FOTOT: Koenigsegg prezanton super “qershinë e kuqe”, vlen... 2,5 milionë euro

15 Qershor 2019, 09:42Lifestyle TEMA
FOTOT: Koenigsegg prezanton super “qershinë e kuqe”, vlen...

Në muajin mars, Koenigsegg prezantoi të mrekullueshmen Jesko, një makinë e prodhuar në vetëm 125 njësi (të gjitha të shitura).

Ndërsa këtë javë, marka suedeze e famshme për prodhimin e supermakinave ka prezantuar një version edhe më luksoz të kësaj makine: Koenigsegg Jesko Red Cherry Edition.

Ndryshimi është ngjyra e kuqe nga ana e jashtme dhe disa aksesorë shtesë sipas porosisë së klientëve.

Çmimi i këtij Koenigseggu është 2 350 000 euro, por nëse klienti kërkon ta personalizojë me aksesorë të ndryshëm, ky çmim do të rritet akoma më shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje