Instagram irriton përdoruesit, bllokohet në të gjithë botën

18 Qershor 2019, 17:42Lifestyle TEMA

Instagram, një prej aplikacioneve me më shumë përdorues në botë nuk po funksionon.

Sipas DownDetector, problemet kanë nisur rreth orës 16:09 dhe kanë prekur Europën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë që Instagram nuk ka bërë ende asnjë koment për rastin, 84% raportuan se kishin probleme me faqen kryesore, 10% me logimin dhe 5% me rrjetin.

Disa përdorues janë ankuar në Twitter për këtë.

“Cdo person nga Instagram vjen në Twitter për të thënë se aplikacioni nuk punon për herë të dhjetë këtë muaj”, shkruajti një komentues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje