Nje dite pasi Partia Demokratike e cilesoi shantazh faktin qe sipas saj, ministri i Brendshem Sander Lleshaj ne nje takim me truproja te kreut te opozites, Basha, ka bere me dije se siguria e tij eshte ne rrezik, vjen reagimi i ministrit.
“Nuk kam asnje informacion qe Basha eshte kercenuar.
Takime me truproja te gardes kam pasur, kjo eshte puna ime e perditshme te takoj truproja te gardes te pyese ata per vijimin e punes sime.
Letra e Gazmend Bardhit me ka ardhur, e keni dhe ne gazete por ende nuk e kam lexuar, e perseris nuk kam asnje i informacion qe kryetari Basha te jete kercenuar.
Puna per 30 qershor po vazhdon.
Ka disa kryetar bashkise dhe individe qe duan te pengojne procesi por nuk e arrijne dot pasi cdo gje eshte kushtetuese.
Kryetaret e bashksie dhe individet duhet ta heqin nga mendja fjalen dhune.
Procesi zgjedhor do te vijoje pavaresisht tensioneve. Kush mundohet te pengoje procesin zgjedhor do te perballet me forcen e ligjit” deklaron Sandër Lleshaj.
Deklarata eshte bere nga qyteti i Vlores, ku Lleshaj ndodhet per nje vizite pune ne terminalin e ri te pasagjereve ne portin e ketij qyteti.