Nga Artur Roshi
Dëgjova me vëmendje Koferencën për shtyp të presidentit Meta.
Lajtmotivi që e përshkroi gjithë fjalën e tij për të mbështetur çdekretimin e dekretit të tij për datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, ishte “uniteti i shqiptarëve” dhe “garantimi i të drejtës për të zgjedhur”.
A e ka zbatuar presidenti kushtetutën?
Dhe çfarë është në thelb kushtetuta? Kushtetuta përmbledh të drejtën natyrore të njeriut duke sakrifikuar ato pjesëza të saj për këtë shkak të jetës në komunitet,por që i konverton ato në një trajtë tjetër të drejtash, të cilat përfitohen nëpërmjet komunitetit.
Kushtetuta heq copëza nga “çdo un-“ për të krijuar një ” ne ” funksionale. E drejta për të zgjedhur në kohët moderne është kthyer në një të drejtë bazike ashtu si e drejta për të jetuar.
Dhe unë mendojë që presidenti donte pikërisht të mbronte këtë të drejtë egzistenciale të individit. Presidenti në këtë situatë politike zgjodhi frymën e kushtetutës për të arritur tek procedura.
A kishte presidenti ngarkesë politike? Sigurisht që po. Si çdo qënie njerëzore, edhe ai është qënie politike,por ai sqaroi vetëdijen e tij të lartë për përgjegjësinë si kryetar shteti përballë një konflikti të mundshëm, mbështetur në preceptimin e ngritur mbi informacionin që kishte dhe çdo mundësi sado minimale që mund ta çojë vendin në konflikt duhet marrë seriozisht,prandaj Presidenti, i prirur nga zgjidhja e situatës politike pati besim se me këtë akt administrativ shtrëngues,do ndihmonte në dialog midis palëve.
Ne nuk kemi arsye pse të mos besojmë se Presidenti i Republikës, u nis nga një qëllim i mirë, sepse ky akt kërkon krijimin e premisave pozitive për të zgjidhur çështjen e zhvillimit të zgjedhjeve në një klimë paqësore. Jo gjithmonë qëllimi justifikon mjetin por këtë rast qëllimi i mirë vlen sepse ajo me të cilën po luhet, e ardhmja e shqiptarve është tepër e rëndësishme.
Zgjidhja e situates nuk do të ndodh nëse liderat e opozites nuk rimarrin tezen e votës së lirë, të votës së lirë që vjen nga ndryshime rrënjësore të kodit zgjedhor,kod që i është përshtatur gjithmonë me oreksin e më të mëdhenjve duke prodhuar realitetin politike ku jemi sot, pra per mendimin tonë të Ballit Kombëtarë Demoktat kodi është A- ja e ndryshimeve në jetën politike të vendit nga e cila duam apo nuk duam ta pranojmë varet dhe jeta e shqiptarëve. Votimi dhe numërimi elektronik janë armiku i vjedhjes së votës.
I jam drejtuar në fjalën time z. president, sepse ne po flasim për presidentin e Republikës,prandaj, sido që të jetë ,unë nuk jam dakort që kur diskutojmë për presidentin të mos kemi një lloj autokontrolli dhe etike në diskutimet tona.
Mos harroni që figura e presidentit është e lidhur me institucionin e presidencës dhe shfrenimi i gjuhës së diskutimit ul autoritetin e postit më të nderuar në hierakinë shtetërore.
Në kushtetutë për shkarkimin e Presidentit te Republikës thuhet se kjo ndodh ” kur ka shkelje të rëndë të kushtetutës”. Me llogjikë të ftohtë ky kategorizim vlen për cënime territoriale të kombit, për prishjen e sistemit politik , për tradhëti ndaj kombit,etj dhe Jo pse kërkon zgjedhje me standarte duke marrë të mirëqenë cënimin procedurial.
Presidentë të tjerë e kanë shkelur pothuaj njëlloj procedurën për shtyrjen e zgjedhjeve, por vetëm se atëherë keni qenë dakort edhe ju që sot jeni kundër.
Kjo do të thotë se sot ju ankoheni se nuk ju pyetën, dhe jo se mund të ketë shkelur procedurën dhe kjo nuk përbën motiv për shkarkimin e tij.
Me Presidentin në tërësi,kam këndvështrim të ndryshëm politik dhe sigurisht nuk ndaj te njejtin mendim edhe në raport me ndërkombëtarët, por këtu nuk bëhet fjalë për pikëpamjet tona,por për një precedent që vjen nga fuqia e pushtetit dhe jo prej logjikës institucionale. Apeli im është se duhet të jemi të matur, sepse po shkarkuam presidentin e Republikës si nje drejtor agjencie apo ndërmarrje, do të thotë se nën preteksin e shkeljes proceduriale kemi zhbërë autoritetin e Republikës përmes makinës së ulët të pushtetit.
Balli Kombëtar Demokrat është pjesë e koalicionit opozitar dhe si i tillë qëndrimi ynë është politik për këtë çështje do të jetë vazhdimësi politike,prandaj vota ime dhe e Z. Besnik Troplini sot,me këto fakte dhe këto lëvizje që shohim, do të jetë kundër rezolutës dhe kundër procedurës për shkarkimin e Presidentit. Partia socialiste, thate dje që festonit 28 vjetorin: Ç’po ndodh me ju? Keni frikë të tregoni moshën se po plakeni apo keni frikë nga gjykimi i historisë?
Sa ishte pagesa per kete ” mbrojtje” llafe kafenesh dhe jo mbi baze ligjore mbeshtetur ne Kushtetutee vjen keq,por dhe ne kete rast,Balli, behet pale me hajdutin,percarsin dhe intrigantin Like floriri….