SHENIM: E ka lexuar njeri Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë?

24 Qershor 2019, 09:03Politika TEMA

Ajo qe te shkakton habi në gjithë këtë situatë, është se duket qe Kushtetutën ose nuk e kane lexuar, ose nuk e kuptojnë çka përpiqen te lexojnë ose me dashje e keqkuptojnë dhe e keqzabtojnë.

Neni 86.1 pohon qarte: “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”.

Presidenti i Republikës (res publica) nuk është mbret, pavarësisht nga dëshira vetjake. Ndoshta keqkuptimi ne vetvete i ka ardhur kur ka lexuar vetëm Nenin 90.1  “Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij”. Presidenti nuk është mbi Kuvendin. Shqipëria nuk është mbretni apo republike presidenciale. Shqipëria është një shtet qe qeveriset nga Kuvendi dhe Qeveria. Nga Kuvendi del edhe qeveria edhe presidenti.

Neni 92.GJ e shpreh qarte: “cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve”;

Dhe Neni 94 e shpreh qarte: “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të”.

Domethënë Presidenti nuk mund te çbëjë datën e zgjedhjeve për Kuvend, ato vendore dhe referendum pa Kuvendin. Presidenti vetëm firmos datën e zgjedhjeve qe vendos Kuvendi dhe nuk ka te drejte ta çbëjë atë.

Neni 170.6 shpreh qarte: “Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum, si dhe nuk mund të zgjidhet një President i ri i Republikës. Zgjedhjet vendore mund të bëhen vetëm aty ku nuk zbatohen masat e jashtëzakonshme”.

Neni 115.1 pohon: “Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”.

Domethënë Bashkitë – qeverisjet vendore varen dhe zbatojnë urdherat nga Qeveria qendrore: Ministria e Qeverisjes vendore – Kryeministria.

Neni 115.3 jep paqartësi, sepse nuk jepet arsyeja pse Presidenti cakton datën e zgjedhjeve vendorevetëm ne bashkinë përkatëse qe u shkarkua nga Qeveria.

Neni 131.Dh pohon: “Gjykata Kushtetuese vendos për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës dhe vërtetimin e pamundësisë së ushtrimit të funksioneve të tij”.

3 komente në “SHENIM: E ka lexuar njeri Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë?”

  1. BENI-VENEZIA says:

    Kushtetuta e shqiperise thote:Presidenti shtyn zjedhjet per nje date pa afat me shprese qe ato bashki ku qeveris LSI e PD te rrine akoma ne pushtet,se po te behen zjedhjet sic jan parashiku dhe do behen,PD e LSI,humbin dhe ato bashki e mbrapa mbesin me zero.PD e LSI kan mesu si milan e inter si skan ci bejne Juves qe fiton kampionatin per cdo vit e thone na e kan fajin gjygjtaret.

  2. ronny says:

    Ky debili por shqiptar shkatteruesi 1.45 cm nga toka e ka vendin ne burg por jo nje vit apo 5 vjet por perjete mbrapa hekurave qe te kuptoje mire sesi i hypi me poshtersi shkallet e karreires dhe hajduterise dhe si do ti zbresi me “maturi” shkallet e jetes deri ne fundin e saj,,,, mbas hekurave. Atehere do te themi qe ky i gjati qe ka edhe te meta qenka vertete burre dhe per Shqiperine.

  3. Feik Njuzi says:

    Kushtetuten tregoja Edi Rames dhe PS qe te zgjodhi President dhe mire ben qe ja kujton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje