Ylli Manjani: Nxjerrja e përgjimeve është e papranueshme dhe e pa ligjshme

5 Qershor 2019, 16:45Politika TEMA

Ylli Manjani thotë se nxjerrja e përgjimeve është sjellje jashtë çdo standardi të punonjësve të drejtësisë, është e papranueshme dhe e pa ligjshme.

Në një shënim në Facebook Manjni shkruan se ka kohë që prokuroria jonë funksionon si Whatsapp për t’u referuar në publik si “burim”.

 “Për arësye profesionale, jam shumë dakort me shqetësimin se si materiale hetimore gjenden rrugëve të Shqipërisë dhe botës mbarë! 

Kam kohë që ulëras publikisht për këtë sjellje jashtë çdo standarti të punonjësve të drejtësisë. Pa asnjë dyshim kjo është e papranueshme dhe e pa ligjshme!

Ka kohë që prokuroria jonë funksionon si whatsapp për t’u referuar në publik si “burim”. Por nga ana tjetër, moshetimi, mosgjykimi dhe mosdënimi i personave të përfshirë në krim zgjedhor është më e rëndë,më e papranueshme, më antiligjore sesa nxjerrja në publik i materialeve. Kjo do të thotë se, nëse media nuk do ti nxirrte përgjimet, drejtësia do të varroste çdo mundësi hetimi e gjykimi.

Ndaj media, ajo e huaja kuptohet, duhet falenderuar që ka gjetur pak kohë të merret me problemet tona, probleme me të cilat media jonë nuk merret në mënyrë kaq profesionale. 

VOA dhe BILD i nxorën ato përgjime në gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme, megjithse janë media të huaja. Asnjë media këtu në Shqipëri nuk e ka bërë kaq qartë këtë gjë…

Më në fund, Ulsi Manja duhet përshëndetur për sinqeritetin me të cilin pranoi se përgjimet e nxjerra nga BILD janë pjesë e dosjes 339. 

Duhet falenderuar sepse deri më sot Kryeministri kishte thënë se janë “sallatë fjalësh pa vlerë juridike…” Pra nuk qenkan sallatë, as gallatë, por ngjarje të vërteta.”- shkruan Manjani. (TemA)

6 komente në “Ylli Manjani: Nxjerrja e përgjimeve është e papranueshme dhe e pa ligjshme”

  1. Billy says:

    Ylli ! Prit shoku prit, sepse prokuroria ka shitur vetem Gjushin
    Nuk do habitesh, kur shefi jot apo gruaja e tij, si dhe Tit Vasili te dale ne pergjime shume here me rende, duke thene; – Jepu ndonje lek dhe merua votat me cdo kusht. Po keshtu pergjime ka edhe per PD-ne, ku kto te Gjushit do te duken lojra fjalesh…

    1. Te hequrit nga drejtesia po perpiqen te kafshojne mazhorancen says:

      Keto hetime dhe video te bera jashte ligjit ose me urdher te Llalles qe ishte nje person i emeruar nga Berisha jane grahmat e fundit te nje drejtesie qe po jep fund dhe s’do ti dale shpirti. Po vdes dhe kerkon te kafshoje pikerisht z. Rama qe i beri maf me aprovimin e ligjeve per pastrimin e drejtesise. Te gjithe ata prokurore qe jane pushuar apo qe do te rrasen neser ne burg po bejne c’eshte e mundur qe te kafshojne dhe ti japin sado pak dhimbje koke mazhorances me genjeshtra, qe po ju shkaterron parajsen hajduteve.

  2. *********** says:

    Milion % eshte FALLCO, “skenar” tjeter e Cetes-PD si rasti Babale dhe Tahiri … gazetari Gjerman punon privatisht dhe i paguar nga Basha …
    Zerat aq te “paster” dhe personat jane jo reale … Basha duhet te hetohet per keto plot MASHTRIME qe e ka per zanat si bab Sal Bisha …

  3. Kuq e zi says:

    Pyetje
    Cfare i duhen pergjimet prokurorise kur ska bythe te ngre akuza?
    Shume mire bene qe i publikuan qe ky popull dele te shohe se cka per bari
    Harruat maqedonine ku dolen qindra mijra pergjime
    Eshte loje e madhe or te dhjere jeni te gjithe te kapur eshte ne rang rajonal jo lojra prokuroresh
    Me e thene troc amerika po nderron komplet klasen politike te ballkanit kush reziston do kete fatin e gruevskit qe mori dhene fale pergjimeve
    Me kete arme u votua kushtetuta me 140 vota pro jo dokrra

  4. Mendimi jo profesionist says:

    O juristi me shume vlera i100-sahaneve a i lexove ato qe shkruheshi ne gazete?Si jurist i qe je ku eshte blerja e votes,ma thuaj se une si i pa ditur ne jurisprudence nuk po e kuptoj.Ju ka erur arsyen karigia.

  5. lexusi says:

    Ne gAzete kane dale dhe fotografi te makinave me thase me miell, e biseda te tjera te lidereve te partive te medha e te vogla ,aleate e satelite te njeri tjetrit , te mara nga dosja 3 3 9 , mos u cudit o Manjan pune SKUTHASH E BABALESH ! Metoden, ju votoni , ne numurojme , e themeluar e zbatuar me 1996 , 2o11 ti e di mire, nuk e ke haruar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje