Gazetari Peter Tiede sot ka publikuar disa përgjime për zgjedhjet vendore të Dibrës, duke arritur në përfundimin se Rama e fitoi këtë Bashki me para dhe “të fortë”.
Por, çfarë ndodhte realisht atë kohë në Dibër?
PD dërgoi gjithë ish-ministrat e saj në Dibër dhe Flamur Noka, arriti deri aty se ta rrihte votuesit dhe t’iu vinte pistoletën në kokë.
Madje, nuk i ndaloi as policisë dhe në përpjekje për t’u arratisur, u përplas.
Ja njoftimi për ngjarjen e rëndë
“Më datë 11.09.2016 , rreth orës 02.00 jemi njoftuar nga Stacioni i Policisë Maqellarë se ishte paraqitur shtetasi D.I, i cili deklaronte se në afërsi të shkollës së mesme Maqellarë është goditur nga disa persona dhe konkretisht nga deputeti i Partisë Demokratike F.N, shoferi i tij dhe shtetasi D. S.
Gjithashtu shtetasi D.I, në kallëzimin paraprak të bërë me gojë ka deklaruar se gjatë ngjarjes deputeti F. N. dhe shoferi i tij kanë nxjerrë dhe armë zjarri të tipit pistoletë.
Nisur nga kallëzimi i bërë nga ky shtetas, menjëherë nga ana e shërbimeve të Komisariatit Policise Dibër u morën masat e nevojshme për dokumentimin e ngjarjes ku në drejtim të Maqellarës u dërguan disa forca policie.
Në hyrje të Dobrovës nga ana e shërbimeve të policisë është konstatuar automjeti tip Audi Q-7 me ngjyrë gri me targë AA 007 JF, mjet me të cilin sipas informacioneve dhe kallzimit të shtetasit D. I., udhëtonin autorët e ngjarjes së ndodhur .
Shërbimet e policisë të cilët lëviznin me dy mjete policie sapo konstatuan mjetin e mësipërm organizuan pikë kontrolli të shpejtë duke i bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit tip Audi.
Drejtuesi i mjetit nuk i’u bind urdhërave të punonjësve të policisë, por me shpejtësi lëvizi indietro dhe si pasojë u përplas në një nga shtyllat e ndriçimit duke e dëmtuar atë plotësisht .
Megjithëse punonjësit e policisë vazhdonin t’i bënin shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, ai përsëri nuk u bind por lëvizi me shpejtësi para në drejtim të qytetit Peshkopi duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e punonjësve të policisë .
Shtetasit të dëmtuar D. I. i është marrë kallzimi me shkrim ku ndër të tjera ka deklaruar se: Rreth orës 01.50 në vendin e quajtur para shkollës së mesme Maqellarë i ka prerë dhe bllokuar rrugën në mënyrë të befasishme një automjet tip Audi Q-7 me ngjyrë gri ku tek targat ka fiksuar vetëm numrat 007.
Nga automjeti i mësipërm kanë zbritur tre persona nga të cilët ka identifikuar deputetin e Partisë Demokratike F.N., shoferin e tij (të paidentifikuar me emër) dhe shtetasin D.S.
Sipas deklarimeve të të dëmtuarit, deputeti F.N dhe shoferi i tij kanë qenë të armatosur me Pistoleta.
Ata i janë prezantuar të dëmtuarit shtetasit D. I. se jemi punonjës policie dhe do të kontrollojmë mjetin dhe personat.
I dëmtuari u është përgjigjur se unë ju njoh se kush jeni dhe ju nuk keni asnjë lidhje me policinë.
Pas këtij momenti deputeti F. N. e ka goditur me grushta shtetasin D. I. dhe po të njëjtin veprim e kanë bërë dhe shoferi i tij si dhe shtetasi D. S.
Më pas i dëmtuari është nisur për në banesën e tij në fshatin Dovolan, ku në hyrje të fshatit Herbel shtetasit e mësipërm po me të njëtin automjet kanë tentuar t’i bllokojnë përsëri rrugën por ai ka shfrytëzuar një hapësirë dhe është larguar me shpejtësi.
Në lidhje me këtë ngjarje nga ana jonë është bërë shoqërimi në ambientet e Komisariatit Policise Dibër i shtetasit D. S, ish punonjës policie dhe po punohet per dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Për të gjitha veprimet e kryera si dhe për rrethanat e ngjarjes së ndodhur është vënë në djeni Prokurori”.
(TemA)
DIBER/ Flamur Noka dhe shoferi i tij rrahin një votues dhe e kërcënojnë me pistoletë
Te shohim se del prap ky surrat palari me zhulaqet e vet,mbase pd i ben heronj te demo kracise mbas vdekje
njerez si flamur noka me shoke duan te marrin pushtetin qe ti vene kazmen ketij vendi, edhe njehere si nga fillimi i viteve 90′
Ouuu po prape shteti e ka fajin….pse se arrestoi e ky injorant ben ligjin….te jesh politikan aty vret,pret,vjedh…ste gjen gje…
Nul Moka, simbol i shpellarise, padijes, krimit dhe hajduterise. Nul Moka – njesia me e vogel e dijes.
Njerez quhen në shqipëri këta ?
E gjith Bota e tregon Qeverine shqiptare si mafioze dhe kryeministrin si drogaxhi,megafonat e “rilindjes” i bien akoma legenit!
O te mjere,nuk ndertohet Shteti me hajdute,rrugaçe dhe drogaxhinj!Ne cilin vend te Botes akuzohet Kryeministri si perdorues
droge,dhe nuk pranon testin?!Ne nje vend normal,Ramen do ta kishte ekzekutuar populli brenda Dites,debilat i bejne akoma
hosana.
Ky bythqir shtet perse nuk e arrestoi ne kushtet e flagrances? Sa vlen tani gjithe keto ngjarje qe ne fakt i di i madh e i vogel por nuk flasin sepse shkelesit nuk i gjen gje. Do thoni po ishte prokuroria e Saliut, dakort, por ama minister i brendshem ishte Sajmir Tahiri ne ate kohe. Le t’ja qepte letrat sic duhej dhe skishte pithrop prokurorie e gjykate ta mbyllte ceshtjen, por u mjaftuan me vetem nje shoqerim per sqarim dhe pastaj Tahiri ja mbylli ceshtjen sic ja mbylli ceshtjen edhe Qim Pekes. Me pas po keta me shoke ju hodhen Tahirit ne fyt derisa e zhduken nga politika. Mire tu behet, shtet bythec i drejtuar nga bytheca, nuk ka bese me te pabesin, gjarprit shtypi koken jo bishtin se pastaj te kafshon.
Bandat maloke ,kanceri i kombit.
Bandat e Shijakut ne zemer te Shqiperise.Po bandat Leber nga Tepelena, Berat Vlore i harrove ti filize e PPSH?
Perse nuk u arrestua noka? Shtet pa bole. Silleni haradinajn ne shqiperi, u tregon si behet shteti.
I lumte qe bejne , kur ska shtet ti marri zvarre e ti coj para ligjit , sigurisht keto do ndodhnin, kuptoheni bashkatdhetar qe keto jane lojra e kane ditur qe do pergjohen , keto Jane lojra te paramenduara mire , qe te prishet imazhi i shqiperise ne europe dhe te bllokohen negociatat, e arriten ju lumte , kur na gjejne ne te dobet, e te tradhetuar shume mire na e bejne , kryeprekurorja ka 2 vjet e fle , qeverria ka 6 vjet e vetem fle , nuk I intereson politikes shqiptare hyrja ne BE , kuptoheni, sepse jan te gjithe me pasuri te jashtligjshme dhe futen te gjithe brenda, e vetmja zgjidhje eshte protektoriat , ndryshe nuk behet kurre ai vend !
Flamur Herman Geringu ose kryegangsteri i pd-leshelise njekohesisht komandanti i naziskineve te Mamurrasit eshte kryefunderrina e shqiperise qe e ka vendin vetem ne kafazin e hekurave , per kete ngjarje qe tregohet ketu shtei ka heshtur para ketij banditi, por do ti vije shpejt fundi,,,,,