Shkodër, bllokohet një punishte fishekzjarresh. Dy të proceduar penalisht

8 Qershor 2019, 07:00Kronika TEMA

Dy persona janë proceduar penalisht në Shkodër, ku policia sekuestroi lëndë piroteknike e fishekzjarre me fuqi të lartë shpërthyese, si dhe 85 kg saçme për prodhimin e fishekëve për armë gjuetie.

Uniformat blu të Shkodrës kanë ushtruar kontrolle në dyqane, magazina e ambiente për të parandaluar, evidentuar dhe goditur veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Sipas bluve të qytetit verior, është proceduar penalisht për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi K.K., banues në Shkodër, pasi në dyqanin e tij janë sekuestruar një sasi fishekzjarresh dhe lëndë piroteknike; si edhe shtetasi A.K., banues në Shkodër, pasin ë banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 85 kilogramë saçme që shërbejnë për mbushje të fishekëve të armëve të gjuetisë.

Ai, saçmat i përgatiste në një ambient që e kishte përshtatur si punishte artizanale, që u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet e kryera nga policia e Shkodrës vijnë vetëm disa orë para protestës së opozitës. Në protestat e mëparshme, mbështetësit e opozitës kanë përdorur fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje