Nga Ilir Mborja
“Nëse ju mendoni vërtetë se ky parlament do të shpërndahet prej presidentit, atëherë presidenti nëse e bën këtë gjë, t’i thotë burgut hapu!” – tha Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit.
Pas kësaj, ajo shpjegoi se: “Ai nuk e ka kompetencën e shpërndarjes së parlamentit dhe, se shpërndarja e parlamentit (përveçse dy situatave të parashikuara në kushtetutë) është një shkelje e rëndë e kushtetutës.”…
Meqenëse më rezulton se ai, Ilir Meta, mund ta ndërmarrë këtë veprim të çmendur, po ju drejtohem të gjithë deputetëve dhe po mundohem t’jua shpjegoj arsyen e dëshirës së tij për t’i thënë sot burgut hapu: Të nderuar deputetë!
A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se që prej kohës kur e pa të pashmangshme burgosjen e tij për korrupsion, Ilir Meta ka një dëshirë (sigurisht të detyruar nga zori) për t’u burgosur për një motiv politk?
A nuk është pikërisht i tillë, politik, siç e dëshiron ai, motivi i shkeljes së rëndë të kushtetutës? Kjo dëshirë, për t’u viktimizuar si i burgosur për arsye politike, i lindi kur, kërcëllimën e prangave si i korruptuar, ia treguan hapur në Uashington më 29 tetor të 2015-s, gjatë intervistës së tij dhënë gazetares në studion e “Zërit të Amerikës”…
Është lehtësisht e provueshme, se, që nga ajo ditë, ai mendon vetëm për modifikimin e akuzës dhe devijimin e saj nga ordinere në politike. Harruat çfarë deklaroi më 6 gusht të 2016 tek intervista e botuar në gazetën “Panorama”? Ja u kujtoj unë: “…
Pra, kur Fatos Nano, i lindur në mes të Tiranës e përballoi me aq sukses burgun politik, e kjo mendoj se është periudha e tij më e lavdishme nga pikëpamja politike – padyshim që për mua, që kam lindur në majë të malit, burgu është shumë më i lehtë dhe motivues për të rritur më tej LSI-në dhe mbrojtur demokracinë në vend.”.
Edhe me gatishmërinë e “vetëflijimit të tij si Allende” që u ofroi amerikanëve nga Pogradeci më 20 prill të këtij viti, bashkë me kanosjen se do të destabilizonte Shqipërinë po të mos e amnistonin si të korruptuar, duke krahasuar veten me Allende-n, Ilir Meta drejtëpërdrejt shpalli ofertën e “dëshmorit politik”…
Edhe kur na kujton burgosjen e Fatos Nanos në intervistën e 6 gushtit të 2016-s, ai nuk harron të përmendë rolin amerikan sipas tij në atë histori…
Formimi i afërt i SPAK-ut, gjakderdhja (shumë e dëshiruar prej tij) ende e pandodhur, pjesëmarrja e ulët në mitingun e radhës, mund ta shtyjnë atë që siç tha deputetja Hajdari: “T’i thotë burgut hapu!”. Ndoshta 10 minuta para mitingut, ndoshta në mes,.. Kinse për të shmangur anarkinë, ai mund të nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit…
Atëherë, për mungesën e të paktën të 84 votave të deputetëve, do të shtyhet edhe për ca muaj formimi i SPAK-ut dhe i Gjykatës Kushtetuese…
Ndërsa shqiptarët, pas ca kohësh në gjyqin e tij do të dëgjojnë apologjitë e mbushura me plot “atdhedashuri” nga “i vetësakrifikuari për Shqipëri e shqiptarë”, “i dënuari politik”, ish presidenti Ilir Meta…
Deputetë! Apologjitë e hajdutit nuk ua kemi borxh. Prandaj, mos ia jepni këtë mundësi! Boll halle na keni shkaktuar. Prandaj: Ose mblidhuni e lidheni, ose shpërndahuni para se t’ju shpërndajë ai!
Bravo per shkrimin…hajduti meriton burgun.
Shqiptaret ne keto 30 vjet kane treguar qe janne te gjithe cara hajdut kriminel te pa pergjegjshem qe vertetojne theniet se turcelinjt shqipfoles nuk formojne shtet.
Ne se vijne te huajt qe nga drejtesia e deri tek policia keta hajdute te vendosur ne gjirin e lalzit mund te japin llogari ,ndryshe ky vend dhe ky komb do katandiset me keq se ne kohen e merhumit mbret apo ali pashes kacak.
Po ne arrixhite quhemi pakice kombetare ? Kush do na japi ne pensionin,Greqia apo Stambolli ?
Gjenial! Shume e vertete kjo qe thoni z. Mborja.
Sakte.S’ka nevoje per arsyetime e llafollogji tjeter.
Nuk behet stan me lepuj.Keta te PS-se pa u thane Europa nuk bejne as nevojat fiziollogjike.PS-ja vetem kur e kafshon ujku e beson qe eshte e vertete.
Edhe po të dekretojë shpërndarjen e parlamentit, shpërndarja s’ka për të ndodhur, sepse, siç e përfytyron Meta mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe e përdor si një favor për shkeljet e njëpasnjëshme te Kushtetutës, ashtu do ta përdorë edhe Kuvendi, dhe gjatë kësaj periudhe do të ngrihen të gjitha organizmat që e bëjnë plotësisht funksionale reformën e drejtësisë, nga të cilat Meta end Co ka frikë dhe mundohet të pengojë të ngrihen.
Nuk e kuptoj se kujt ja bene kete thirrje !Mos valle i drejtohesh Kujtim Gjuzit apo atij tjetrit ,nje fare Lefter Lefterit,apo asaj çupkes qe siç hyri doli nga paralmenti nen urdherat e pronares se kuplarase e cila mendoi se po te dilte ajo nga parlamenti do te behej zhurme e madhee do te thellohej destabilizimi por qe ne fakt nuk pati asnje efekt jo ajo por sikur te ikin edhe nja dhjete si puna e saj!Ndaj efekt kjo thirrje me shume te kishte po ti drejtoheshe Toto Likes se ai mund te reflektoje duke e marr te mireqene kete oferte por vetem se nuk ka garanci se pianecit Nano i ka dale boja e nuk e ndihmon dot,Beri po rruan menderen e tij,Luli shkoi per b…….e dhe e hengri ne my……e!Ndaj i vetmi shance eshte te paguaj ndonje sozi te tij duke e lene ne postin e shkarkuar te presidentit e tia mbathe atje ku ka lene floririn se ka bere nje gabim ndoshta me vetedije qe ka te drejte ti terheqe vetem ai e askush tjeter!Uroj qe kete koment mos ta lexoje dranja Mona se e hengri te gjalle po ia kuptoi hilene ,ndonese kam nje dyshim qe mund tia kete thene Nikolle Leshi ,me falni Qeni,me falni Lesi se nuk e di se perse ia ngateroj gjithnje llagapin kesaj vemje qe bente thirrje per gjak ne 30 e me siguri do te kete patur parasysh vetflijimin e “Toto Likes” ne kete date n.q.se ka marr vendim por harroj qe ajo dite eshte dite feste qe edhe sikur dhente zoti ta kene bere me fjale te tre(jo Moni se eshte pjellore akoma) Shqiperia do gezoje e ritheksoj Shqiperia jo fqinjesia!
Mire (ndoshta), por është për te u çuditur se si gazeta Tema e përballon gjithë këtë paturpësi duke heshtë për krimet e Ramës!?
Ndaj shtroj pyetjen, pse ju Z. Mbroja, Baze e deri edhe tek ju komentuesit, duhet të jeni më të mirë se Meta, nëse solidarizoheni me krye-kriminelin e sotit – Ramën?
Cfarë hipokritësh jeni ju!
Qenke pak me shume se idjot , zoti Jakup !
Toka jone e vogel Shqiperi , mban krijesa nga
me te cuditeshmet qe ka sajuar natyra !
Idiotesia fillon e mbaron me paturpesine per ta ofendue tjetrin!
E gezofsh fatin tuaj qe ta percakton urrejtja, demagogjjia, pa/besia, tradhtia, hajduteria….dhe a do me tjeter-ia???
Une prap ju dua shqiptare
“Forgive them father, they don’t know what they are doing “
Sakte dhe bukur
Analize perfekte Ilir
Ilir Meten me shume e tremb humbja e gjithe asaj pasurie qe ka vjedhur ne keto 30 vjet, se sa burgu.
Edhe prona qe ka ne Londer se shpejti do ti pervetsohet.
Pritet shkarkimi I tij qe te mos krijohet incident diplomatik, qe ti pervetsojne edhe pronen qe ka ne Holland Park, London (vlera mbi £5 Million Pound)
Te gjithe gazetar, intelektual, ish presidenta, ish deputet … duhet te shkruajn per kete hajdut pse duhet te heshtin eshte momenti me i pershtatshem per tu shprehur kunder maskarenjeve. Rrofte USA.
Absolutisht e sakte!
Ndoshta mund te ndodh te marten ose te merkuren nese parlamenti nuk mbaron pune te henen! Sapo letrat e KQZ te arrijne ne dore te tin. Aty do gjej argumentin per shpalljen e Parlamentit si i paligjshem. Atij i duhet burgosje politike! Qe te shpetoj milionat dhe te rifutet ne politike mbas burgut!
Jakup bub bub!
Po per piqemi te gjejme nja 4 te vrare ne bulevard nga Rama, po perpiqemi te gjejme vidion e Rames me bllok ne dore duke kerkuar 7%, po perpiqemi te gjejme nje dosje (si 978) ku dite para zgjedhjeve i kerkon Ismailit 200000 Euro per zgjedhjet!
E di Jakup qe per ty keto nuk jane “krime” por gjera ordinere sic duhet te neshe edhe vete! Por Mero S’po gjene gje! Ndihmon dote Jakob?
Atëherë do të ketë zgjërim të akuzave për anarshistin numër 4 të popullit shqiptarë
Hiqeni kte foto se na e shpifi ky langaraqi! C’ne ky hajduti te bej shenjen e Shqiponjes.. hiqeni mos e nxirni me ne keni perendi
Po si nuk e shperndan dot parlamentin, kush jane parlamentaret: polic medioker e hajn Ndreu, thuthuqi Gjiknuri i biri i Lirie kurves tu ia marre ne goje Imer katnar Lales, Ulsi bajge dohoshishti, Xhemol katnari simboli i trashesise e mediokritetit, e ke te numerosh me pare. Po pse o popull shqiptar je kaq iulet?! Si vazhdon t’i durosh keto qelbesira?
Kush eshte kunder Shqiptarve e kunder Shqiperis e ka venin ne Reç, nje prej tyne je edhe ti ilir meta.
Koha do ta tregoj .
LIKE LESHI QE BEN SHQIPONJEN ME GISHTA KUJTON SE AJO ESHTE PULE SIMBOLIN E SAJ E BEJNE KRENARET QE I KANE DUART TE PASTRA PA TRADHETI PA GJAK PA KORRUPSION PA VJEDHJE BESNIK TE MEMES SHQIPERI JU DO T’U REKOMANDOJA TE BENI SIMBOLIN E TAKES KEPUCES SE MONES TE SHKON ME SHUME MOS NA MBUSH MENDJEN ME PORDHE