Ç'dekretimi i zgjedhjeve nga Meta, reagon Astrit Patozi: S'ka lidhje me Kushtetutën, akt politik që ka lidhje me zyrtarin e DASH Palmer

9 Qershor 2019, 17:46Politika TEMA

Kryetari i partisë “Bindja Demokratike” e ka cilësuar vendimin e presidentit Meta për çdekretimin e datës së zgjedhjeve, si një akt politik që nuk ka lidhje me Kushtetutën.

Në një reagim për mediat, Patozi shprehet se pas këtij vendimi të papritur të kreut të qeverisë, është deklarata e Palmer nga Uashingtoni, sipas së cilit ndryshoi monotoninë dhe zgjoi reagimin radikal të Metës.

Patozi thekson se ky vendim i Metës, është një arsye më shumë që qytetarët të shkojnë të votojnë më 30 qershor.

“Bindja Demokratike” është shprehur që në ditën e parë të themelimit të saj se nuk e ka shqetësim fare datën e zgjedhjeve, sepse ajo do të merrte pjesë në to, kurdo që ato të mbaheshin.

Për ne ka pasur më tepër rëndësi procesi, i cili duhet të ishte brenda standarteve të OSBE/ODIHR-it, se sa rezultati i partisë në ato zgjedhje.

Dëshira jonë e fortë ka qenë që në këto zgjedhje të merrnin pjesë të gjitha forcat politike të vendit dhe pas përfundimit të tyre mundësisht të gjitha ta pranonin rezultatin, që Shqipëria të kthehej më në fund në një vend normal.

Thënë këto, ne nuk mund të qëndronim indiferentë dhe të bënim si të painteresuar ndaj një realiteti të ri që është krijuar artifiacialisht në Shqipëri. E kam fjalën, për lajmërimin e Presidentit të Republikës se ka ndërmend të ndryshojë me dekret datën e zgjedhjeve vendore.

Si njëra nga forcat politike pjesmarrëse në garën e 30 qershorit, ne mendojmë se këtu nuk kemi të bëjmë fare me një debat kushtetues. Po të kishte pasur të tillë, Presidenti i Republikës, me shumë gjasa, do ta kishte ezauruar atë përpara se të binte gongu i fushatës dhe jo tani që jemi gati në mesin e saj.

Sepse ne besojmë që zgjedhjet janë një çështje shumë e rëndësishme dhe serioze dhe se ato nuk mund të trajtohen si shaka.

Ti nuk mund t’u thuash sot miliona shqiptarëve, që janë përfshirë në këto zgjedhje, qoftë edhe duke parë në televior fushatat e partive garuese, se loja duhet të anullohet.

Sepse, kjo do të ishte shumë e tëndë. Unë besoj se një gjë e tillë shkon kundër kushtetutës, kundër precedentit, por edhe kundër logjikës më minimale.

Ndaj edhe nuk shikoj asnjë arsye pse të presim të hënën që të njihemi me argumentet kushtetuese të Presidentit, për shkak se kjo është një çështje thellësisht politike. Dhe mjafton një analizë e thjeshtë për këtë.

Dje në Tiranë nuk kishte asgjë të re nga palët ndërluftuese të politikës sonë të vjetër. Edi Rama ishte në fushatë, ndërsa Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, në protestë. Pra të gjithë në llogoret e tyre të kahershme, një pozicion që e mbajnë njësoj prej pothuajse katër muajsh.

E vetmja e re dje për politikën në Shqipëri ishte intervista e zotit Palmer nga Uashingtoni, e cila me sa duket prishi qetësinë dhe zgjoi reagimin radikal të Presidentit.

Ndaj unë gjykoj, se kjo është një arsye më shumë, se përse shqiptarët duhet të shkojnë në zgjedhje dhe të votojnë më 30 qershor”, shkruan Patozi.

8 komente në “Ç’dekretimi i zgjedhjeve nga Meta, reagon Astrit Patozi: S’ka lidhje me Kushtetutën, akt politik që ka lidhje me zyrtarin e DASH Palmer”

    1. E VERTETA says:

      jo se kisha dyshime, por patosi dita dites po verteton se emri i merituar i partickes se tij eshte Bundra Demokratike

  1. Niko Shpiragu says:

    Z. Patozi! Argumentat tuaja jane shume te drejta dhe qendrimi juaj eshte per tu admiruar. Nuk kam per te folur per katundarin budalla te ashtuquajtur nga te gjithe si Like Floriri se ju e keni thene te verteten ashtu sic eshte. Bravo per pozicionin qe mbani dhe suksese ne zgjedhje.

  2. ANDONI KOKA says:

    GRADUALISHT ZOTI PATOZI ,MENDOJ SE PO
    FITON SIMPATINE E SHUME ZGJEDHESVE ,PO FITON TERENIN E LENE BOSH ,NGA TE PAVLEFSHMIT ,
    URIMET MEE TE SINQERTA ZOTI PATOZI ,NE POPULLI
    I THJESHTE KEMI NEVOJE PER IDETE E PARTISE B.D.

  3. MH says:

    Qe kur te kame pare dhe lexue theniet e tua me keni krijue neveri per nga niveli intelektit.Por me keto qe ti lexova tashti ketu me krijon nji fare simpatie qe keziston nji fare damari pozitiv ne gjithe ate koke tende “poq” kavaje.

  4. Koba says:

    I vetmi nga PD qe eshte me kembe ne Toke.Ju ftoj qe ta mbeshtetim ,ne menyre qe te kornizohet si nje alternative e Re ,duke zevendsuar PD dhe LSI ,qe po shkojne per LESH.

  5. olimpia says:

    Patozi ,nuk me intereson e kaluara jote ,nuk votoj kurre te djathten ,por mbi te gjitha jam shqiptar dhe ne sistemin liberal e djathta eshte krahu tjeter i sistemit .Je ne rruge te drejte ,eshte momenti te ndertoni nje parti te djathte moderne dhe atdhetare .Mbi 60 perqind e bazes se PD do tju afrohet gradualisht duke braktisur plakun e cmendur hitleruc Berishen dhe lolon Basha.Por veproni shpejt ,afroni biznesin dhe te rinjte me ide te djathta ,veproni shpejt dhe me guxim ,nxirrni ne evidence lider te rinj ,edhe pse te panjohur ,nepermjet rrjeteve sociale mund te fitoni hapsire ,pasi mediat oligarke nuk ju duan .

  6. alphadeq says:

    Nga pikpamja taktike, Patozi,ndaj te cilit nuk kam asnje fare
    simpatie, ka zgjedhur momentin me adekuat,me te persh-
    tatshem per te “hedhur ne treg” partine e tij: “Bindja Demo-
    kratike” ,nje moment Ky qe rralle here,pothuajse fare , te
    paraqitet shansi per krijimin e nje partie te re ne trungun e
    kalbur te partise – bande mafioze te Saliserb Berishes dhe
    “derivateve” te tij. Per shkarkomin e Presidentit eshte donos-
    doshmeri historike qe votat e “Bindjes Demokratike” dhe te
    Lefter Kokes,leseiste te bashkohen me ato te PS dhe ta qe-
    rojne kete president qe nuk perfaqeson “Unitetin ” por “Per-
    carjen” e popullit shqiotar. Ky president duhet debuar nga
    kolltuku i Presidentit me “Kopanin e Theodor Rusveltit”….!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje