeseshme nga materialet hetimore jane bashkeveprim i aksionit opozitar në funksion te rezimit te qeverise socialiste dhe marrjes se pushtetit me dhune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje