Vendimi i Metës për ç'dekretimin e zgjedhjeve, Patozi: Marrëzi politike, do marrë përgjigje më 30 Qershor

22 Qershor 2019, 15:37Politika TEMA

Nga takimi elektoral në Korçë, ku Bindja Demokratike kandidon Nard Ollin, Astrit Patozi dha këtë koment për protestën e PD-s dhe LSI-s.

Ajo protestë ishte epilogu i një marrëzie politike.Ne kemi qenë kundër djegies së mandateve, kundër daljes në rrugë kundra revolucionit dhe kundër goditjes së pushtetit me dhunë. Ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument që mund të ndryshojë gjërat në Shqipëri sepse jemi forcë politike e djathtë dhe perëndimore”. tha Patozi.

Sipas Pazotit mbajtja e zgjedhjeve me 30 është e paevitueshme.

Unë mendoj që ata duan apo nuk duan 30 qershori është një datë e vendosur, ku shqiptarët janë të detyruar të shkojnë e të ndryshojnë qeverisjet e tyre vendore. Sigurisht edhe faktori ndërkombëtar ka luajtur rrolin e vet pozitiv, do të thoja në zgjidhjen e kësaj krize”, tha ai më tej.

Por si e shikon Astrit Patozi c’dekretimin e datës së zgjedhjeve nga presidentit Meta?

Në kuadrin e një marrëzie politike dhe kjo do të marrë përgjigjen e duhur me 30 qershor. Nuk ka asnjë forcë në këtë tokë, por ndoshta edhe jashtë kësaj toke, që mund të ndalojë vullnetin e zgjedhësve shqiptarë, për të ndryshuar qeverisjet e tyre”, ka thënë Patozi në fjalën e tij./tch

4 komente në “Vendimi i Metës për ç’dekretimin e zgjedhjeve, Patozi: Marrëzi politike, do marrë përgjigje më 30 Qershor”

  1. Koba says:

    E ke hallall Voten si Subjekt.Te gjitheve u intereson qe PD e Sali Kermes dhe Lul-Hajdutit te dezintegrohet nga Sistemi.Mire u pafshim ne 30 Qershor.

  2. daci ne kos astrit says:

    O patoz, me 30 qershor vete firmos e vete vulos se ka rene daci ne kos! I thua vetes jam demokrat.(nuk ka te beje thjeshte me teseren kjo fjale)

  3. Edi says:

    ASTRITI DO KETE SUKSESE DO JETE PUNE E GJATE PO DO TA REALIZOJE ENDREN E TIJE NJE PD DÉMOCRATIKE .
    SI LIDER ME DUKET I THJESHTE POR I DREJTE

  4. korkodili says:

    Ta COJNE NE GJYKATE OSE KOL;EGJ SIC KA THENE GJYKATA KUSHTETUESE.
    kJO PASI ESHTE BOTUAR NE FLETORE ZYRTARE.
    po nuk u botua ne fletorenn zyrtare .
    -nuk njihet ligjerishte .
    –nuk kundershtohet dot ligjerishte.
    Botimi i hap ruge si zbatimit dhe kundershtimit
    Kjo eshte A-ja e cdo akti ose ligji , as kete nuk dini?????
    si meret vesh qe ka dale ose ska dale nje ligj.Vetem botimi ne fletore zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje