Përgjimet, Rama: Skenar i PD për të bllokuar negociatat dhe reformën në drejtësi. Ata kanë frikë nga zgjedhjet. Lajmet e Gjermanisë i pararend Qim.neti

20 Qershor 2019, 12:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se publikimi i përgjimeve nga Bild ëqshtë skenar i përgatit nga PD për të bllokuar negociatat dhe reformën në drejtësi.

Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se opozita po merr peng procesin zgjedhor të 30 Qershori.

“Në këtë orvatje bashkohet ankthi nga drejtësia nga frika nga zgjedhjet. Po marrin peng procesin zgjedhor të 30 Qershorit.

Gjetja e vendit në Gjermani, kalendari aspak cuditërisht i përputhur me protestat, flasin vetë për këdo që dëshiron që të shikojë dhe mendojë. Revolucion imagjinar me punonjës bashkie, të rinj rrugë humbur që maskohen.

Ato përgjime po e kryejnë funksionin e tyre për objektivin që janë bërë në një betejë zgjedhore ku ka qenë e instaluar e gjithë PD me në krye Bashën, deputetet dhe grupe që ushtronin presion dhe dhunë dhe çuditësisht është vendosur antena mbi shatin e PS dhe jo mbi palën tjetër. 

Por ç’rëndësi ka kjo, u bënë si këto, si ato, pse nuk u hetua, pse nuk u veprua, pse nuk doli një urdhër për kapje në flagrancë dhe pse shkuan te PD dhe pse dolën në Gjermani dhe dolën tani dhe si shpjegohet që lajmet e Gjermanisë i pararend qimi.net i Shqipërisë.

Antena u vendos vetëm mbi shtabin e PS-së dhe jo tjetrën, por pse nuk doli një urdhër i vetëm për kapjen në flagrancë, pse shkuan te PD-ja? Pse tani? Pse në Gjermani? Si shpjegohet se lajmet e Gjermanisë i pararend Qim.neti. Kjo është një sallatë e madhe fjalësh, por nuk ka asgjë dhe janë në proces. 

Përgjimet dalin për koka me një zbrazti të konsiderueshme si koka në fjalë që po më drejtohet mua. Biseda është nxjerrë nga konteksti.,

Brenda 4 javësh unë do i kërkojë gjykatave gjermane që të zbardhin tërësisht të vërtetën, lidhur me gjithca është thënë në adresën time, ndërkohë që atë bisedë unë e kam bërë dhe do ta përsërosja përsëri dhe biseda të atilla kam bërë me mijëra me gjithë shtabet në vend.”- tha Rama.  (TemA)

2 komente në “Përgjimet, Rama: Skenar i PD për të bllokuar negociatat dhe reformën në drejtësi. Ata kanë frikë nga zgjedhjet. Lajmet e Gjermanisë i pararend Qim.neti”

  1. NNP says:

    Ne cark keq zene tradhetise Te ka ngul thiken ne shpine Se kerkon t’i hapesh udhe Peng ta marri Shqiperine Eshte i larte misioni yt Behu tribun i qendrestareve Nuk lufton vetem per sot Por per te ardhmen e shqipetareve Behu trim e mos u tut Qendro fort si mal ne kembe Si burre lufto me te ligjte Sy per sy e dhemb per dhembe Ne fushe te betejes rene Njemije here me i nderuar Se sa gjalle e i pa nder Besen popullit tradhetuar Mos harro sa mund t’u desh Per te ardh aty ku je Tanime jane djeg anijet Rruge kthimi prapa s’ke Nata qofte sado e gjate Vjen nje cast e do agoj Bej guxim edhe nje here Dhe e drejta do fitoj I embel fryt i fitores Vuajtje,sakrifica do Rruge e saj plagesh e shtruar Neje burre-LUFTO! FITO!

  2. Njutoni says:

    i Qim.net esht agjensi kurvash me pages.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje