"Në Durrës ka grupe të tjera më të fuqishme se "Avdylajt", kanë emëruar dhe deputetë dhe kryetarë partie"

5 Qershor 2019, 21:08Politika TEMA

Analisti Afrim Krasniqi ishte i ftuar në “Ditarin” e orës 19:00 në A2 CNN ku foli për publikimet e “Bild”, të përgjimeve mes kreut të grupit kriminal të Avdylajve me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Krasniqi u shpreh se këto publikime kanë ardhur si dhuratë për opozitën. “Materialet e publikuara nga “Bild” janë si një dhuratë.

Opozita kishte nevojë për një kauzë konkrete për shkak se ka paralajmëruar një protestë më 8 qershor, ndërkohë që vendi është në fushatë elektorale.

Kjo është një dosje që fle prej 2 vitesh. Ky është një skenar që është zbatuar edhe në vende të tjera.

Për sa kohë që pushtetet dhe grupe të caktuara kontrollojnë mediat, atëherë është gjetur një mekanizëm dhe ky ka qenë një media perëndimore. I njëjti skenar po ndodh dhe tani”, tha Krasniqi.

Më tej, Afrim Krasniqi u shpreh se në Durrës ka grupe të tjerë edhe më të fuqishëm se Avdylajt, të cilët, sipas tij, kontrollojnë zonën bregdetare të vendit dhe kanë emëruar edhe deputetë e kanë drejtuar parti politike.

“Për ne në Tiranë duket lajm, por nëse shkoni në Durrës çdo qytetar i ka ditur këto gjëra edhe më përpara.

Madje, ky nuk është grupi kryesor që ka ndikuar në zgjedhje.

Janë grupe të tjera të njohura në Durrës që kanë pasur rol edhe më të madh në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Janë lidhje që kanë ekzistuar gjithmonë.

Janë individë që kanë vendosur drejtues në të gjitha institucionet, kanë emëruar deputetë, kanë emëruar kryetarë bashkie, kanë drejtuar parti politike, kanë mbajtur kontrollin e jo vetëm një partie, por shumë partish politike dhe kanë vite që kontrollojnë zonën bregdetare të Shqipërisë, përfshirë edhe zonën e Durrësit”, u shpreh Afrim Krasniqi.

10 komente në ““Në Durrës ka grupe të tjera më të fuqishme se “Avdylajt”, kanë emëruar dhe deputetë dhe kryetarë partie””

  1. Refugjati says:

    Keto publikime jane dhurate e opozitë shqiptare per médiat e huaja,që pasi ti publikonin te sherbenin po per opoziten si pretekst i shtuar per dhunen ne protesten e rradhes.E kuptueshme per këtë palo opozite,por shumë e turpeshme.

    1. Peço says:

      Sa të “drejt” ke, shumë e turpshme nga ana e oçozitës që i nxjerr dhe aspak e turpshme nga Vangjush Dako dhe mazhoranca që i bënë. Kësaj i them llogjikë e shëndoshë unë!

  2. SPAK-u-drejtesi says:

    Kush i vertetoi se keto dhurata publike jane te verteta?! hajde babale , hajde. Duhet thyer hundet dhe Afrim Krasniqit se na hiqet si intelektual paçavurja. Vetem thashetheme dhe injorance.

  3. Meri says:

    Po ky qe i di keto, di se kush jane e cfare kane bere , o te veje ne prokurori ose te flase hapur e mos na beje gje e gjeza.

  4. Star says:

    Ky eshte nje skenar i pregatitur qysh se ne krye te prokurorise ishte Tik Llalla. Pergjimet jane te asaj kohe dhe jane pregatitur nga Sali Berisha, Ilir Meta dhe Adriatik Llalla. Nuk jane zbardhur qe te mos merret vesh e verteta dhe te denoheshin fajtoret ,por jane lene qellimisht per te dal ne publik ne kete kohe . Ky eshte skenar i shejtanit qe urdheroj djegijen e mandateve.

  5. kastriot says:

    Po per ate superbanden qe ka vjedhur disa here votat e gjithe shqiptareve,PD,LSI etj,nuk ke ndonje informacion,as te ka rene gje ne vesh.

  6. ZIGUR QARRI says:

    Nuk e di pse, po ndersa lexoja kete shkrim, mendja me vajti tek nje novele e te madhit S. Cvajg, Me duket se titullin e ka: “Novela e shahut”, apo “Shahisti”, nuk jam i sigurt, por ne ate novele behet fjale per nje shahist teper i forte, dhe shume arrogant e i lig.Te gjithe njerzit qe ndiqnin lojen, çuditerisht, askujt nuk i behej qejfi qe ai fitonte loje pas loje. Vazhdimin, kushe ka lexuar kete novele, e di, por une dua te di: Kur do te dale dikush qe ta mund kete plak zevzek, grindavec, sherxhi, i pabese, i pa skrupullt, kur? Uroj qe K/M aktual te mos konsomoj energjite e tij pozitive me kete te pa bese, por qe duhe patur parasysh se ky shahist i lig, arrin qe deri tani, te jete 10 levizje te parashikuara, parpara kundershtarit, perfshi ketu, edhe diplomatet e huaj, dashamires se ketij vendi.

    1. karina says:

      zigur ti mendon se shkruesit ketu te kuptuan ? jane te urdheruar te mbushin shpatet e malit me parrulla per lavdin e udheheqesit e per te share armiqet

  7. as says:

    Ato grupet qe permend krasniqi jane aq te fuqishme sa ka frike tu permende emrin cilido.

  8. kasem gahinji says:

    ose ia fut kot,nese nuk ka frike.ketu jemi,ne durres,ne shijak.asnje ,tek uneose njerezit e mi nuk ka ardhe te kercenoje,tebleje apo te shese.mbase se une kam cmim te larte per votem,50 mije euro.ose mbase se nuk jemi fis i madh me 200-300 vota.per 1,2,5 vota se vret njeri.tjeter pune kur te kerkohet te votosh sipas ligjit.ne 2017 ,me te thene ne vesh,por pa fakte,lsiofroi lope e vica per nje vote ne shijak.ne elbasan u perfol se lsi ndau 1000 aifone.por keto nuk jane banda kriminelesh.keta jane njerez te degraduar.dikush mund te thote:-po avdylajt ne shijak?une pergjigjem i qete me fjalet e gon dukes,se avdulajt jane fis i ndershem.por goni shkrete akuzon te tjeret per lidhje me krminelet e grupit te shijakut.pra goni ose ka frike per vehten,ose ia fut kot.kjo e fundit vertetohet edhe nga pergjimet.po keshtu edhe krasniqi.le ti thote ,cilat jane bandat ne durres.te pakten te ruhemi ne durrsaket prej tyre.a ka individe me precedente? ka.pornuk jane durrsake.jane shpellare cecene te ardhur.mbase…e ka fjalen per klanin e zemunit?po ata jane njerezit e lidhur me gonin,me monaliken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje