Një 22-vjeçare ruse është gjetur e vdekur në Bahrein, në mënyrë misterioze.
Lyubov Mezentseva ndodhej në një hotel me 5 yje në Bahrein, me një të dashur misterioz, të cilin e kishte njohur online në internet.
Por, udhëtimi romantik ka përfunduar në mënyrë barbare.
Familjarët e saj thonë se Lyubov është shtyrë nga kati i gjashtë i dhomës së hotelit ku po qendronte, nga i dashuri i vet misterioz, të cilin nuk e njeh askush.
Sipas tyre, 22-vjeçarja nuk kishte asnjë motiv për t’u vetëvrarë dhe janë të bindur që ajo është shtyrë nga i dashuri i saj.
Megjithatë autoritetet nuk kanë dalë ende në një vendim përfundimtar për arsyet e vdekjes së saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 5 qershor.(TemA)
Vetëm vëndi ynë toleron që të huajt të kenë raporte seksuale me shtetase tona pa consequences.
ka plot te cmendur e psikopate e pervers kjo Bote .
keshillojini e mbani nen kontroll femijet adoleshentet
sepse interneti eshte nji Xhungel mbushur plot me egersira te padukeshme .
Gjynah per nji goc kaq te re .
Bote kafshesh .
ata qe jane te paafte te bejne dashuri ,jane kriminele pervers e te rrezikeshem,
Eh kur merr persiepr te ushtrosh ca profesione te caktuara cfare nuk pret..