Arrestohet ish- presidenti i UEFA-s, Michel Platini

18 Qershor 2019, 10:39Sport TEMA

Ish- presidenti i UEFA-s, Michel Platini është arrestuar në orët e para të së martës.

Platini është arrestuar nga policia për shkak të vendimit për t’ia dhënë Katarit të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror 2022.

Për këtë vendim në atë kohë kishte mjafy dyshime se votimi nuk kishte shkuar në rregull.

Prandaj, legjenda franceze duhet të japë llogari për atë vendim.

Katari është zgjedhur prej vitit 2010 si vendi ku do të zhvillohej kompeticioni më i rëndësishëm futbollistik, ndërsa Platini është akuzuar shpeshherë se ka favorizuar në garë Katarin.

Në atë kohë, mësohet se para pak ditësh se të merrej vendimi mbi vendin organizator, Platini kishte takuar zyrtarë nga Katari në një hotel në Zvicër, ndërkohë që në vitin 2014 është takuar në fshehtësi edhe me zyrtarin Mohamed bin Haman, vetëm pak çaste para votimit.

Platini ka qenë në drejtimin e UEFA-s prej vitit 2007 deri në 2015, teksa më pas u pezullua nga Komisioni i Etikës në FIFA.

Ndërkohë që bashkë me të u largua edhe presidenti i FIFA-s Josep Blater, i cili së bashku me Platinin, në atë kohë u gjetën fajtorë për një sërë shkeljesh, që përfshinin konflikt interesi.

2 komente në “Arrestohet ish- presidenti i UEFA-s, Michel Platini”

  1. Kalec DeGA says:

    Jo bre, miku i Dukes…dhe Rames?

  2. demos says:

    Bote fatkeqe, arrestohet nje legjende si Platini dhe ben dengla ne tirane nje suprdhjak si Luli, vetem se ka bab plakun Sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje