Daçiç paralajmëron: Takimi i Parisit nuk do të mbahet, nëse nuk dihet paraprakisht se rezultati do jetë pozitiv

17 Qershor 2019, 15:19Rajoni TEMA

Krerët e shtetit në Serbi kanë lënë të kuptohet se kanë pritshmëri minimale nga samiti i Parisit, ku në prani të Emanuel Makron dhe Angela Merkel do të kenë përballë homologët kosovarë.

Në një intervistë për gazetën serbe “Kurir”, transmeton “Blic”, Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç thotë se shihet një lloj vullneti i caktuar i Gjermanisë dhe Francës për të mbajtur një takim në Paris, por ka edhe rezerva të mëdha lidhur me rezultatin e atij takimi.

Nëse nuk dihet paraprakisht se rezultati i takimit do të jetë pozitiv, mendoj se takimi nuk do të bëhet. Kjo do të tregojë se Haradinaj është më i fortë se të gjithë ata “, tha Daçiç për “Kurir”.

Herën e fundit kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Macron e bindën Haradinajn, i cili, siç tha, i fyeu duke i pyetur: “Kush do të na garantojë se çfarë më thoni?”

Pastaj, shtoi Daçiç, Haradinaj u ftua parprakisht në Gjermani nga Merkel për të bërë disa përgatitje para takimit në Paris.

“Unë mendoj se Presidenti francez Emanuel Macron nuk mund të përballojë një luks të tillë për veten që Haradinaj ta godas për herë të dytë”, tha Daçiç.

Sipas tij, politikanët perëndimorë e përdorin Haradinajn për konfliktet e tyre të ndërsjellta.

Së pari, shpjegon ministri serb, ata duan të tregojnë se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogerini “nuk ja ka idenë dhe se ajo nuk bëri asgjë”.

Së dyti, Shtetet e Bashkuara nuk janë të kënaqur që Parisi dhe Berlini kanë planifikuar takime dhe nuk dëshirojnë diçka pozitive. Dhe së treti, Paris dhe Berlin mendojnë se duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e negociatave dhe se Brukseli është kundër kësaj.

”Dhe të gjithë mendojnë se Amerika duhet të përfshihet në negociata, por pa Rusinë gjithsesi. Këto janë përleshje brenda këtij kampi perëndimor”, tha Daçiç.

Daçiç tha poashtu në këtë intervistë, se pret që në vitin e ardhshëm, rreth dhjetë vende, dhe ndoshta më shumë, do të tërheqin njohjen e Kosovës.

“Unë nuk kam për të ndikuar në ato vende, ata duan vet të tërheqin njohjen,” tha ai. (TemA TV-Përgatiti Zana Beja)

1 komente në “Daçiç paralajmëron: Takimi i Parisit nuk do të mbahet, nëse nuk dihet paraprakisht se rezultati do jetë pozitiv”

  1. Lili says:

    Bravo , sa ma shume terhesje aq ma shume uji ne mullinin e bashkimit kombtar si menyre te vetme me rehuluar kete pune!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje