Përgjimet dhe shtëpia e ndarë më dysh

5 Qershor 2019, 17:19Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në zgjedhjet presidenciale të 1960-ës, zv.vpresidenti Nikson humbi ndaj senatorit Kenedi, në garën më të diskutuar në historinë e SHBA-së. Në asnjë garë tjetër presidenciale amerikane (përveç 1960-ës), nuk ka patur indicie për mbushje të kutive të votimit. (Ka patur probleme me makinat e numërimit të votave, si f.v. në vitin 2000, por jo mbushje të kutive).

Nga përgjimet që i kishte bërë FBI-ja para zgjedhjeve të 1960-ës kryebashkiakut të Çikagos dhe bashkëpunëtorëve të tij mafiozë (për çështje të palidhura me zgjedhjet), rezultonte se ata kishin orkestruar mbushjen e kutive të votimit në favor të Kenedit. Në Ilinois, Kenedi fitoi me vetëm 0.1% të votave, duke siguruar plot 21 përfaqësues të tij në Kolegjin Elektoroal.

Indicie të ngjashme kishte edhe në Teksas, ku Lindon Xhonson, zv.kapiteni i Kenedit, mbretëronte elektoralisht për dekada. Në Teksas, FBI-ja nuk pati përgjime për mbushje kutish, por në disa kuti rezultatet ishin aq të çuditshme, sa të bënin të mendoje se ishin mbushur në favor të Kenedit. Si rezultat, ai fitoi në Teksas me vetëm 0.3% të votave, duke siguruar plot 30 përfaqësues të tij në Kolegjin Elektoral.

Në përfundim, Niksoni kishte pakicën në Kolegjin Elektoral, por do të kishte patur shumicën (270-252) në qoftë se nuk do të kishin ndodhur çudirat e Illinoisit dhe Teksasit. Dhe ç’bëri ai?

Duke iu referuar thënies së Linkolnit se “një shtëpi e ndarë më dysh nuk mund të qendrojë gjatë në këmbë”, Niksoni pranoi humbjen, duke deklaruar se nuk mund ta çonte vendin në një luftë të dytë civile, për diçka që do të donte vite të provohej në gjykata. Dy zgjedhje më pas, ai u zgjodh president i SHBA-së.

Vijmë tani në Shqipëri.

Janë publikuar përgjime nga Zëri i Amerikës dhe nga Bild, të cilat japin indicie të forta se kryebashkiaku i Durrësit ka bashkëpunuar me mafiozë për të siguruar vota për PS-në në zgjedhjet e 2017-ës. Dhe në fakt, në qarkun e Durrësit, PS-ja mori më shumë vota se sa kishte marrë ajo dhe partitë satelite në zgjedhjet paraardhëse. I vetmi qark tjetër ku ndodhi kjo gjë, ishte Kukësi. Por për këtë qark ende nuk kanë dalë përgjime.

Sidoqoftë, në Kukës, PS nuk mori dot ndonjë mandat më shumë seç kishte marrë në zgjedhjet paraardhëse. Ndërsa në Durrës, PS-ja mori një mandat “të pamerituar” – mandatin e Agron Dukës, i cili ishte i pesti në listën e PD-së. Me këtë mandat ekstra, PS-ja shkoi në kuotën e 74 mandateve, ndërkohë që Tom Doshi (i PSD-së)  kishte deklaruar paraprakisht se votën e tij në Kuvend do ta bashkonte me PS-në.

Përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës shërbyen si shkëndija për kursin aktual ekstrem të opozitës. Ndërsa përgjimet e publikuara së fundmi nga Bild e kanë përforcuar këtë kurs, duke rritur rrezikun e një përplasje civile në 30 qershor, ditën e dekretuar nga Presidenti i Republikës për zgjedhjet lokale.

Por Rama mund të bëjë diçka. Ashtu siç zv.presidenti Nikson shmangu një luftë të dytë civile, Rama mund të shmangë një 1997-të të dytë për Shqipërinë, duke deklaruar se është i gatshëm të zhvillojë zgjedhje të parakohëshme parlamentare e lokale në të njëjtën ditë, në pranverën e ardhshme. (Votimi në 30 qershor mund të bëhet pa tensione në këtë rast, sa për të mos lënë bosh kryezyrat e bashkive deri në pranverën e 2020-ës.)

Koha deri në pranverën tjetër mund të shfrytëzohet për të bërë ndryshime të nevojshme në Kushtetutë e në Kodin Zgjedhor, si dhe për krijimin e SPAK-ut, zgjedhjen e kryeprokurorit të përhershëm,  dhe plotësimin e dy gjykatave kryesore në vend.

Një shtëpi e ndarë më dysh nuk mund të qendrojë gjatë në këmbë…(Realstory)

13 komente në “Përgjimet dhe shtëpia e ndarë më dysh”

  1. ha,ha,ha says:

    Milion % eshte FALLCO, “skenar” tjeter e Cetes-PD si rasti Babale dhe Tahiri … gazetari Gjerman punon privatisht dhe i paguar nga Basha …
    Zerat aq te “paster” regjistruar ne zyre dhe personat jane jo reale … Basha duhet te hetohet per keto plot MASHTRIME qe e ka per zanat si bab Sal Bisha …

  2. dritani says:

    Nje opsion qe mund te mirret parasysh. Po PD-ja eshte mesuar te grabise pushtet (sic grabiti diten per diell Tiranen Lulashi) dhe duke e ditur se te gjitha bashkite i fiton PS-ja, a thua e pranon ate?

  3. butrinti says:

    TE GJITHE JU QE PLASET DUKE KRIJUAR FILMA E SKENAR LUFTE SI DHE E NXORRET OPOZITEN FITUSE PA HYRE NE ZGJEDHJE NESE JENI NORMAL NGA MEND E KOKES E PRANONI BASHEN PER KM. KAM TE DREJTEN TE THEM SE NE KOHEN KUR FSHATRAT DREJTOHESHIN NGA KRYEPLEQET BASHEN AS PER COBAN LOPESH NUK DO TA PRANONIN . TEK E FUNDIT KERKOJINI EDHE DIPLOMIMIN .

  4. selfo says:

    O Zaloshja je duke e dredhur me duket. Duket re edhe nen presionin e oligarkeve te Medias.
    Prite dhe me ne fund e nxorre koken se per ke punon. Te kemi lezuar me endje por so i vure kapak.
    Si mund te fale Rama, te shese pushtetin e popullit per sajesa te Sales e Lulit ?
    I re larg e larg qe nga SHBA-ja. Jeton ne Shqiperi Ty apo je ne Argjentine. ?
    E shef c’ben PD&LSI cdo te shtune natenme Molotov, Kapsolla, Bomba me fisheke zjarri, etjera.
    Ske faj ty as Luli, as Mona, as Sala, as Likja se plagosen policet per shkak se i tremben burgut 4-shja hajdute e RSH.
    Ju tek Lulit te behet k/minister dhe Mones zc/kryeministre dhe hap krahun.
    Rama te mos leshoje pe. Le te bejne ndonje gje po u a mbajti, se i ka duruar shume ky popull.

  5. blendi ...ziu says:

    Z. Zaloshnja. pse i “NGATERRON ROLET” ?!!! Ne rolin e NIKSONIT eshte …LULI !!!

  6. protopapa says:

    Mos u merrni me Zaloshnjen. Cfare prisni nga nje ballist te vetdeklaruar?p

  7. USA says:

    KUSH TE PJERDH TY MOR BALLISTIC MUTI RRAC E SHKERDHYER KUR DEL DHE TI DHE JEP MEND QE KUR FLET DUKESH SIKUR KE KETE TE TIMIN NE GOJE YT TE QIFSHA ROBTE

  8. servet says:

    Pse ore Selfo,popull je ti?

  9. Alban.ny says:

    Nuk eshte ide e keqe.

  10. Futja kot says:

    Futja kot. Shembuj amerikane kur shqiperia eshte tjeter gje. Diskutohet nje pergjim dhe harroet 97 ku u vrane me mijra, vrasjet ne bulevard dhe shperthimi berthamor ne Gerdec. Kur gjykatesi leshon vrasesin per 50 000 euro dhe presidenti kapet me 700 mije euro. Keta maskarenj Jane ne opozite dhe kerkojne pushtet kur kane bere vrasje, korrupsion dhe vjedhje vote. Tani nuk eshte koha per prishje qeverie sepse vendi ka dy prioritete; reformen ne drejtesi dhe hapjen e negociatave. Opozita duhet ti mbeshtese e Jo te kundershtoje.

  11. betixho says:

    Sinqerisht, ka kohë siç e kam trajtuar shpesh,më habisin idiotësia,pafytyrësia dhe interesi i shpallur pa asnjë skrupull në trajtimin e fenomeneve të ndryshme që po na e bëjnë jetën të mërzitëshme.Ja del tani me të drejtë Zaloshnja dhe pas një informimi të hershëm para 60 vjetësh në Amerikë dhe me argumenta në situatat krahasuese me ne sot,dhe prisja ta vendoste argumentin në shërbim të çështjes,kur ky birbua bën një kapërxim dhe na propozon të kundërtën e asaj ç’farë kushdo priste.
    Jo! nuk përdor gishtin e madh t’ja heq vetes dhe të shpëtojë diçka nga këjo lojë e shëmtuar e opozitës por argumentimit të tij të huajtur pozitivisht i vë arsyetimin prej budallai që të ecet nga shtegu i gabuar.
    Mor,këta gazetarët sikur flasin nga shpella që gënjehen me skenën e dritës që futet në një cep të shpellës.
    Të jenë vërtet budallenj këta gazetarët,t’i sherbejnë partise ku ata janë të atashuar ideologjikisht apo i kanë sytë,mëndjen e duart të trasta e tagjisë.
    Si nuk e ndihmuan shtet bërjen këta gazetarët tanë sharlatanë.Natyrisht ka edhe plot që bëjnë një punë të shkëlqyer në këtë luftë të madhe të përparimit të shoqërise për të ndërtuar shtet,por fatkeqësisht shumica nuk marrin mundimin ti studiojnë,të mësojnë tu referohen dhe ti citojnë ndërkohë disa nga ata janë mëndje të mëdha të kombit.

  12. Rama mund tja u premtoje zgjedhjet parlamentare mot ne vere ..per te qetesuar situaten dhe te shpejtoje SPAKUN dhe BKH qe te pastroje kermat pastaj deri mot o i zoti o gomari thote populli .Tung

  13. Mendimi jo profesionist says:

    “Keshilla te vlefshme” nga nje person qe vec numrave nuk di te beje gje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje