"Mos tejkaloni kufijtë e ligjit, disponojmë informacione shqetësuese”, Policia thirrje PD: Merrni përgjegjësinë për moslejimin e devijimit të protestës

8 Qershor 2019, 13:04Kronika TEMA

Zv.drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj pak orë para nisjes së protestës i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë organizatorëve të marrin të gjithë përgjegjësinë e tyre për moslejimin e devijimit të protestës.

Deklaratë për media e Zv.drejtores së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj:

Përshëndetje

Sot disa forca politike kanë thirrur një tubim proteste.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar lirinë demokratike të tubimit dhe njëkohësisht ka kërkuar bashkëpunimin e organizatorëve për të shmangur dhunën gjatë saj.

Për shkak të informacioneve shqetësuese që Policia disponon, në vazhdën e protestave të shkuara të të njëjtave subjekte politike, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit.

Po ashtu, nisur nga ngjarja e rëndë e protestës së kaluar ku protestues të dhunshëm goditën me shufra metalike protestues paqësorë, u bëjmë thirrje organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar, duke ia dorëzuar menjëherë Policisë.

Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim se mes të ndaluarve në protestat e shkuara ka individë me precedentë të rëndë penale, siç ishte rasti i njërit prej dhunuesve të dy protestuesve paqësorë, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

I bëjmë thirrje të drejtpërdrejtë organizatorëve të marrin të gjithë përgjegjësinë e tyre për moslejimin e devijimit të protestës.

Po ashtu ri-kujtojmë se përdorimi i mjeteve piroteknike është jo vetëm i paligjshëm, po edhe tejet i rrezikshëm për shëndetin e jetën e punonjësve të Policisë dhe qytetarëve.

Policia e Shtetit do t’i qëndrojë strikt parimit demokratik të proporcionalitetit dhe është e përgatitur të reagojë në proporcion të plotë, me çdo akt dhune.

Po ashtu u kërkojmë qytetarëve të Tiranës, që nuk janë të interesuar për protestën, të shmangin lëvizjen në perimetrin e protestës së sotme, e cila do të jetë nën monitorimin e plotë të Policisë. (TemA)

6 komente në ““Mos tejkaloni kufijtë e ligjit, disponojmë informacione shqetësuese”, Policia thirrje PD: Merrni përgjegjësinë për moslejimin e devijimit të protestës”

  1. Muli says:

    Kini kujdes, mos fusi krimineli sali, njerëz të veshur si polic e të vrasi demonstrues, sepse ai plak i qelbur mund të bëjë çdo gjë për të shkarkuar Shqipërinë.

  2. Shqiptaret e bashkuar says:

    Protestat e Saliut gumezhin duam GJAK DUAM GJAK , YYYY DYTHUNDRAKE

  3. Realisti says:

    LYLI NUK DO E NUK BEN DHUNE.
    DHUNEN E ORGANIZON ME BANDITET MALOKERI VETEM PLAKU ME TESPIE…SALI BERISHA.
    NJERIU ME I ZI I KOMBIT SHQIPTAR NE GJITHE HISTORINE .
    LARG PROTESTES .
    SOT SALIUT I DUHET NJE IVRAR PATJETER.
    MJERE KUSH DO KET FATIN E KURBANIT PER TE NDEZUR PROTESTEN…QE SALIU SHPRESON TE SHKATERROJ SHTETIN E TE MARR PUSHTETIN.
    POPULL HAP SYT THIRRI MENDJES.
    LARG SALIUT.
    TE VRET PAS SHPINE.

  4. BRSS says:

    PREÇEDENTIN E KENI PARA SYVE QE BEN THIRRJE PER DESTABILITET DHE LUFTE PSE TOLERONI HEKURAT BERISHES DHE ÇDO GJE QETESOHET AI ESHTE STRUMBULLARI I KETYRE PUNEVE HEKURAT I SHKERDHENI ROBTE QENIT SE 30 VJT ME RADHE KETO SKENA KA PERDORUR PLERA

  5. Fate says:

    Kjo Eshte loje e komunisteve Berisha Basha me Komunistin Edi Rama te mashtrojne armikun e perbashket te tyre SHBA dhe ti shpetojne denimit per vjedhjen e Shqipetareve. Shqiptaret duhet ti shporrin te dy palet, PD dhe PS qe Jane njesoj. Shikoni kur Edi ta dorezoje nga data 30 Qershor dhe do bejne sikur e rrezuan Luli me Berishen dhe do hiqen sikur do bejne zgjedhje qe te vazhdojne mashtrimin e popullit edhe per 25 vjete te Tjera. Parliamenti I ri do Kete bije kurvash nga republikanet, spiune nga demokratet, dhe kriminele nga te tjeret.

  6. Qozim Mulletja says:

    kur zbret katunaria ne qytet athdheu eshte ne rrezik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje