Tensione në Shkodër, Voltana Ademi: Nuk lejojmë kriminelin Rama të uzurpojë qytetin

20 Qershor 2019, 19:26Politika TEMA

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka zbritur në shesh për t’ju bashkuar protestës së opozitës që kundërshton praninë e kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Ademi nuk firmosi lejen për organizimin e takimit elektoral të Ramës duke theksuar se 30 qershori është shfuqizuar si datë për zgjedhjet lokale, por PS vendosi të vijojë me planin e saj.

Ademi u shpreh pak minuta më parë se shkodranët nuk do të lejojë uzurpimin e qytetit nga një kriminel si Edi Rama.

“Nuk mund të lejojmë që një bandë kriminale të uzurpojë qytetin. Shkodra ka demonstrua të gjithë jetën e vetë që nuk mund të lejojë uzurpatorin dhe kriminelin e Edi Rama dhe të tjerë përpara tij. E drejta jonë për të protestuar dhe për të thirrur ‘Rama ik’, është e drejta jonë legjitime”, u shpreh kryebashkiakja demokrate.

Ajo deklaroi gjithashtu se “nuk ka asnjë arsye që Policia e Shtetit të gjuajë mbi njerëzit, qoftë me gaz, qoftë me helme.”

Menjëherë sapo Voltana Ademi është afruar pranë kordonit të policisë, ndaj saj u hodh gaz lotsjellës. PD e konsideroi veprimin e policisë ndaj kryebashkiakes si një akt të paprecedent.

Mbështetësit e opozitës vijojnë të qëndrojnë pranë sheshit ku do të mbahet mitingu elektoral i Partisë Socialiste. “Rama ik” është thirrja më e shpeshtë që dëgjohet nga protestuesit. Për momentin janë duke u hedhur gurë dhe sende të tjera drejt efektivëve, por nuk ka përplasje fizike.

7 komente në “Tensione në Shkodër, Voltana Ademi: Nuk lejojmë kriminelin Rama të uzurpojë qytetin”

  1. Ben says:

    E çuditshme si nje cope mishi si Voltana,eshte kryetare bashkie.

  2. Eri says:

    Turp per kete grup “Bohoharam”qe paska lindur ne Shkoder.Dhe kete ja arriti Voltana Ademi me taksat tona.Shkaterron qytetin e saj sot dhe neser do shkaterroji Tiranen.

  3. 1 says:

    Si ajo banda kriminale qe uzurpon Tiranen ??????!!!!!!!

  4. Tarasi says:

    Ke te lejojmë moj bushtër kriminelin sali Berisha edhe ilir floririn? Po na bëheni njerëz me kulture tani ju mbas disa përgjimeve? Ku ishit ju bushtrat e PDsë kur vratë 4 protestues apo kur nxori Dritan prifti dallaveret e lokshit nga Skrapari??? Ku ishit o bushtra???

  5. Shkodran prej tropoje says:

    SHKODRANET qenkan tropojan njerez te pa gdhendur nese nuk e do ramen mos e degjo Mos shko ne meting eshte e thjeshte
    Kisha menduar shkodra qytet i kulturuar por jo keta qenkan alabake

  6. lexuesi i irrituar says:

    Shkondra nuk eshte prona jote private , aq me teper qe ai eshte kryeministri edhe i Shkodres …Ty duhet te dergojne ne gjykate per fjalorin qe perdor…

  7. AM says:

    Po pse moj bajge, kush je ti qe vendos se kush do te beje miting ne shkoder?! C’te hyn ne pune ty se kush ben mbledhje perderisa ja garanton kushtetuta e republikes lirine e shprehjes. C’do ti me te?! Ka te drejten secili te beje miting e te shprehe idete e tija. Kryebajge komuniste!! Si guxon ti akuzon dike si kriminel? Kush je ti partia apo byroja politike?! vraç veten!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje