Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte ditën e sotme në Pezë në ku u takua me banorë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Gjatës fjalës së tij, Veliaj komentoi deklaratën e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili publikoi në rrjetin e tij social një deklaratë ku shprehej se një nga truprojat e kryeministrit Edi Rama ka vdekur dhe një tjetër ka humbur jetën gjatë fushatës elektorale në Librazhd. Veliaj tha se ata janë shëndoshë e mirë teksa deklaroi se atë gardë Berisha e përdorte për të vrarë njerëz.
“Gardistët janë shëndoshë e mirë, pis burrë a ke turp a ke cipë. A ke dinjiitet të flasësh për ta, kur gardën e përdorje për të vrarë njerëz. A ka ky fytyrë të flasë ky plak pervers?”, tha Veliaj.
Veliaj theksoi se 30 qershori është një referendum për të larguar 30 vitet që ikën dhe për të menduar 30 vitet që do të vijnë për familjet shqiptare.
“Kemi vetëm 15 ditë që e gjithë Peza, që e gjithë lugina e Erzenit, i gjithë fshati të ketë një mobilizim të jashtëzakonshëm për 30 qershorin duke treguar që nëse ata janë me gurë ne jemi me përqafime, nëse ata janë me molotov ne jemi me asfalt, nëse ata janë me fishekzjarre ne jemi me institucione arsimore, nëse ata duan sherr ne duam familjet tona dhe njëri-tjetrin. Nëse ne bëjmë diferencën data 30-të është një referendum për të larguar 30 vitet që ikën dhe për të menduar 30 vitet që do të vijnë bashkë me familjet tona. Iu them të gjithë demokratëve; ata i kanë rregulluar punët e tyre”, tha Veliaj.
Ai iu drejtua me një mesazh edhe të gjithë atyre ish simpatizantëve dhe militantëve të PD-së të cilët kanë vendosur që të mbështesin në zgjedhjet e 30 qershorit Partinë Socialiste. Veliaj theksoi se PS është e vetmja forcë e cila i qëndron besnike qytetarëve dhe që nuk I ka zhgënjyer asnjëherë. “Kush është sot këtu si demokrat, si dikush që është zhgënjyer dhe do punë, është zhgënjyer nga urrejtja dhe do dashurinë, është zhgënjyer nga të gjithë ata që marrin një kontratë dhe e lënë përgjysmë, është zhgënjyer nga të gjithë ata që duan të zgjidhin hallet e tyre dhe jo hallet tona, po iu them se kanë bërë zgjedhjen e duhur duke u bashkuar me PS-në, dhe e ju themi mirëseerdhët në familjen tonë, nuk do iu zhgënjejmë kurrë”, deklaroi Veliaj.
Kandidati socialist nënvizoi se qytetarët shqiptarë e kanë tashmë të qartë se cila është diferenca mes opozitës e cila I ka sjellë vetëm shkatërrim vendit dhe Partisë Socialiste e cila ka qenë fokus qytetin dhe qytetarët për të ndërtuar më shumë çerdhe, kopshte,rrugë etj.
“Shqipëria është shumë më e emancipuar se opozita jonë. Çunat dhe gocat e Shqipërisë të demokratëve dhe socialistëve i kanë sytë në ballë, kush i ka parë kopshtet e reja ,shkollat, çerdhet që kemi bërë, kush e ka parë qoftë edhe këtë park dhe se si festohet këtu, kush ka parë të gjithë investimet që janë bërë nëpër lagje, dhe kush ka parë kanalet vaditëse, kush ka parë se si janë mbjellë pemët, kush ka parë se si është rritur imazhi i Tiranës, kush ka parë se sa turistë kanë ardhur, kush ka parë që ekonomia e Tiranës po rritet me 10 %, i ka sytë në ballë dhe në datë 30 do të votojë Partinë Socialiste të Shqipërisë”, nënvizoi ai.
Bravo Eri i ke dhene pergjigje te bukur kriminelit Berrisha ( pis burre)
Ata gardiste ai qe te pallon cdo dite i ka bere kryetare partie, ndersa perversitetin dhe cipen shko tregoja familjes se Ardit Gjoklaj qe e late te vdekur te pakallur per aferat e tua te pista.
Me ke do te vini ju perseri? Me hajdutet, me oligarket tuaj nuk mund te na hidhni hi syve. Dakord me cfare thua per Birishen, por ti dhe te tute hiqeni si engjej, kur ne e dime qe ini djaj. Nese nuk vine vajzat dhe djemte e paster, idealistet e vertete, Shqiperia keshtu do te hiqet zvarre e ne te marrim udhet nga syte kembet.
Bravo kta njers i duhen shqiperis
Jo ata kriminelat A sali beniti e drogaxhit qe ka per rrett
Ne nje shtet europian sali kriminelit celsat e qelise nuk i gjendeshin me
Pyetja është përse garda e Republikës është paguar kotë gjatë kohës që Liri ka qënë President Republike, duke ditur që s’ka frikë nga asnjëri.
Allah Padishah Pis Kala!! Keshtu mallkonin turqit keshtjellat tona kur vinin ti pushtonin. Nuk e di eshte e vertete apo jo, po keshtu thoshte kadareja ne romanin keshtjella!! Pra Pis Burre me duket sharje e rende per Salen!! Une do te thoshja Qelbesire, Maskara, Tradhetar, Kriminel i shkojne me teper se sa Pis Burre! SI thoni? Hajde tani futjani se na erdhi radha!!
Po ate pisin Remzi Lanin pse e keni nxjere aty…Njeri i piste ne kohen e diktatures dhe JJAGO ne demokraci
Nuk eshte aspak argetues teatri i politikes shqiptare kur shoqeria kerkon shtet te organizuar,ligje etj politikbersit grinden si bashkshortet e mplakur qe nuk duan divorc mbasi ndajne interesa te perbashketa ndermjet tyre qe veshtireson divorcin, por thjesht per mungese personaliteti poshterojne njeri tjetrin….
Te lumte Erjon , ashtu eshte,sali berisha krimineli vrau 4 te pafajshem ne bulevard ne 21 janar 2011 me “gardistet” e tij , vazhdo punen e mbare Kryeministri i ardhshem
Haha Roni tuj mbrojt Ramën???
Aha Rono,,,,,,, aty do ngelesh tuj mbjellë pemë frutore…
ske për tu bër ndonjëherë kryeministër me këtë nivel komunikimi.
Mose u zini ne fushate ,se sa te fitoni zgjedhjet do te kemi te njejten skeme. BERISHA PRESIDENTE,ILIRI opozite me partine e familjes meta dhe pd e bashkuar,EDI RAMA KRYEMINISTER,DHE KESHTU PLOTSOHENTE GJITHA BORXHET QE KANE MBETUR PER TU LARE.
POULLI si gjithmone me preshe ne goje.Kjo eshte per asaj injorance qe po kalojme ne vendin tone.
Politikaneve nuke i bie mendja se kushe vuan,pore te zgjidhen gjithmone ne politike. Ne nuke e njohim rrotacionin ne politike.Prandaj jemi gjithmone 100 vjete mbrapa europes,per me shume kerkojme qe ti japim edhe mende.