Fatos Klosi: Rama s’është nga ata që dorëzohen kollaj, opozita ka marrë përsipër gjykatësin e prokurorin

22 Qershor 2019, 18:33Politika TEMA

Për ish kreun e SHISH, Fatos Klosi, situata politikë në të cilën ndodhet aktualisht vendi është shumë e rëndë.

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, ndërsa shprehu keqardhje për situatën ai bëri përgjegjëse të dyja palët.

Ndërkohë, ai u shpreh se opozita ka parashtruar kërkesa absurde për zgjidhjen e ngërçit politik.

“Gjendja është shumë e rëndë, më vjen keq që erdhi deri këtu.

Përgjegjësinë më të madhe e ka opozita, po ngutet shumë për të bërë punën e saj.

Puna e saj është të luftojë për të ardhur në pushtet, kjo është puna që ka opozita, por po ngutet shumë. Ndaj jemi këtu. Unë kam pritur një kompromis si është bërë gjithmonë.

Para cdo situate zgjedhore kemi patur një situatë të tillë, po është gjetur gjuha. Lufta politike është bërë e ashpër dhe e sollën vendin në këtë situatë. Përgjegjësi kanë të dy palët. Qeveria po mban të drejtën e saj, opozita po ngutet.” u shpreh Klosi.

Rama nuk është nga ata tipa që dorëzohen kollaj dhe këtë do të quaja defekt që s’u arrit.. Po nuk besoj që synimi të jetë të jemi ne një vend me një parti. Më tremb ashpërsia e luftës politike. Pse e sollën politikanët këtë ? Ka përgjegjësi të fortë opozita, iku nga parlamenti. Kërkojnë qeveri tranzicioni .. është absurditet, nuk e imagjinoj dot, faji është i politikës. “ u shpreh Klosi.

Klosi tha se opozita ka marrë përsipër të bëjë edhe rolin e gjykatësit e prokurorit, duke kërkuar të shkojnë në burg vjedhësit e votave, vendim që sic theksoi ai i takon institucioneve të drejtësisë.

Zgjedhjet normale nuk janë, por pala tjetër ka vënë kusht të fortë, dhe mbrëmë vunë edhe kusht më të fortë. Kanë marr përsipër rolin e prokurorit gjykatësit, thonë të futen në burg, po kush je ti mor zotëri!

Unë do të doja t’ja lëmë popullit këtë gjë, ka dëgjuar shumë 3-4 muajt e fundit. Të bëhen zgjedhje të shohim sa njerëz do venë.

Të dalë e të thotë ne i besojmë popullit, nëse populli nuk shkon është verdikti i tij, të paktën kemi argument.

Populli nuk është në protestë, populli në Tiranë kur bëhet protestë është në kafene, s’duan t’ia dinë fare.

Ajo pjesë e tyre, krahasuar me pjesën që nuk duan t’ia dinë, është hic gjë.

Këtu hynë shifrat, Bulevardi mbushet menjëherë. Zgjedhjet caktojnë me kë është popullit, të gjitha tjetër është politikë, po pate organizatorë të mirë mbushet Bulevardi. “ theksoi Klosi.

2 komente në “Fatos Klosi: Rama s’është nga ata që dorëzohen kollaj, opozita ka marrë përsipër gjykatësin e prokurorin”

  1. Donald says:

    Llogarite me duket I keni bere gabim.Ju mendoni se Jugu dhe pse ja nxoret bojen me keto hajdutlleqe votash e taksash publike, do te jete kompakt ne mbrojtje te qeverise ne votime.Nuk besoj.Ka edhe jugore ndoshta dhe enveriste e rilindas qe nuk e pranojne kete moral qeverises.Keni llogaritur se veriu eshte i masakruar elektiralisht per shkak te numrit tejet te kufizuar qe prodhon veriu.Ndoshta llogarisni se meqe luli mori pd e jozefina jo, gjoja shkodranet nuk do votojne por do sabotojne bashen.Dhe kjo nuk ndodh.Mendonj se usa ka vec soros qe mbron qeverine e tiranes por usa ka dhe amerikane amerikane qe marredhenien mes vendwve nuk e shohin konjukturale.Ka me duket dhe Trump. Pastaj varferia ka prekur cdo kulete e familje, shto dhe penalizimin e BE…atehere si mund te shprehesh se deshtimi kryeministror nuk do bjere? Beteja per bashkim kombetar mbi vlera e parime e duke synuar jete ne dinjitet e mireqenie per te gjithe, per demokraci reale evropiane …per me shume dinjitet e pune

  2. Feik Njuzi says:

    Ke shume te drejte o Spiun me pagese, Rama nuk eshte dhjaks dhe deshtak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje