Publikoi foton që trondtiti opinionin, reagon Prokuroria: S'ka të bëjë me dhunën seksuale gjatë luftës

5 Qershor 2019, 15:33Rajoni TEMA

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se pas paraqitjes së fotografisë nga deputetja, Flora Brovina, është hapur hetimi bazuar në pohimin e saj se kjo fotografi dëshmon dhunimin e një gruaje nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

“Fotografia në fjalë është dërguar për ekspertizë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, e cila ka konstatuar se fotografia e paraqitur nga deputetja, Flora Brovina, është e printuar në format A4 kolor dhe nuk ka asnjë të dhënë, e cila kishte mundësuar hulumtimin e origjinës së fotografisë dhe nuk ka asnjë shenjë nga është printuar”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë kjo fotografi është krahasuar me një fotografi tjetër të siguruar nga interneti dhe u konstatua se në të dy fotografit është paraqitur ngjarja e njëjtë.

“Bazuar në të dhënat nga ekspertiza dhe provat tjera të nxjerra gjatë hetimit, Prokuroria Speciale e Republikës e Kosovës ka konkluduar se ngjarja nga fotografia e paraqitur nga deputetja Brovina, është nxjerr nga interneti dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.”, thuhet në komunikatë.

3 komente në “Publikoi foton që trondtiti opinionin, reagon Prokuroria: S’ka të bëjë me dhunën seksuale gjatë luftës”

  1. Raul says:

    Flora Brovina ska vend me në parlament të Kosovës, turp, deputete pa moral minimal,

    1. Flm says:

      Manipulime Arnautesh, te specializuar nder shekuj nga hipokrizia Otomano-Islamike.

  2. Baliu says:

    Kjo motra e Adem Domaqit e ka bere nje idiotizem qe edhe armiqet me te medhenje te shqiptarve sishin kujtuar e as do te kishin mundur ta benin. Ky rast tregon se kjo “gjyshja” aq shum eshte dhene mbas porno filmave, saqe e ka humbur lidhjen me realitetin. Por sprishe pune, ti qojme proqeshet “perpara” sikur ska ndodhe gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje