Senatori amerikan, Ron Johnson thotë se beson që Presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, dëshirojnë t’i normalizojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, edicioni në serbisht, Johnson deklaroi se Thaçi dhe Vuçiqi kanë vullnet të mirë për të zgjidhur problemin, por në të njëjtën kohë janë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndë.
Aktualisht Johnson është Kryetar i Nën-komisionit për Evropë dhe bashkëpunim rajonal për siguri në Komitetin e Senatit për Punët e Jashtme.
“Ajo që do të doja nga të dyja palët të kuptojnë është kjo: keni ngritur taksat, e keni kthyer vëmendjen e publikut, por tani duhet të ecni përpara dhe të angazhoheni seriozisht në zgjidhjen e këtij problemi të vjetër – në mënyrë që Kosova të jetë e njohur dhe në mënyrë që të arrijmë deri tek zgjidhja paqësore”, ka thënë Jonson, transmeton Klan Kosova.
“E kuptoj se është politikisht e vështirë për presidentin Vuçiq. Ai duhet t’u tregojë qytetarëve të Serbisë se edhe Kosova i ka bërë disa lëshime. Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë s’ka qenë aspak popullore politikisht në asnjërin nga vendet, por liderët ishin të guximshëm – dhe mendoj se e njëjta situatë është me Vuçiqin e Thaçin”.
Johnson ka thënë se “nuk duhet të ketë vija të kuqe dhe as ide që s’duhen biseduar”. Ai ka shtuar se e kupton përse njerëzit shqetësohen nga korrigjimi i kufijve për shkak të efektit domino.
“Por në fund të fundit, gjithçka është në dorën e liderëve dhe qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës për të gjetur zgjidhje të cilat Amerika dhe Evropa duhet t’i mbështesin”, ka thënë Johnson.
Humor américain. E dinë se marrëveshje me Beogradin është e pamundur, ndaj u festua 20 vjetori i ndërhyrjes së NATO – s.
Te ishte se ne do kishim degjuar Ameriken, marreveshja do kish perfunduar. Nderhyri Gjermani se ka hallin e Bosnjes dhe forcimin e Serbit. Ne kete kontekst i mbushi mendjen Hajedinaj qe u hodh ne sulm per “mbrojtjen e kufijve”. Nga ana tjeter per Ilirin kjo ishte shanci qe ti kundervihej politikes Amerikane, duke u hequr si Gjerman i kulluar shqiptar. Nga ana tjeter Saliu duke patur hallin e vet, nxorri ne shitje interest shqiptare duke I teguar Amerikaneve se ai eshte strumullari I politikes shqiptare…Te shkuara te haruara. Tani te shikojme se cdo beje gjermani. Duke pare politiken e bremdeshme ne Gjermani te krijohet pershtypja se “konflikti i ngrire” midis Kosoves dhe Serbise eshte dhe strategjia e tyre per te mbajtur Rusin larg, nepermjet dobesimit te Serbise, ku haracet I heqin Shqiptaret. Thenia e senatorit nga ana tjeter te le te kuptosh se amerikanet jane ne pritje. Neqoftese Merkel nuk do e zgjidhi kete pune, varjanti Amerikan i zgjidhjes se problemit po qe se e pelqejne Shqiptaret dhe Serbet, do te riaktivizohet. Shqiperia, me breke neper kembe, ku hajdutet dhe spiunet jane “elita” ne Shqiperi,, nuk eshte pemtim i mire per patriotizmin e vertete shqiptar. Ndshta si gjithmone do hiqemi per hunde nga me te mencurit sepse politikanet tane e kane mendjen te shpetojne nga zulluet qe kane bere….