DW: Opozita do të protestojë përditë nga e hëna

22 Qershor 2019, 13:32Politika TEMA

Opozita e bashkuar në Shqipëri paralajmëron, se do të protestojë çdo ditë, deri të dielën e datës 30 qershor, datë që qeveria ka vendosur të hyjë në zgjedhje edhe pas bojkotit opozitar.

Për herë të parë gjatë mbrëmjes të së premtes, Basha artikuloi në fjalimin e tij kushtin më të ri për daljen nga kriza: vënien përpara drejtësisë të personave që kanë dalë në përgjimet e dosjeve 184 dhe 339.

“Ne ua kemi borxh shqiptarëve që këtë krizë të thellë të mos e mbyllim thjesht me një marrëveshje politike bazuar mbi pazare. Kjo krizë politike duhet dhe do të mbyllet jo mbi pazare, por mbi parime.

Dhe sot dua ta them qartë dhe prerë se parimi i parë është çuarja para drejtësisë dhe prapa hekurave të burgut të atyre që u vodhën votën shqiptare” – deklaroi lideri demokrat, Basha. Ashtu si edhe në protestat e kaluara, ai theksoi, se “nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër”.

Basha dhe aleatët e tij vendosën, se duke nisur nga e hëna (24.05) ata do të revokojnë listat e zgjedhësve.

21 Qershori, asnjë incident

Në një orar jo krejt të zakontë, rreth orës 20:00 të mbrëmjes, nën masa të rrepta sigurie dhe forca të shumta të policisë, protestuesit kanë nisur të protestojnë nën thirrjen e tyre kryesore: “Rama ik”. “Marshi i Barabait” është përzgjedhur të jetë simboli i protestës së 21 qershorit, së bashku me një statujë simbolike të kryeministrit, e cila përngjante me atë të ish-diktatorit Hoxha.

Protesta u paralajmërua për të qenë paqësore nga kreu i Opozitës Lulzim Basha dhe ashtu përfundoi. Për këtë arsye me sa duket ai u shoqërua nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij të vogla. Për herë të parë gjatë këtyre mujave, gjatë protestës nuk u shënua asnjë incident.

Në fjalimin e nisur në orën 21:00, Basha kishte si kryefjalë të tij “Shqipërinë, si e gjithë Europa”. I rrethuar me protestues që mbanin flamujt gjermanë, amerikanë dhe të Bashkimit Europian, për rreth 40 minuta lideri opozitar ka artikuluar kërkesat dhe kushtet që Opozita ka për daljen nga kriza. Kësaj proteste i parapriu publikimi sërish i disa regjistrimeve të reja nga përgjimet e telefonatave nga prokuroria të dosjeve 184 dhe 339, ku bëhet fjalë për manipulim votash në zgjedhjet parlamentare 2017.

Apele për protestë paqësore

Më herët ambasadat e huaja në Shqipëri kishin bërë apel për protestë paqësore dhe larg dhunës. “Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Duke pasur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi. Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore” – reagoi pak orë para protestës ambasadorja gjermane në Tiranë, Susan Schütz.

Apel për protestë paqësore bëri edhe presidenti Ilir Meta. “Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme” – u tha në njoftimin për shtyp. Opozita proteston prej katër muajsh radhazi kundër qeverisë, që e akuzon për manipulim të zgjedhjeve më 2017 dhe lidhje me krimin e organizuar.

Pas tërheqjes nga parlamenti dhe djegies së mandateve të deputetit që nga muaji shkurt, opozita refuzon edhe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale më 30 qershor, të cilat tashmë janë ҁdekretuar nga presidenti. Ndërkohë që Partia Socialiste në qeveri vazhdon fushatën elektorale, duke mos e njohur vendimin e presidentit dhe duke shkuar drejt zgjedhjeve më 30 qershor. (DW)

5 komente në “DW: Opozita do të protestojë përditë nga e hëna”

  1. Traplliqe shqiptaresh says:

    Nuk eshte na i gje e re….
    Edhe Sala para vitesh , cdo dit mblidhte 10 njerez dhe Nano ik Nano ik.
    Basha vazhdon me sukses rruges e babit, vk

  2. LULJA says:

    NJEREZ TE PA PUNE PA FAMILJE KALOJNE KOHEN PARA KRYEMINISTRISE BERTASIN NANO IK I JEPE MULLA OMARI NJE PILAF DHE IKIN.
    SE DIKUSH QE PUNONE DHE KA FAMILJE NUK KA KOHE TE MERET ME MULLA OMARIN DHE TALIBANET

  3. pepja says:

    SKANE BYTH TE BEJNE KAQ PROTESTA SE NUK U VETE NJERI.DHE AQ ME LEK I MBAJNE.

  4. Populli says:

    Ne fillim ne burg ai I rruges se kombit I cili vrau ne bulevard 4 te pafajshem, pastaj ai qe rrafshoi nje fshat te tere, ai qe vodhi thesarin e shtetin…pastaj te tjeret me rradhe.

  5. Kritiku pa kritika says:

    DW, kete reportazh, e ka mare nga korrespondenti i ” Hyxhym Mamlyk”-ut ne Tirane, z Zigur Qarri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje