Ambasadori i BE në Tiranë, Lugi Soreca, ka takuar sot kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për t’u njohur me fazat përfundimtare të punës për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.
Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se është thelbësore që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale sa më shpejt.
“Sot takova Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për t’u njohur me fazat përfundimtare të punës së Këshillit për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë në kuadër të reformës në drejtësi.
Është thelbësore që Gjykata të jetë funksionale sa më shpejt.”, shkruan Soreca. (TemA)
Ndjese per fjalorin por shprehja e ketij “evropiani problematic” qe “gjykata kushtetuese te krijohet sa me shpejt te jete e mundur” eshte e ndyre e ju dhuron kohe hajnave dhe antishqiptareve.Ky eshte armik i shqiptareve.Te largohet pa e hequr institucionet e reja evropisne.