Shkrimi i Blid, reagon Prokuroria: Në hetimet për shitblerjen e votave janë të përfshira të gjitha forcat politike

5 Qershor 2019, 16:36Politika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”.

Në një deklaratë për median Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se në dosjen 339 të gjitha forcat politike janë të përfshira në shit-blerjen e votës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

“Në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet edhe për veprat penale “Korrupsion aktiv/pasiv në zgjedhje” parashikuar nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal, pasi gjatë hetimit të procedimit penal janë konstatuar të dhëna për dyshime për përfshirje të përfaqësueve vendorë të subjekteve të ndryshme politike të gjithë spektrit politik në vend ne zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 në qarkun e Durrësit dhe të Lezhës.”- thuhet në deklaratë.

Më tej  Krimet e Rënda deklarojnë se faktet e publikuara ditën e sotme në mediat dëmtojnë rëndë vijimin e ndjekjes penale të këtij procedimi penal aq më tëpër kur hetimet nga ana jonë janë intensifikuar.

Deklarata e plotë:

Prokuroria prane Gjykates Shkalles se Pare Per Krime te Renda Tirane, pasi u njoh me përmbajtjen e të dhënave të nxjerra në disa media të ndryshme sot më datë 5 Qershor 2019 për nxjerrjen e disa përgjimeve telefonike në procedimin penal nr.339/2016, njofton se:

Më datë 26.10.2018 në kuadër të procedimit penal nr 339 të vitit 2016 të regjistruar për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të Narkotikëve” “Grupit të strukturuar kriminal” si dhe “Kryerjes së veprës penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar krimal”, ka regjistruar dhe hetimin për veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neni 295/a/3 i Kodit Penal.

Ky hetim është regjistruar pasi në disa media janë publikuar të dhëna sekrete që dëmtojnë rëndë hetimin e procedimit penal. Më datë 01.02.2019 nga ana e Drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, është vendosur që ky hetim të kryhet nga grup hetimor i përbërë nga tre prokurorë, duke i shtuar grupit hetimorë ekzistues dhe një prokuror dhe një oficer tjetër të policisë gjyqësore të Prokurorisë, për rritjen e efikasitetit të hetimit.

Ky procedim është në fazën e hetimeve paraprake. Në kuadër të këtij hetimi ju njoftojmë se po hetohen 74 persona me masa sigurimi të ndryshme, për vepra penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” “Trafikim i narkotikëve” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet edhe për vepra të tjera penale si “Korrupsioni aktiv/pasiv i funksionarëve të lartë, ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga nenet 245 dhe 260 të Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet edhe për veprat penale “Korrupsion aktiv/pasiv në zgjedhje” parashikuar nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal, pasi gjatë hetimit të procedimit penal janë konstatuar të dhëna për dyshime për përfshirje të përfaqësueve vendorë të subjekteve të ndryshme politike të gjithë spektrit politik në vend ne zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 në qarkun e Durrësit dhe të Lezhës.

Ju bëjmë me dije se për ushtrimin e ndjekjes penale të këtij procedimi penal për shkak të kompleksitetit të tij, janë ngarkuar 3 prokurorë dhe 10 oficerë të policisë gjyqësore të cilët po vijojnë kryerjen e veprimeve hetimore në dinamikë.

Faktet e publikuara ditën e sotme në mediat dëmtojnë rëndë vijimin e ndjekjes penale të këtij procedimi penal aq më tëpër kur hetimet nga ana jonë janë intensifikuar.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke u ndodhur përpara një rasti të paprecedentë, të përsëritur të shkeljes së rëndë të ligjit njofton se po kryen me intesitet hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë penale cilindo prokuror, oficer policie gjyqësore apo subjekte të tjera që kanë abuzuar rëndë me detyrën duke bërë publikimin e akteve përpara se të kryenin detyrën e tyre. Në vlerësimin tonë kjo është bërë me qëllim pengimin e hetimit, paragjykimin e tij si dhe komplikimin e mëtejshmë të hetimeve në këtë procedim penal.

Aktualisht njoftojmë opinionin e gjerë se Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, është drejt zbardhjes së plotë të të gjitha fakteve penale dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të çdo vepre penale që do të konkludohet nga ana e prokurorëve se është kryer në kuadër të këtij procedimi penal ashtu sikurse nuk ka hezituar të godasë dhe subjekte të tjera të përfshirë në krimin e organizuar në kuadër të procedimeve të tjera penale. (TemA)

5 komente në “Shkrimi i Blid, reagon Prokuroria: Në hetimet për shitblerjen e votave janë të përfshira të gjitha forcat politike”

  1. lagja.brrakes says:

    Turra sumes barka thyme prokuroria. Po qitni iher ato pergjimet e vjedhjeve te opozites meqe po hetoni.
    Te pakten i qisni barazim.
    Po i mut keni

  2. Billy says:

    Kjo gje eshte shkruar dhe me pare. Ne ato 700 CD ka pergjime shume me te renda se keto, per perfshirjen ne shitblerjen e votave edhe te zyrtareve te larte te PD dhe LSI. Mirepo prokuroria ka nxjerre ne shitje vetem ku flitet per PS.
    Dhe loja tjeter e prokurorise. Ajo gjoja po heton per nxjerrje te sekretit hetimor.- Por, vini re se cfare shkruan ne komunikate…. – Ne hetimin e dosjes 339 jane angazhuar 3 prokurore dhe 10 oficere te policise gjyqesore…. – Pra shume persona. Dmth, e pamundur te zbulohet se kush nga keta 13 persona ka shitur dosjen…..

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Prokuroria te hetoj, telefonat dhe mesazhet e njerzve te PD,me 2013,nepermjet ALBtelekomit,ku i bente presion administrates !

  4. xoni says:

    Zgjedhjeve te 2017 u eshte thare boja. Me kete ritem qe ecin apo ngecin hetimet, te dyshuarit do behen deputete europiane.

  5. Ermal says:

    Budallallek te thuash ‘te gjitha forcat politike’. Mund te kete parti qe nuk jane implikuar.
    E dyta, Prokurorja nuk eshte porte-parole e nje partie, qe te dale te thote edhe partite e tjera jane te implikuara. Ajo duhet te thote, kemi ne hetime nje numer personash lidhur me zgjedhjet e 2017.
    Shqetesimi i Prokurores qe faji te mos bjere vetem mbi Partine socialiste, tejkalon rolin e saj si Prokurore e pavarur.
    Mjafton kjo si prove qe te kerkohet shkarkimi i saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje