Ngërçi me opozitën, Rama: Kanë hyrë në panik të alarmuar nga reforma në drejtësi, u kthyen njësoj si "Beni ecën vetë" te rruga në pyll

6 Qershor 2019, 18:00Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ishte i pranishëm në një takim elektoral në Cërrik ku prezantoi kandidatin për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Shefi i qeverisë nuk la pa shigjetuar edhe opozitën ku tha se ata nuk kanë asgjë për t’i ofruar vendit veç dhunës e shantazhit.

“Janë kthyer njësoj si Beni ecën vetë, tek rruga në pyll natën që këndon që të dëgjojë zërin e vet që të mos ketë frikë nga errësira. Kanë hyrë në panik

Kanë hyrë në panik dhe në një rrugë qorre pa logjikë, se të thuash vizion është kërkesë e ekzagjeruar t’u kërkosh atyre vizion.

Sa herë i ka ardhur mundësia të kenë një gjë në dorë kanë bërë pis, sa herë kanë pasur mundësinë të rregullojnë e kanë prishur”, tha Rama.(TemA)

4 komente në “Ngërçi me opozitën, Rama: Kanë hyrë në panik të alarmuar nga reforma në drejtësi, u kthyen njësoj si “Beni ecën vetë” te rruga në pyll”

  1. sapa says:

    Ska cfare ju ben reforma as ty as atyre!Jeni te korruptuar deri ne palce brez pas brezi si komb!

    1. Genti says:

      Bravo Edo, Shqiperia ka nevoj per ty. Burg krimineleve Miliardere Eurosh PD-LSI.

  2. Arifi says:

    Po ca Beni ecen vet thua!!?? Kush e ka pare nga ata ate filem??? Qenke ftof o artist. Hahaaaa .

  3. z. Rama leri krahasimet e pakrahasueshme te Benit me paramilitaret e shqupit says:

    z. Rama leri budallalleqet e ‘Benit ecen vete’ sepse Beni ishte nje djale i vogel dhe naiv dhe nuk mund te krahasohet me rrugacet e shqupit dhe leshelise. Polica duhet te marre masa qe te mos lejoje futjen e shashkave ne proteste, apo kapsollave. Sa e veshtire eshte qe te kontrollohen paramilitaret e PD-se, qe jane te mbushur me shashka nga policia. Policia duhet te ndaloje perdorimin e shashkave dhe kapsollave. Policet i ke vene me duar ne xhepa para paramilitareve te terbuar te shqupit dhe leshelise dhe familjet e tyre jane te tmerruara nga shashkat dhe kapsollat qe hedhin se mund ti lene te shurdher apo te verber.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje