Pas publikimit të audiopërgjimeve në prestigjiozen gjermane ‘Bild’, vjen edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.
Sipas tij, përgjimet janë absurde, pasi si kryetar bashkie do t’ia hap telefonin çdo qytetari.
“I pashë dhe i dëgjova përgjimet. Për mua janë diçka absurde, sepse unë jam kryetar bashkie dhe telefonin do t’ia hap çdo qytetari.
Nuk kam asnjë koment. Kjo është çështje mediatike”, shprehet Dako për Ora News.
Sipas Dakos u takon organeve kompetente për ta zgjidhur.
Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet për të mësuar rrethanat e daljes së sekretit hetimor të përgjimeve audio të kryera mes Astrit Avdylajt dhe Vangjush Dakos dhe zyrtarëve të tjerë të PS-së në qarkun e Durrësit.
Partia Socialiste ndërkohë i ka kërkuar prokurores së Përgjithshme, drejtues së përkohshme Arta Marku që të arrestojë të gjithë ato prokrurorë apo oficerë të policisë gjyqësore që kanë nxjerrë sekretin hetimor për dosjen e famshme 339 .
Kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja ka dalë menjëherë në një konferencë për shtyp, duke kërkuar çuarjen përpara drejtësisë për personat që kanë nxjerrë sekretin hetimor.
“Jam këtu i shqetësuar për dy gjëra, e para është koha që prokuroria dhe policia gjyqësore të vlerësojnë seriozisht çështjet e daljes në publik të sekretit hetimor dhe të kthehen në hullitë e ligjit për procedim penal, jo vetëm për dosjet 339, por për të hetuar të gjithë ato prokurorë që që në mënyrë të verbër kanë braktisur dhe i kanë marrë i kanë çuar dosjet në zyrat e PD-së, duke thyer rëndë sekretin hetimor.
Kjo është e dënueshme sipas kodit Penale, është detyrë e Prokurorisë të hetojë, jo vetëm autorët e përfshirë në veprat penale, por edhe brenda radhëve të veta, sepse koha për t’u ndarë nga prokurorë e oficerë të tillë është sot, për të cilën ne kemi bërë reformën në drejtësi”, deklaroi Manja.
Më tej ai theksoi se këto materiale nxirren pikërisht për të krijuar destabilitet të vendit pikërisht kur Shqipëria ka marrë edhe rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave dhe për cilën PD-ja dhe LSI-ja ka dalë në rrugë.
“Jam i shqetësuar për degradim për një dosje shumë të rëndësishme si 339, ku PD-në e ka kthyer në rrugë, nuk e di nëse ka mbetur më material përgjimi që nuk ka dalë akoma nga dosja 339, sepse opinionit publik i servirin, unë s’kam dëgjuar as për vota, as për lekë, as për leje dhe as për licenca dhe pse ka komunikime e biseda nga persona që janë në akuzë për vepra të rënda penale, por nëse ka, prokuroria do të duhet të vërë para drejtësisë, të qetësojë opinionin publik dhe të mos e mbarsë mjedisin politik me të pavërteta ose gjysmë të vërteta që çojnë ujë në destabilizimin e vendit.
U bënë normë që u serviren opinionit publik në media afër PD, apo portale që janë fake news që kërkojnë të spostojnë vëmendjen e opinionit publik nga problemet që ka Shqipëria”, theksoi Manja.
Ai ndërkohë theksoi se i bëjnë përshtypje copëzat e dosjes.
“Kanë dalë përgjime edhe me 200 mijë euro copë, që prokuroria duhet t’i zbardhë ato, që shpresojmë që ti zbardhë prokuroria. Se ka gati 1 mln USD lobime në SHBA nga opozita dhe kryetari i saj, duhet të jenë pjesë e kur të krijohet SPAK, prandaj është ora që Prokuroria e agjencitë e organet e zbatimit të ligjit duhet të përgjigjet dhe kushdo që ka përgjegjësi penale duhet të përballet me ligjin”.
Ai përmendi disa herë emrin e kryeprokurores Marku, duke i kërkuar nisjen e hetimit për nxjerrjen e sekretit, duke theksuar se “nuk jam i shqetësuar për përmbajtjen e përgjimeve, kjo është një çështje që duhet të jetë tërësisht e Prokurorisë. Bërja publike e ka dëmtuar tërësisht hetimin”.
Pyetjes nëse ndjen përgjegjësi se si anëtar kryesie të PS-së, është ulur në një tryezë me Dakon duke i miratuar qoftë edhe emrat e përfolur në përgjime, Manja theksoi se nuk mban përgjegjësi. “Po jam anëtar i kryesisë së PS-së, jam ulur në një tryezë së bashku me Dakon, dhe çdo tjetër qytetar për sa kohë nuk ka një vendim penal të formës së prerë që e ndëshkon një person si do që ta ketë emrin personi”.
Ndërsa pyetjes nëse Elton Arbana, kandidat i PS-së për bashkinë e Shijakut nuk duhet të kandidojë, Manja u shpreh se “do të ishte mohimi i një të drejte kushtetuese që ka të bëjë me të drejtën për t’u zgjedhur apo për të zgjedhur pa një vendim të autoriteteve gjyqësore”. Sa i përket takimeve të personave me rekorde kriminale, zyrtari i lartë socialist theksoi se “kur je në politikë askujt në ato takime kur jemi duhet t’i kërkojmë dëshminë e penalitetit, ndryshe nuk do të kishte kuptim sistemi politik. Ne jemi politikanë dhe i kërkojmë votën, do të ishte absurde që çdo qytetari i kërkojmë votën në takime publike ti kërkohet certifikata e pastërtisë (dëshmia e penalitetit)”.
Komisioni parlamentar i Ligjeve pas publikimit të përgjimeve ka reaguar menjëherë duke futur në shqyrtim Rezolutën mbi raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme. Nxjerrja e sekretit hetimor është cilësuar si skandaloze nga deputetët e PS-së gjatë kësaj mbledhje.
Ka qenë deputeti i PS-së, Bashkim Fino që ka kërkuar futjen në rend ditë të rezolutës së Kuvendit, ndërsa ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se “hetimet proaktive janë pika të dobëta të Prokurorisë”.
“Disa çështje janë zvarritur dhe keqpërdorur. Ekziston tensioni dhe vëmendje për akuzat e vendeve të tjera për gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri. Prokroria s’mund të rrijë inaktive sepse është përgjegjëse”, ka thënë Xhafaj.
Nxjerrja e sekretit hetimor është dënuar edhe nga deputeti i PS-së, Spartak Braho, i cili kërkoi që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë. Socialistët kanë amenduar rezolutën, duke përfshirë pikërisht çështjen e luftës ndaj nxjerrjes së sekretit hetimor. Rezoluta pati dy vota kundër nga deputetët e opozitës, Korab Lita dhe Adriatik Alimadhi.
Hahaaaaaa
Nuk flasin per hajdutin por kercenojne kush tregoi
Nuk di kush eshte me ne hall dako si dorasi apo ata qe e urdheruan
Pacit fatin e gruevskit qe te gjithe te gjitha kraheve
Xhuxhi do tembuloje mutin me shurre! Avdylajt jane familje mafjozesh dhe kriminilesh, PS-ja duhet ta izoloje Dakon dhe jo ta mbroje.
A MORE TE ZINJ , QE NGA NA MBITE ..! PER NE “GRAZHDIT ” JENI TE GJITHE SE SHTET NUK DINI TE BENI .
Keta (njerezit e malit – sic i quan Bernabic) nuk kane derman.
Nuk dorezohen kurre.
Shporruni sa me pare, jeni te gjithe te perlyer.
E qarte .Nje reagim i tille flet se kemi ne poste kyce njerez qe vetem politikane e te ndergjegjshem s”mund te jene por ate lloj kategori njerezish qe tregojne se asgje s”na tremb e s”na heq nga karrikja se sa kemi shpenzuar per kete post dhjetefishin do te japim qe ta mbajme .Jo vetem qe duhej te jepte doreheqjen por dhe duhej te ishte prane Avdyleve ne qeli .Asnje parti s”eshte e denje dhe e paster se ne kryesi e brendesi te tyre jane pinjollet e pasardhesit e diktatoreve te djeshem e sidomos PPSH ose PS duhet te nxiret jashte ligjit ( me vonese prej 28 vitesh ) Dhe miq e atdhetare te dashur te rindertojme parti e politike europjane e demokratike qe te shohim dite te bardha se jemi bo gazi i botes !!!
Po ua ve koqet ne bizhge opozita o langaraqi Manja. Jeni ne pushtet dhe opozita po ju merr perpara dhe po ju merr erzin. Dhe kush: ata qe kane vrare, vjedhur dhe shkaterruar kete vend me taban. Kjo deshmon se çfare copash muti jeni ju me kryetarin tuaj. Te pazote, frikacake, te paqarte, te pakuptueshem se çfare jeni (te majte apo te djathte). Mbushni edhe pak xhepat siç bene ata para jush se mesa duket po afron rotacioni i rradhes. Hajdutet zevendesojne hajdutet. Por ata qe do vine nuk jane si ju. Ata jane sa hajdute, aq edhe bandite. Mjere ju po u kapet me presh ne duar. Do ju vdesin burgjeve. Jo si ju, copat e mutit, qe nuk ishit te zote te arrestoni dhe te denoni as ata qe vrane ashiqare me 21 janar dhe as ata qe hodhen ne ere Gerdecin. Pa folur per mijera fakte dhe krime te tjera. Atehere do ta shikoni sesi kryeministri behet edhe prokuror dhe gjykates. Jo si ai kokefyelli juaj qe keni per kryeminister. Jo 6 vjet sa keni ju ne pushtet, por per 6 muaj do te perfundoni te gjithe te 7 penxheret.
NUK JAM SIMPATIZANT I ASGJE FORCE POLITIKE POR KRYETARI BASHKISE FLET ME TE GJITHE DHE NE KOHEN FUSHATE ORGANIZON TAKIME ME MILITANTET PER TE FIIRUAR O RIFITUAR NESE MILITANTI ESHTE I INCRIMINUAR ME AFERE DROGE NUK KA FAJE DAKO POR ATA QE KANE NXJERE LETO PERGJIME DUHEN SHENUAR PASI ESHTE NXJERJE E SECRETIT PROFESSIONNEL
Ha-ha, ky Komentuesi me emrin Saliu duket qe nuk qenka me asnje parti.
Si e shpjegon faktin që Avdylaj e donte fort kryetarin e Bashkisë Durrës, apo dashuri platonike thuaj..
Me kujtoi nje skeç te estrades se Fierit me Luftar Pajen. Po hajduti qe e vodhi nuk ka faj ai?
Fajin e ka viktima jo ai qe vodhi.
Habiten komenuesit fashiste si atehere. Shteti duhet te kete rregulla dhe sekretet e hetimit denohen me shume se pergjegjesia per vepren penale, ndersa ne demokraci , personi po nuk ka nje vendim gjykate, eshte qytetar ne liri pa i privuar asnje te drejte; keto pune nuk behen me opinion si ne ate kohe qe duan te kthejne komentuesit fashiste qe mbeshtesin nazi-fashizmin ne Shqiperi me ne krye, zyrtarisht, Lulezim Bashen. Kjo amulli qe behet , ka qene e progarmuar nga kryekrimineli Sali Berisha qe kur filloi me gjyqtaret e plepave dhe deri sa e beri gjithe sistemin ne sherbim te te huajve duke futur brenda edhe Damir Fazlliçin. Ku eshte ish kryeprokurori, ku eshte gjyqtari qe presidenti i jep leje barre?! Ne Gjermani strehohen dhe qe andej japin udhezimet per ta bere drejtesine ashtu si e kane bere. Keta njerez duhet te eleminohen te shpetoje shoqeria, ndersa Sali Berish, u lajthit ky popull, duhet te shkoje prapa hekurave, te tjeret te izolohen. Me mire nje diktature sot se sa nje vellavrasje neser si keta po e flasin me force per te shpetuar bythen nga burgu dhe sekuestrimet e pasurive marramebdshe qe kane bere. Ne keto situata duhet te jete ushtria ne balle dhe policia ne detyre; te arrestojne edhe prokurore edhe gjykates apo dhe me larte. Edhe sot ne Europe, ushtaret jane me arme ne rruge, ne metro, ne institucione dhe po te thirren dhe iken, te qellojne pa paraljmerine deri ne asgjesim. Jeni ne mendje? Mbajen ate cope shtet ne kembe e mos u merrni me idioter te hisitorise apo pedagoge medioker e injorante qe gjoja pregatisin studente fashiste ne universitete!
Adriatik llalla…..mafiozi I rrezikshem….I sale bastardit….punon me gazetare leshi..klodiana llalla….soj kurrvash…..hesapi…….shesin informacion per te djegur shqiperine…..
Hajduti ka gjithenje faj,por keto i verteton prokuroeia dhe iu ve vulen gjukata,jo partia.saliu vrau e preu,por pa vendim gjukate nuk i hy gjemb ne kembe.lulushi pergojohet dhe ka nje problem 230 milinrsh,nje tjeter 1 milionesh.por pa vendim gjukate i rruajne topet.keshtu edhe avdylajt,debilajt,kadrirajt.nuk denohet njeri me vendim partie me ne demokraci dhe shtet ligjor.kjo eshte njera ane e problemit.ana tjeter eshte pergjegjesia ligjore e prokurorise.derisa problemet jane ne hetim,te pambyllura ato perbejne sekret hetimor dhe ndalohet me ligje publikimi.arsyeja.jane akuza te pavertetuara.ndaj dhe quhet i pandehur,deri ne marrjen e vendimit.akuzat vertetohen ne proces gjyqesor. Gjithashtu nuk publikohen sepse behet pa te drejte katraudhe si kjo e sotmja,qe per mua mund te quhen ,pas pafajesise edhe shpifje per shkak te detyres,dem moral,etj. Si shpifja dhe akuza e pabaze me pasoja jane te denueshme.ndaj edhe pergjegjesia e kujtdo qe ka nxjerre keto sekrete hetimore eshte e madhe.akoma me keq qe per mua,eshte i njejti skenar qe y zbatua ne zgjedhjet e shkuara ne amerike.pra ai qe quhet skenar rus me synim destabilizimin e vendit.rrugezgjidhja?nxjerrja e pergjegjesise ligjore dhe pergjegjesve.ndaj kerkese per hetim efektiv te pergjegjesve ne prokurori eshte urgjente.per mua autoret jane prokuroret e trustit te geshtenjave.sa per arta markun nuk ka faj.kaq mundesi i lejon ligji.