Nga Shkodra në një situatë jo të zakontë për mbajtjen e tubimit elektoral, kryeministri Edi Rama u zotua se transforimimi i këtij qyteti në 4 vitet e ardhshme do të jetë sfida e tij personale.
Edhe pse në protestë, vetëm larg metra nga takimi elektoral i PS-së, kreu i qeverisë nuk kurseu akuzat për kryebashkiaken e Voltana Ademi, të cilën e konsideroi të më të paaftën e gjithë historisë, që nga dita që bashkitë kanë hapur dyert në shtetin shqiptar.
“Dua t’ju them dicka jo vetëm socialistëve po edhe demokratëve, atyre që jetojnë në Shkodër, apo janë të lidhur me të.
4 vjet më parë jut hash vlonjatëve se ishte koha për të hapur një kapitull transformimi dhe kushdo që e sheh Vlorën sot, e ka të vështirë ta njohë, ndërsa sot ju them shkodranëve që Shkodra e 4 viteve të ardhshm është sfida ime personale për të bërë bashkë me Valdrinin më shumë se në të thuajse 30 vitet e marra bashkë nën drejtimin e atyre që sot kanë dalë në rrugë të madhe e nuk dinë më se cfarë të ofrojnë tjetër vec kërcënimeve shantazheve, molotovëve dhe kaosit.
Më vjen shumë keq që nuk ka na u dha mundësia që drejtueses më të paaftë që është ulur ndonjëherë në karrigen e një kryetari bashkie të majtë apo të dhjathtë në të gjitha vitet e shtetit shqiptar, t’i jepnin një mësim të merituar me votë në një garë alternativash, e ballafaqimi demokratik. Pse? Kjo nuk është në dorën tonë, s’e zgjodhëm ne.
Ata kapitulluan përpara fillimit të betejës zgjedhore, sepse plan ii tyre nuk ka lidhje me Shkodrën, e me të ardhmen, plani i tyre është plani i 4 njerëzve në hall shumë të madh me drejtësinë që po vjen e atyre rrotull.
Nëse unë do isha njeriu që ata përpiqen të pikturojnë, si njeriu që i do gjithë pushtetet, dy vjet më parë i kisha mundësitë. Ikën nga parlamenti se nuk donin vettingun e filluan të njëjtin avaz, Rama ik, s’ka zgjedhje me Ramën. E mbajnë mend shumë se sa shumë i jam lut Bashën edhe kur BE e SHBA u dorëzuan”, u shpreh Rama.
Sfida personale kunder kujt? Se e ke kandidat te vetem Valdrinin e Hipotekes…
Hyn ti Yusuf ! Trap
Une vizitova Shkodren ditet e fundit pas 25 vjetesh qe nuk e kisha pare qe nga viti 1994 per aresye te emigracionit. Vizitova po ashtu edhe Vloren. Me ka ardhe shume keq kur pashe Shkodren qe ishte katandisur sikur ishe ne Lindjen e Mesme me dyqnxhinj qe shisnin akoma ne trotuaret e qendres se qytetit. Ishte per te ardhur keq se si sihte lene Shkodra. Nje qytet me bukuri natyrore te mrekullueshme por e lene ne mes te rrugeve. Vetem ne shtete te Lindjes se Mesme kam pare qe te shesin mallra, rroba e cfaredo ne trotuaret, jashte dyqaneve. Nuk gjeta nje kosh plehrash te hidhja disa letra qe nuk me duheshin neper qendren e Shkodres. Thashe turp i madh qe Voltana Ademi nuk ve as edhe kosha plehrash per qytetaret dhe turistet te hedhin mbeturinat. Mu desh te futesha ne nje kafene te hidhja letrat, se nuk mund ti hidhja ne toke. Njerezitg teper te mire por administrata e qytetit i ka tradhetuar, TURP, Voltana Ademi dhe shpurra e juaj qe e keni tradhetuar endren e Shkodres. I thashe vehtes si eshte e mundur qe keta njerez votojne per njerez si Voltana Ademi. Por pastaj me erdhi ne mend nje shprehje qe e kisha lexuarc diku: “Njerezit e meritojne administraten qe kane”. Shkodra, mesa duket, per nje aresye ose per nje tjeter, i meritoka keta haxhiqamile dhe otomane qe drejtokan qytetin. Ta gezoni Voltanen ore shkodrane te marre! Nga ana tjeter po e krahasoja Shkodren me ate qe pashe ne Vlore. Vlora nje qytet ne ndertim dhe ndryshim. Lungomare nje bukuri e rralle. Shtepi te ndertuara brenda kufijve te lejuar nga ligji, jo pa leje sic me ishin mbushur syte ne rrugen drejt Lezhes dhe Shkodres. Mu duk vetja ne Vlore sikur te isha ne bregdetin e Monte Karlos dhe Kanes. Qendra historike ishte ne ndertim dhe rikonstruktim. Do te me ishte bere qejfi me shume sikur ta kishin mbaruar rikonstruktimin me heret keshtu qe te shikoja bukurine qe do te realizohej. Por vura re qe Vlora eshte ne dnertim dhe zbukurim. Kujtova aeroportin qe do te ndertohet dhe mendova qe edhe nje port i madh to te ishte nje shtese shume e bukur. U kenaqa akoma me shume kur dola gjate mbremjes ne bregun e qytetit dhe pashe nje koncert falas me kengetare shqiptare e kosovare (Peristeri, Aurela Gace, Klajdi Haruni, Bruno, Getoari) dhe u kenaqa vertet. Bravo thashe Kryebashkiaku Leli. Pata rastin te vizitoja edhe kalane e Shkodres qe ishte lene ne mes te rruges me asgje per tju ofruar vizitoreve dhe turisteve. Pata edhe rastin te vizitoj Kalane e Tiranes dhe u mahnita me cfare Erion Veliajn kish bere aty.