Nga Mero Baze
Policitë bashkiake të 27 bashkive që i përkasin koalicionit opozitar dhe disa punonjës prej këtyre bashkive, janë kthyer në një armë luftëtarësh talebanë me pagesë, që sulmojnë KZAZ-të e këtyre bashkive, duke u sjellë si zyra përmbarimi të Presidentit në shkarkim, Ilir Meta.
Skenat e shpifura të dhunës dhe histeria e disa rrogëtarëve të paguar me paratë e shtetit shqiptar, kundër shtetit shqiptar, është një dukuri e panjohur dhe në fiset afgane, por e eksperimentuar në një vend, ku qeveria në përpjekje për të maturuar situatën politike dhe gjeopolitike, përballet me shëmtira të tilla.
Ky është i vetmi revolucion në botë që bëhet me lekët e shtetit dhe me punonjës të paguar të shtetit. Asnjë qytetar i thjeshtë, asnjë burrë apo grua e këtij vendi, nuk ka marrë urën në dorë të djegë një shkollë apo pallat kulture.
Janë të gjithë njerëz që i paguan ky shtet për ta mbrojtur dhe për t’i shërbyer qytetarëve, dhe kanë rrëmbyer urët e zjarrit për t’i shërbyer dy njerëzve të sëmurë, të cilët makthet e tyre duan t’i kthejnë në makth kombëtar. Është fjala për Ilir Metën dhe Sali Berishën.
Por ndonëse ky i dyti është në gulçimat e tij të fundit si një dinosaur plak, që duke ikur tenton të marrë me vete Shqipërinë, i pari është ende në krye të punëve të shtetit shqiptar dhe kërkon t’i imponojë jo vetëm opozitës, por edhe shtetit shqiptar, filozofinë politike të LSI, që për një vend pune, mund të djegësh dhe Shqipërinë.
Unë nuk jam kundër zemërimit të qytetarëve ndonjëherë dhe pa arsye. Nuk jam as kundër dhunës, kur dikush nuk ka rrugë tjetër për të mbijetuar. Por as një shqiptar të vetëm nuk e shikoj në këto pozita.
Atë që po shikoj është një armatë njerëzish të paguar nga shteti shqiptar, që po përdoren si mish për top, nga Presidenti i vendit, për të realizuar atë që ai e konsideron revolucion, me borderotë e shtetit shqiptar.
27 polici bashkiake janë sot në luftë të hapur kundër Policisë së Shtetit shqiptar, duke ushtruar dhunë dhe duke djegur çfarë u del përpara. Nuk e di sa minuta i duhen ministrit të Brendshëm për t’i shkrirë këto polici bashkiake, por çdo minutë që kalon, është tepër për këtë vend.
Së dyti, dhjetëra punonjës bashkish që paguhen nga shteti shqiptar, të përfshirë në këto akte të dhunshme, duhet të shkëpusin në këtë moment marrëdhëniet me shtetin shqiptar dhe duhet të dënohen që kurrë në jetën e tyre të mos e kenë emrin në borderonë e këtij shteti, ndaj të cilit janë turrur me armë në dorë.
Asnjë amnisti, asnjë ligj dhe asnjë pazar politik, nuk mund të rehabilitojë qënie të tilla, të cilat mendojnë se vendi i tyre i punës, vlen më shumë se Shqipëria.
Së treti, ky është një poshtërim edhe për Partinë Demokratike. Kjo është një nga dy partitë e mëdha të Shqipërisë, e cila pak nga pak po shndërrohet jo vetëm në një skalion talebanësh që luftojnë për një vend pune, por kalon e gjitha nën urdhërat e Ilir Metës, sikur të ishte LSI e Skraparit.
Partia Demokratike është parti kombëtare e shtrirë në gjithë territorin, dhe nëse mendon se populli shqiptar është i revoltuar, le t’ia lërë atj të drejtën të sulmojë KZAZ-të, nëse ka fuqi, nga Shkodra në Sarandë.
Kufizimi në 27 bashki, që janë fituar më 2015 me një konfigurim tjetër politik dhe përdorimi i borderove të shtetit shqiptar kundër shtetit shqiptar, e bën PD një parti që ka humbur mbështetjen popullore, të katandisur në një parti mercenarësh me pagesë, që luftojnë për hallin e Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Me këtë gjest, PD dhe LSI sanksionojnë veten si pakicë e dhunshme në Shqipëri, si pakicë që ka vendosur të bëjë betejë me njerëz të paguar nga shteti shqiptar dhe që mendon se kështu do të mund t’i imponohet tre milionë shqiptarëve, për të mos shkuar në qëndrat e votimit.
Shqipëria nuk ka qenë kurrë më e poshtëruar, më e nëpërkëmbur dhe më e telendisur nga nëpunës të saj, se këto ditë.
Shkodra nuk ka qenë kurrë më e turpëruar se sa sot, kur një grusht banditësh të paguar nga Bashkia, flasin në emër të Shkodrës, duke djegur shkolla, e pastaj duke u fshehur maleve.
Shkodra kur i ka vënë gjoksin diktaturës, ka pasur në rrugë 50 mijë shkodranë, dhe jo 50 Voltanë.
Katandisja tek filozofia e LSI, që njerëzit të vriten për vendin e punës, është fundi i kësaj partie të madhe, që ka rënë në dorë të një njeriu të vogël si Lulzim Basha, i cili dhe kur do t’i fshihet Prokurorisë, bën një ditë si krenar, e ditën tjetër si i dhjerë.
Ky është nënshtrimi përfundimtar i Lulzim Bashës para modelit dhe “rolit udhëheqës të LSI” në këtë revolucion me bordero.
Shqipëria do ta shpërfllë me neveri këtë frymë talebane mbi shtetin shqiptar, e cila sido që të maskohet, ka në qendër të saj vetëm një hall madhor, hallin se si Sali Berisha dhe Ilir Meta të djegin Shqipëirnë, para se të digjen vetë.
Ish- prokurorë hajdutë, të ndëshkuar nga reforma, politikanë dhe zyrtarë të korruptuar, njerëz që nuk shikojnë perspektivë në këtë vend, pas reformës në drejtësi, janë rreshtuar në një “aleancë të shenjtë” kundër shtetit shqiptar, nën betimin “O Shqipëria, o Ata”.
Nuk është se nuk do të bëjnë dëm. Nuk është se nuk do të kthejnë mbrapa rrotën e historisë. Nuk është se nuk do të njollosin vendin dhe zgjedhjet. Por nuk do ta mundin dot Shqipërinë. Ata e kanë për herë të fundit. Shqipëria ka parë plot plehra të tilla në jetën e saj. Dhe ja ka dalë!
Amin o Zot , fjala jote ne vesh Perendis
Amin….
Lajm i minutes se fundit: udheheqesit e opozites, ish spiune te PPSh dhe te emruar nga Ramiz Alia, kane vendosur qe PD dhe LSI te bashkohen ne nje parti te vetme te emertuar PDSI. Ne ceremonine ku ka marre pjese edhe Saliu i Vicidolit dhe Monika, eshte rene dakord qe Lulushi te behet nenkrietar dhe Tit Vaqili roje i deres se partise. Keshtu, opoziten e re do e udheheqe Ilir Kryemadhi, urraaaaaaa. Ilir Kryemadhi per krieminister!
Te lumte Mero, kjo dyshe kriminale kesaj rradhe po i ben varrin vetes se tyre, sepse ne cfardo kohe tjeter te vendoset date zgjedhjesh, ta harroj meta berisha lulushi apo mona qe do fitojne vota nga shqiptaret, ata po turperojne nje shqiperi te tere sot, nje popull te tere, por neser do jene ata te turperuar dhe fundi i tyre do jete i afert, askush nuk i do per shtetar keta kriminele qe duan te fusin ne lufte shqiptaret me njeri tjeterin. Ata nuk e dine se shqiptaret eshte shume veshtire te vrasin sho shoqin, per te mos thene e pamundur, dhe as qe behen fli qe kjo katershe kriminale te shpetoj lekuren ne kete lufte te parecedente vellavrasje qe ata duan te mbjellin. e kane kote, do bien ne gropen e madhe qe kane hapur vete.
Rrofsh Mero.
Bravo Z. Mero Baze!
Te gjitha ceshtjet qendrojne sikurse i pershkruani ju!
Problemi eshte se cfare do te behet ne te ardhmen e shpejte, mbas 20 deri 30 qershori se ata e kane marre me dhume vrull?
Deri tani pkani Sali-Ilir ka funksionuar, madje sipas tyre, mire fare! Po qeveria dhe policia c’duhet te beje ne keto raste? Po populli? Se sic keni thene, Saliu eshte ne pritje te ndonje viktime, pastaj …!
Po Amrika oerse nuk flet, apo nuk ka filluar zjarri akoma? Duket sikur ia ka lene ne dore Rusise, dhe Rusia e ka kene ne dore te Saliut dhe Ilirit!
Kam pershtypjen se keto qe ngrihen ne kete artikull nuk bien ne vesh te asnjerit – ne vesh te PD e LSI jo qe jo! Nuk ka kohe per pergjerime dhe temenara, shteti duhetvte veproje ose t’i lere talebanet ta djegin Shqiperine edhe jete here.
Faleminderit që na ndricon me mendime objektive që nga asnjë gazetar nuk i shohim.
Të vjen të bërtasësh kur shikon në TV kombëtare, si Top Channel, gazetarë që bëjnë pyetje sugjestive. Do shkosh në zgjedhje ti në këtë krizë politike? Pse duhet bërë një pyetje e tillë? Ku është neutraliteti i gazetarit, kur bën muuuu që presidenti nga presidenca i bën thirrje popullit për luftë? Për natë ulëret Eni Vasili duke dalë hapur kundër ligjit, dhe pastaj duan zbatim ligji për ta. Të paguhesh për tju kundërvënë shtetit, vetëm Ilir Meta dhe Berisha e bëjnë. Ju që i shkoni mbrapa e dëmtoni pasurinë e popullit, do ju zërë mallkimi i brezave, jo i Neritan Cekës.
Ceshtja eshte a do te rezistoje Rama (se PS nuk la ne kembe)?! Jo se kjo ka ndonje rendesi tashme qe eshte veshtire te shohesh ku dallon Rama nga Berisha dhe Meta, kur ne pushtet kane qene prej 30 vitesh bashke me Meten. Kane te njejtet biznesmen ku mbajne parate (Mane, Kastrati, Ulajt..) dhe po njesoj nuk ju plas per Shqiperine dhe shqiptaret. Por eshte e turpshme fare qe Rama ta dorezoj pushtetin prap ne tavoline se kjo do shkaterronte perfundimishte PS dhe shoqerine. Vertete qe nuk do kishte me kuptim te dilnim ne votime. Keta te tre mund ta ndanin pushtetin vete Pa qene nevoja te na therrisnin ne votime kur tu ngrehej.
Shqiperia është atdheu i së keqes.
Në çdo epokë ,me çdo qeveri.
Nuk bëhet shtet me malokë.
Të lumtë Mero mendje ndrituri dhe pendë arti !!
Te gjitha qe ke thene duhet ti lexonte Rama kur erdhi ne pushtet dhe te fokusohesh ne to. Por ai erdhi ne pushtet dhe filloj te pasuroj rilindasit perfshi kety edhy ty o Mero dhe na del qe femijet tuaj gjoja mbarojne universitetet me te mira me leket e taksapaguesve shqiptare.
Berisha dhe Meta vertet kan vetem militantet qe I perkrahin por edhe Rama ka vetem rilindasit se socialistet e ndershem dhe te shumices nuk dalin te rrezikojne jeten e tyre per privilegjet e Rames dhe rilindasve.
Rama ti dale zote punes nese mundet nese jo te terhiqet dhe formohet koalicion qytetar per qeverisjen e vendit duke thirrur Kadaren, Visarin, e plot figura te tjera te pastra. Rama ben politike per te qeverisur dhe politiken e ben me opoziten, dhe nese nuk mundet edhe pse nuk eshte faji I tij duhet te leshoj karrigen se ka figura plot e majta te marrin ne dore fatin e vendit. Eshtet aty Ruci dhe eshte nder me te ndershmit, I pa pergojuar, dhe I respektuar edhe nga opozita.
@Popull
Ato figurat e tua zotrote nuk e bejne dot vezen e Edit!
@Mero
.
Ke vënë pikat mi ‘i”
i saktë, si kurdoherë
një ditë, Luli, krenar
dhe tjetrën, si i dhjerë.
.
Votuesit nuk kanë hall
të heqin ktë torturë
po halle kanë dy “njerëz”
dy “njerëz” të sëmurë.
.
Ka hyrë puna në vijë
një udhë, që është pakthim
dy njerëzit e sëmurë
janë keq e pa shërim.
.
Vërshuan talebanët
si ditët e kiametit
të bëjnë revolucionin
por, me paratë e shetit.
.
Nuk janë Shqipëria
një grusht me talebanë
e s’janë Zëri Shkodrës
nja pesë(dhjet) Voltanë.
.
Siç thua Ti me fakte
e thotë Edi me gojë
ky shtet, në është shtet
sot duhet të veprojë.
bravo!
I madherishem me penen qe ke z.Baze!Kjo ndoshta eshte perpelitja e fundit e bandes Berishiste e perfaqesuar nga Luli dhe Meta ku mungon edhe pianeci Nano ,ku nuk eshte ndonje çudi qe kryekrimi keshillon Lulin ndersa Nano Meten!N.q. se vota e lire kercenohet serjozisht le te na bejne thirrje per nje proteste mbarepopullore deri ne çuarrjen me çdo kusht te gangestereve te ketij vendi Luli ,Sali dhe Ilir(LSI) dhe ta shikojne se sa u vlen lekura !
Ka ardhur koha ku Shqiperia ose do te shkoje drejt qyteterimit ose do te mbetet ne kthetrat e ketyre krimineleve ku vetem gjak Shqipetari nuk kane!Rama duhet te provokoje nje miting per tu treguar ketyre majmuneve qe qyteterimi nuk eshte me ju e te ardhmen e Shqiperise nuk e pengoni dot!
Respect!
Shkrim kryevepër. As Nebil Çika i vjetri nuk do e bënte kaq prefekt.
SI GJITHMONE SHUME I SAKTE. JU LUMTE
Gazeta TEMA eshte sot shembulli me i mire i idealizmit e patriotiuzmit shembullor .RESPEKTE. Historia nuk harron kurre!
CFARE PRET KRYELIGJZBATUESJA E SHQIPERISE ZJ. ARTA MARKU !?
ACHTUNG !
ILIR META NE REVAN DREJT BURGUT TE PERJETSHEM
– Ilir Meta vetshpallet monark absolut i Shqiperise ! I shton edhe 7 krime te renda malit me krime te tij!
– Cfare pret kryeligjzbatuesja e Shqiperise Zj. Arta Marku !? Pse nuk jep urdher arrestin e tij!
– Asnje interpretim, asnje argumentim dhe askush nuk eshte mbi Kushtetuten. A-ja dhe ZH-ja e saj
– Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues .
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Sot Ilir Rexhep Meta u vetshpall monark absolut i Shqiperise ! I shtoi edhe 7 krime te renda malit me krime te tijPresidenti i turpit te Shqiperise Ilir Meta cdekretoi daten e zgjedhjeve per organet drejtuese te pushtetit lokal.
Akti i sotem i iIlir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!
Qysh me 8 qershor ai u kthye de jure e de facto ne kryetar i opozites destruktive dhe antishqiptare.
Qys me 8 qershor Presidenti i Shqperise hoqi edhe masken e fundit dhe u vetdekretue si kryetari e Molotovi dhe Mina e fundit me sahat e Bandes se Gangstereve politike, biologjike e oturako- mediatike te Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putinit, Like Flori Mona Cizmes , Lulush Karabush Mul Stanishiciit, Fatmir Mehdihoxhe Narko e Human Trafikanti i Prostitucionit… e Mafias krejt jashte kontrollit te tyre !
Eshte mjerim intelektual per nje profesor si Zoti Kume behet papagall dhunuesish te Kushtetutes e kusaresh te vetekapur ne flagrance me € 700 000 Euro faqja ose dora, nga krahu i djathte i tij ne qeveri dhe ne parti Z. Dritan Prifti, drite paste ne Parajse !
Kushtetuta eshte e qarte si drita e Diellit: Presidenti dekreton daten e zgjedhjeve .
Nuk ka tager per c’dekretim.
Nuk ka asnje hapesire per argumentim, per interpretim ne kete rast.
Kushtetuta nuk eshte as film qe intepretohet, as pacavure qe argumentohet nga gangsteret ligjore te Sali Berishes, ala Enkeled Alibe Gebelsi, Gazmend Babale Bardhi, Clirim VeshGjata e profesore Plepash e akademike Domosdove.
Kushtetuta e Shqiperise nuk eshte blloku personal i kusarise se tij me ze e me figure € 700 mije euro faqja qe e ktheni nga e si te doje ai dhe Banda e tij.
Asnje interpretim, asnje argumentim dhe askush as Gjykata Kushtetuese vete nuk eshte mbi Kushtetuten. A-ja dhe ZH-ja e saj eshte zbatimi!
Gjykata Kushtetuese eshte produkt, sherbetor e jo instructor e aq me pak komandues i Kushtetutes!
Kushtetuta eshte kryeligji i te te gjitha ligjeve, eshte BIbla dhe Kurani, eshte Carta Magna e cdo shteti.
Logjika e Ilir Metes dhe keshilltareve te tij produkt Universitetesh Plepash e Akademish Domosdove eshte ligjike kusari e vrasesin serial intelektual si krimi kunder nherezimit i 21 janarit 2011 …
E vetmja logjike kushtetuese jane dispozitat dhe nenet e saj kurse logjika e secilit, aq me teper te nje Presidenti te inkriminuar me ze e me figure, eshte ceshtje personale e tij jo detyrim kushtetues.
Me veprimet e tij jologjike e despotike qe ka bere :
1- me dekretimin e vonuar te ministrit te Brendshem,
2- me mosdekretimin e ministrit te Jashtem ne keto caste historike per te ardhmen e Shqiperise ne gjirin e familjes natyrore Evropiane,
3- me parullen e tij leniniste “nje hap mbrapa” per opoziten e cmendur antishtet ligjor dhe “dy hapa mbrapa” per qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike nga populli dhe per kryeministrin, qe rrezikoi tri here permbysjen e saj dhe te tij personalisht per shkak te kembenguljes per jetesimin e Reformes ne Drejtesi dhe Vetingun, si premtimi tij madhor per popullin shqiptar qysh ne fushaten e 23 qershorit 2013, Ilir Meta jo vetem shkeli rende por edhe pshurri mbi Kushtetuten.
Me aktin e sotem ai e dhunoi dhe mbivendosi veten mbi Kushtetuten dhe u be kryetari de facto me nje opozite te terbuar dhe shkalluar nga tmerri i jetesimit te SPAK- ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, objekt e subjekt madhor i te cilave eshte edhe vete ai dhe bashkeshortja e tij .
Ky akt antikushtetues i shton efhe 7 akuza e konfliktit te interesit mbi 52 akuzave per krime te renda, dy te tretat e te cilave me zerin e figuren e tij dhe te bashkeshortes se tij.
Kjo eshte aresyeja kryesore pse Ilir Meta e ka humbur jo vetem logjiken, por de jure e ka shkarkuar vetveten.
Ky akt antikushtetues bashke me dekretin per cdekretimin e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit 2019, shenon edhe vetvrasjen e tij politike dhe ligjore .
Ai eshte nje akt jo vetem nul, por edhe aresye madhore e percaktuar qarte e prere ne Kushtetute per shkarkimin e tij nga posti i Presidentit te Shqiperise, qe nuk duhet ti ishte dhuruar kurrsesi nga Edi Rama dhe mazhoranca!
Kushtetuta e miratuar me shumicen absolute te cilesuar te Kuvendit te Shqiperise vetem zbatohet fjale per fjale e pike per pike, sic eshte, nga cdo qytetar e shtetas, nga cdo qelize e shtetit shqiptar e jo me nga Presidenti si garanti i saj.
Ne emer te atdhetarise shqiptare, ne emer te qyteterimit mijeravjecar iliro- shqiptar, ne emer te aspiratave per liri e demokraci, ne emer te Kultit properendimor, sidomos proamerikan te 95 per qind te shqiptareve kudo ne Bote, ne emer te Kushtetutes se dhunuar te Republikes se Shqiperise, u bej thirrje Kryetarit, Kryesise dhe cdo deputeti te Kuvendit shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje e anetaresie politike, te votojne qe te shkarkojne me procedure urgjente kryemafiozin e krye- Padrinon, kryekusarin e Shqiperise, Ilir Meta.
Ky eshte vetem hapi i pare i ligjit dhe drejtesise, i mbrojtjes dhe zbatimit te Kushtetutes se Shqiperise, qe e perdhosi dhe perdhunoi ne menyren me brutale duke e mbivendosur vetveten ndaj saj dhe organit me te larte legjislativ dhe shteteror te Republikes se Shqiperise, Kuvendit te saj!
Eshte koha qe kryeprokurorja e – Kryeligjzbatuesja e Shqiperise Z. Arta Marku te nenshkruaje urdherin e arrestit ne flagrance te Ilir Metes per shkelje flagrante te te gjithe neneve qe percaktojne shkarkimin e tij, per destabilizim te rendit kushtetues, komplot ne bashkepunim me fuqi te huaja armiku kunder nje qevetie te zgjedhur ne menyre demokratike per nxitje te luftes civile ne Shqiperi…
Sot… Neser eshte teper vone !
O JUGU-a tallesh apo me tere mend kerkon te vleresosh KAKARENE. Jo po te vije edhe CEKA,IDRIZI,TOPI,MEIDANI ,NISHANI E GJITHE MUTERIT E KETIJ VENDI………………..
Më në fund u erdhi dita ngordhësirave Sali e Ilir. Keqardhje për shqiptarët që shesin veten për ta për një grusht misër…
QEVERIA DHE KUVENDI TE SHPALLJN URGJENT GJENDJEN E JASHTEZAKONESHME SIC VEPROI MACRON NE FRANCE !
Te marre shembull gjithe qeveria,nga Mero baze .
Me nje mendim te vyer qe e zgjkith menjehere situaten.Shkriji 27 polici bashkjake, dhe bashkite te mbulohen nga policia e shtetit dhe te paguhen po nga shteti.Priu fondet e financimit tere punonjesve qe bejne veprime te tilla.Merri si te pandehur kryetaret e bashkive.Dil e thuaj qe deekreti presidentit eshte nul Por jo si miza ne qyp po tu shkoje lajmi dere me dere.Prokurorija po ri e heshtur epaafte te veproje me shpejtesi.Gjithe shtypi ben prapagande ncitese per konfliktin gjithe thone te vritet rama..Ku eshte prokurorija qe ti mare si te pandehur per ncitje.Vene socialistet dhe vete kryeministri ne debat dhe bie ne pozitat e ca analistevedhe debaton me ta sikur nje qytetar i thjeshte Hajde mendje hajde
Grusht shteti !
Te veproj sa me shpejt Parlamentin.
Moro mos to mbarofte kurr boja, pena vret me shume nga pushka, jepu drejtim
Haxhiqamilistet jane hedhur ne lufte per jete a vdekje, por do t’marrin ate qe merritojne. Fundi i Haxhi Qamilit dihet.
Ne keto momente udhekryqi ka vetem 2 grupime.Nga njera ane jane ato forca politike/njerez qe duan qe Shqiperia te behet shtet edhe ti kete syte nga Prrendimi, edhe nga ana tjeter jane ata qe duan te mbijetoje kaosi , vjedhja, mungesa e shtetit sic ka vazhduar ne keto 28 vite. Ne grupimin e pare jane mbi 80% e Shqiptareve pa dallim feje, krahine edhe ideje, kurse ne grupimin e dyte jane nje perzierje hajdutesh, mafiozesh, mashtruesish, anti-shqiptare , taleban, injorante e plote shkerdhatash te tjere. Per Sali Serbin, Ilir Kurven , Lulzim Bashen &Co nuk kam asnje dyshim se ku kane qene edhe ku jane ( Hajdut+Anti-Shqiptare ne palce) , por kam shume paqartesi se ku qendron Edi Rama. Megjithate, perderisa me fjale eshte pro reformes ne drejtesi edhe pro-perendimor i duhet dhene mbeshtetja maximale ne keto momente, pa e lejuar te perpelitet ose te terhiqet. Cfare do ti kerkoja zotit Rama ne keto momente do ishte qe ti linte topin ne dere mafiozit Ilir Meta duke i lejuar te caktoje nje date tjeter zgjedhjesh, por pa u ulur ne bisedime maraton me te ose me opoziten, per arsye se opozita eshte vec Ilir Meta edhe Sali Qeni te cilet nuk eshte se kerkojne zgjedhje, por pushtet ne tavoline.
Rrofsh o Mero. Ti te jep pak shprese tek lexon keto lajme te zeza nga Shqiperia jone e dashur.
shume mire per optimizmin qe tregon ne shkrim. njerezit qe te lexojne kane nevoje per shprese.
PËRPËLITJET E FUNDIT .!????⚖️⚖️
Z. Baze, nuk eshte e vertete se Sali Berisha eshte ne ngulcimat e tij te fundit, perkundrazi ai eshte me i lumtur se kurre ne jeten e tij.
Ai po sheh me syte e tij se si po sulmohet shteti, se si shteti i tij lufton kunder shtetit shteteror, dhe kjo gje e ben ate te lumtur.
Qe te nesermen mbas zgjedhjeve te vitit 2013, i vetmi gazetar ne Shqiperi, me emrin Xhevdet Shehu, ne nje shkrim te tij ne Gazeten Dita, ka shkkruar: “Ai nuk ka ikur, ai eshte aty!”. Dhe fjala e tij eshte vertetuar katerciperisht, sot e kesaj dite. Ai ka qe nga korriku i vitit 2013 qe punon per kete dite, se bashku me Ilir Meten, dhe ia arriti.
Per pergjimet, mendoj se eshte nje loj teper e kamufluar, ne te cilen ka rene brenda PS. Kam bindjen se ata njerezit, gjoja bleresit e votave, kane qene te futur nga PD, dhe regjistrimet nuk jane bere aspak nga Prokuroria, por nga nje aparat pergjimi qe ndodhet ne zyrat e shqup-it, sepse shqup-i ka kohe qe eshte kthyer ne zyra Gestapoje dhe zyra te UDB dhe te KGB ruse.
Te keqes po i vjen fundi, prandaj po shperthen se e ka kuptuar kete. Te vjen keq per bashkeqytetaret injorant qe i shkojne nga pas… Do ndjejne turp nje dite.
Ç’ne Mero nuk e ka braktisur anijen, se merot janë të parët që hidhen në det kur afron mbytja. Me mish e me shpirt Mero, mos u ndal, ishalla të marrin edhe ty me vete, Sala, Meta, Edvini. Të gjithë bashkë siç keni qenë këto 30 vjet. U është afruar ngordhja e se keni kuptuar o të vrarë.
Qe punonjesit e shtetit te ngrihen kunder shtetit kjo eshte menxyre. Ata do humbasin punen dhe do behen pishman. Jane perpelitjet e fundit te atyre qe e kane vjedhur e vrare kete vend. Do kete deme po do kaloje. Nje grup hajdutesh nuk e ndryshon dot rrjedhen e ngjarjeve. ILIR Meta e Sali Berisha do ikin te turperuar nga politika dhe jeta. Poshtersite e tyre do ndjekin dhe femijte e tyre qe do jetojne te perbuzur nga bemat e prinderve dhe mbiemri qe mbajne.
Te gjithe ne kerkim dhe te gjithe te kapen nje pas nje.. Te gjithe te japin llogari pa imunitet.. Te ndeshkohen ne fuqi te plote te ligjit.. Te behen zgjedhjet.. Kush del kundra shtetit ti priten tentakulat.. 3 miljone shqiptare nuk e meritojne te neperkemben per interesa personale te disa hallexhinjve.. Ti presi burgu dhe te mendohen mire kush prish parat e taksapaguesve.. Policia e shtetit, RENEA, SHQIPONJAT te mobilizohen dhe te fillojne te bejne “blice” ne menyre masive ku te arrestohen ne KZAZ-t e qyteteve nga 40-50 veta.. Ne arrest kush prek pronen dhe policin e shtetit..
Po kush hamamin eshte Mero Baze mer se na grricet karin. My bir kurve grua shkerdhyer çfare ska shkeuar per Ed Ramen apo ju ka zon truni nuk. Po sa bythqim paskeni qene per sufllaqexhinj mavi. Ta shkerdhefte gocen Greg Rama qe te marri Halim e Matildes qe ja shkedheu kristaq dobici.
Fjale te menduara dhe te peshuara.
Kur Shqiperia eshte ne dite te hallit,Z.Baze eshte aty per ata qe kane sy e vesh.Baze rendon i vetem sa gjithe llumi i zi e i kuq mediatik qe po i ve flaken Shqiperise.Ja thote Baze po shtetaret shqiptare nuk kane fije dinjiteti.
Nuk ka me keq qe po i behet shqiperise nga krye kopeja e hajduteve dhe krimineleve qe kryet e tyre u duferencuan e dolen hapur, ata jane katershja si dikur katershja kineze me ne krye te saj ketu ka Ilir Meten. Ne keto momente duhet shpejtesi veprimi te strukturave te shtetit, te partive progresive dhe te popullit te majte e te djathte qe e do shqiperine. Nuk mund te tolerohen njerez dhe struktura qe paguhen nga shteti dhe te sulmojne shtetin. Si mund te paguhen kryetaret e bashkive, punonjesit dhe policet e bashkive qe sulmojne shtetin ? Po ata deputet qe lane mandatet dhe kane marr molotovet kunder shtetit a paguhen ? T’ i behete thirrje popullit se shqiperia , demokracia dhe e ardhmja e shqiperise eshte ne rrezik nga katershja armike e shqiperise dhe popullit shqiptare. Popull o sot o kurre,neser eshte vone. Po ashtu t’u behet thirrje nderkombetareve te thone forte fjalen me nderhyrjen e tyre per te ndalur veglat e zgjatimit rus ne shqiperi pasi po iku shqiperia iken shqiptarizmi e per pasoj gjithe Ballkani. Te gjitha si perhere Mero Baze i ka thene por mbi te gjitha titulli me ” borderot” eishte shume i goditur dhe teje i mjaftueshem.
Z.Mero! Thuaj Rames arresto Ilirin Saliun.
@Linda! Arreston vetëm prokurorija dhe në këtë rol mund dhe duhet të jetë struktura brenda saj, SPAK-u. Po të ishte për prokurorinë e zakonshme këta maskarenj antishqiptarë do të ishin në burg prej kohësh. Ndaj Prokuroria e Posaçme dhe BKH, byroja kombëtare e hetimit, brenda saj, duhen ngritur sa më parë. Nëse pritshmëritë ndaj reformës së drejtësisë në tërësi dhe prokurorisë në fjalë në veçanti nuk do zhgënjejnë, Shqipëria do rrijë rehat të paktën edhe për 30 vjet. Fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Speciale, që ngrihet apostafat për të gjykuar akuzat që SPAK, do ngrejë ndaj këtyre “peshqëve të mëdhenj”. S’do ketë më prokurorë dhe gjyqtarë që do të mund t’u shërbejnë atyre si deri më sot, që edhe pse vodhën, vranë e prenë, u pasuruan dhe gjëmb në këmbë nuk u hyri. E ka thënë urtësia popullore, “E drejta (drejtësia) vonon, por nuk harron!”. U bëftë!….
Mero , sikur vetem editorialet e tua te lexonin e kuptonin gjithe shqiptaret nuk besoj se do ndiqte e degjonte njeri katershen e neveriteshme qe do te djege vendin Po cti besh kur bashkohet injoranca me interesin material se Berisha e Meta po e perdorin parane per diten e zeze qe I ka pllakosur
Po Z. Ngjela ku eshte? Ndoshta eshte ne Amerike per te marre udhezime te reja!
Po Amerika ku eshte? Ndoshta eshte e zene me hartimin e listave per personat e padeshiruar per te hyre ne Amerike, pra nuk e ka mendjen tek lufta qe po behet ne Shqiperi! Sapo te lirohet pak, do te merret edhe me Shqiperine, por mbasi te digjet Shqiperia dhe te shkaterrohen institucionet!
Te fala Takut dhe Amerikes!
BRAVO DHE FALEMINDERIT MERO.
JE ANALIST I SAKT E PATRIOT. SOT SHQIPETIA KA SHUME NEVOJE PET NJETEZ TE TOLL.
TE GJITHE PINONJESIT E SHTETIT QR VIHEN NE SHETBIM TE LIKE FLORIRIT E SALI KRIMINELIT NE KUNDERSHTIM ME LIGJET E SHTETIT …ME E PAKTA TE SHKARKOHEN …LARGOHEN NGA PUNA URGJENT.
NESER DO JE SHUME VONE.
EDI RAMA TE TREGOJ FORCEN E SHTETIT.
Nje analize inteligjente e patriotike.
Te lumte she faleminderit Mero Baze.
Duhet te verifikohen nese jan autentike ,pastaj te flasim. kjo eshte e deomosdoshme dhe detyra e pare .
Po zbardhja e pergjimeve a eshte bere me korektese.
Po perkthimi a eshte bere me korektese????”?
Se mos flasim mbi manipulime.
Me habit si eshte pergjuar kryeministri. edeputet etj a kan vendime me cfar mortivacioni .apo LLalla?????!!!!!!!!
me sa di une pergjimi aplikohet per krime qe deniohen mbi 7 vjet.
Edhe ne kohen e Enverit nuk ishte keshtu……..
Eshte vene ne pergjim Partia Soc ialiste duke filluar nga kryetari dhe gjith drejtuesit
Eshte ligjore.
Zoti Mero! Te falenderojme qe prej disa vitesh je rreshtuar ne balle te luftes kunder krimineleve dhe bandave qe kane marre peng kete vend,si ajo e madhja e Karaxhicit shqiptar vicidolas ashtu edhe nga e vogla e sheikut te degjeneruar presidencial.Je nje shembull madhor per tu frymezuar.Na perfaqeson denjesisht te gjithe ne shqiptareve te thjeshte qe nuk kemi mundesi te shprehemi,pervecse me vote kur te na kerkohet.Shrime te tilla populli ka nevoje te lexoje disa here ne dite.Ai,qoftelargu,zjarrvenesi,kryebanditi vicidolas,agjenti i UDB-se eshte aty,ai nuk ka ikur.Vesi i tij per te bere vetem gjera te keqija,perfaqesuesi i djallit ne shqiperi eshte prezent ne cdo krim,ne cdo veper penale.Nen cdo gur qe te ngresh eshte emri i tij: Salih Ram Berisha-Karaxhici! Nuk e di a e lexon kete Arta Marku! Nuk e di a e lexojne kete ata prokurore qe aspirojne te behen pjese e SPAKUT;ata gjyqtare te ndergjegjshem dhe atdhetare qe duan qe ky vend te behet nje vend europian,te behet shtet dhe te mbreteroje ligji e rregulli.Sepse po ta lexojne dhe po ta kuptojne rendesine e situates duhet te mos i zere gjumi dhe te hidhen ne veprim per ti thene ndal veprimtarise agjenturore e te jashteligjeshme te ketij krimineli ENDE te pa-denuar!Nuk e di a e kuptojne kete dhe c’mendojne anetaret e kolegjit zgjedhor qe presin te kalojne ditet per te shqyrtuar pa-ligjshmerine e cdekretit presidencial te cmendallakut dhe karrieristit miliarder Ilir Rexhep Metaj,i cili per hir te pasurise se tij perrallore dhe per banjen e maces ne gjirin e Lalzit etj etj si dhe per bythen(per te mos perdorur nje fjale tjeter) e se shoqes dhe per te cuar deri ne fund fjalen qe i ka dhene banditit Berisha( perpara se ai ta shpetojte nga burgu me anen e kamikazeve te tij ne gjykaten e larte ne vitin 2011) eshte bere pale me te dhe nate e dite punon kunder vendit,kunder popullit,kunder kushtetutes dhe kunder interesave europiane te shqiperise.Ai eshte numuri nje (me apo pa firme) i interesave ruse dhe serbe ne shqiperi,sepse shfrytezon djallezisht dhe postin e dhuruar nga Edi Rama si me demek president.Ai eshte si Espinoza i la piovres ose me sakte eshte si Andreoti i Italise.Eshte rreshtuar hapur kunder interesave dhe politikave amerikane ne shqiperi,kurse sa per Europen as qe e can fare.Gjyqtare e prokurore te rangut te Ina Rames,qe i njohin mire te tilla emra dhe jane ne gjendje dhe nga ana ligjore ti vene perpara pergjegjesise ka ardhur koha te mbrojne shqiperine,te mbrojne popullin dhe te ardhmen e tij europiane.Si ka mundesi qe nje super i degjeneruar si Ilir Metaj,i cili eshte personi me i urryer ne kete vend,pas Sali Berishes( i cili eshte kapur me presh ne dore duke vrare njerez ne mes te bulevardit,vec te tjerash) te qendroje akoma president dhe te shkaktoje lufte civile?Sepse po ndodhi qe te kete gjak,nuk i dihet se si do te vazhdoje me tej…!Salih Karaxhici ndersen shqiptaret te perplasen me njeri tjetrin dhe jo me larg se para disa ditesh i biri,blen 2 miljone euro toke ngjithur me vendin e krimit te tij,ne Gerdec???! Me ke tallen keta? Nuk ka ne kete vend ndonje grua me pantallona apo burra me t…qe ti tredhe keta kriminele????? Ku eshte pare e degjuar qe police bashkiake e nenpunes shteti,pavaresisht nga bindjet e tyre te marrin urat e zjarrit e te veshin uniformat e paguara nga ky popull dhe te djegoin vendin e ti kundervihen policise e organeve ligjzbatuese!Dhe me e bukura,megjithese jane te identifikuar,jane akoma ne detyre e paguhen,duke share e ofenduar tere popullin dhe qeverine e zgjedhur prej tyre! Pakica me mjete dhume kerkon ti imponohet shumices!Ky eshte kulmi!OSBE-ja e tha troc dje:” shkaktartet ,por dhe inicuesit e frymezuesit e dhunes te vihen perpara ligjit.”Por kur dhe nga kush?!Nga presidenti qe shkel me te dyja kembet kushtetuten e vendit,apo nga e shoqja qe ka dalur nga pavioni i te cmendurve?Kjo eshte ceshtja!
Nuk jam ne Shqiperi e po informohem vetem nepermjet shtypit. Nuk kam simpati per ramen por nga leximet del se edhe ky e ka dhjere…ama te behesh pale me saliun luli e lirin deshmon mungese llogjike(per mos thene me keq) dhe vetem interesat e ngushta mund te bejne ti ndjekesh…rama duhet te tregoje qe eshte KM e te zbatoje ligjin. PIKE …perndryshe njerezit nuk do shkojne ne zgjedhje nga frika e talebaneve te pd-lsi
Mjaft ,mjaft me llafe ! Jam plotesisht me ty Alban ! Sa me shpejt arrestimin e kryebanditit qe po djeg shqiperin ! Mos prit ma …Mos prit kur te jet von ! Cfar don ma or shtet i zgjedhur ,,,Vepro se zemerimi popullor ka shkuar atje ku nuk mban ma Mjaft me ngurime “demokratike”qe po ju le hapsir armiqeve te shkaterojn Shqiperin !Arestoni Ilir Meten kte gangster te pangopur burin e asaj qe esht ber neveri e shqiptareve ! Turp pasiviteti ,e ky pasivitet ,do quhet tradheti e bashkpunim !
Z.Baze, ndiko, bashke me koleget, si intelektual dhe ze i fuqishem i pushtetit 4, qe KM te shkrije policine bashkiake, nje rudiment, parazit, vjedhes, qe denigron qeverisjen, i shton koston ne permasa gjigande…per turp. Ju flm, duke besuar se do te mirekuptohem, komenti im do te jepet.
Me kte kurrupsion ne shkalle industriale I kane be shqiprise duhet te shkojne te gjithe ne Burg .Boll me.Nje rrugac i lidhur me qeverine te kercenoj mesusin per voten ose vendin e punes turp. Krytar bashkie qe se kane idene nga urbanistika kane betonizuar gjithe vendin. Pensioni 70 mije leke te vjetra ne muaj.skandal. Boll me me kete qeveri te korruptuar 6 vjet qeveri kane deshtuar .Me mire te qeverisemi nga Gjermania po te na pranojne.Se ne nuk kemi politikane me bole po kemi burreca.
Z.KMinister! Ju lutem, vej detyre: preju tagjine njethundrakeve dhe leri azat, te shijne ne leme. Eshte koha e korrje-sgirheve …..
Z. Mero Baze keni Shume te drejt ne cdo gje qe shkruani. Sikur te gjithe gazetaret dhe analistet ti shikonin gjerat me syrin e te drejtes keta monstra nuk do kishin mbijetuar ne keto dite. Per fatin tone te keq Shqiperia eshte mbushur me njeres te vegjel te cilesise me te keqe qe mund te kete. Shpresoj qe populli tju tregoje vendin sa me pare.
Gharperi i vogel vritet me shkop te madh.
Ata s’pyesin as per Met, as per Berish, as per shtet. Borderoja i ben ata te paarsyeshem dhe te rrezikshem.
Mero Baze vete shkruan vete Ben komente vetes,
Si nuk u lodhe njehere more derezi.
A ju ka rene ne sy qe “qytetari dixhital” ka heshtur.
Nje banor prane pallatit ku banon Saliu me thote se Saliu nuk eshte pare te dale nga pallati.
Kjo na ngjallur dyshime ne ate mehalle se mund te kete pesuar infarkt te miokardit ose stroke.
A di njei me shume?
Rrofte Shqipëria!
Mos ta harrojme kurre kete.
Respekte.