Enno me dy n dhe demokratët e Beratit, thirrje Metës: Të shpallen zgjedhjet e parakohshme

25 Qershor 2019, 20:46Politika TEMA

Aleanca Qytetare e PD në Berat për Mbrojtjen e Demokracisë i bën thirrje presidentit të Republikës që të shpallë zgjedhje të parakohshme për t’i dhënë zgjidhje situatës së paprecedentë në të cilën ndodhet vendi.

Ata i drejtohen edhe administratës zgjedhore, forcave të rendit dhe sigurisë që të parandalojnë këtë proces zgjedhor e ndërsa i drejtohen edhe qytetarëve të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë të mos bëhen pjesës e asaj që ata e quajnë farsë elektorale.

Deklarata e plotë

Ne, qytetarët e Beratit, të bashkuar në një Aleancë për Mbrojtjen e Demokracisë dhe vlerave të saj,

Me dëshirën dhe qëllimin madhor për t`i shërbyer Shqipërisë dhe interesave të saj;

Të shqetësuar për konfliktin social dhe politik në vend, konflikt i cili po precipiton me pasoja të rënda për të ardhmen e Shqipërisë, shqipëtarëve dhe integrimin evropian të tyre si aspiratë madhore e popullit shqiptar në shekuj,

Duke patur parasysh rrethanat e sotme, kur:

– Vendi drejtohet nga një maxhorancë politike e cila është faktuar se ka fituar zgjedhjet nëpërmjet blerjes dhe manipulimit të votës si dhe përdorimit të eksponentëve të krimit të organizuar;

– Kuvendi i Shqipërisë nuk plotëson detyrimin kushtetues të përfaqësimit me 140 deputetë, duke mos përfaqësuar kështu numerikisht elektoratin;

– Sistemi i drejtesisë është tërësisht i paralizuar, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë, ndërsa organet e tjera të këtij sistemi kontrollohen politikisht nga maxhoranca;

– Korrupsioni galopant që po gërryen ekonominë dhe të ardhmen tonë është faktuar të ketë mbështetje të hapur qeveritare;

– Opozita ka braktisur përfundimisht Kuvendin e Shqipërisë, në shenjë protëste përsa më sipër;

-Maxhoranca, për herë të parë pas përmbysjes së regjimit komunist, tenton të shkojë e vetme në zgjedhje moniste, pa asnjë alternativë, duke kontrolluar kështu efektivisht të gjithë pushtetin vendor dhe qendror në Shqipëri;

-Dekreti i Presidentit i ka anuluar këto zgjedhje pikërisht për dëmin e pallogaritshëm që do t`i shkaktojë vëndit;

I bën thirrje: 

– Presidentit te Republikës

Të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë që ka në dispozicion për të shpallur sa më parë zgjedhjet përgjithshme parlamentare, të parakohshme, të drejta dhe të ndershme, si i vetmi instrument politik që i jep zgjidhje kësaj situate të paprecedentë!

– Administratës Publike dhe Zgjedhore, Forcave te Rendit dhe të Sigurisë

Të vendosin Shqipërinë përpara partisë, duke mos u bërë pjesë dhe mbështetje e shkeljes së Kushtetutës dhe Ligjit;

– Qytetarëve të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë

Të ngrihen në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe të demokracisë, të refuzojnë të bëhën pjesë e farsës elektorale që qeveria dhe Edi Rama po përgatit, të bashkëpunojnë me të gjithë aktorët dhe faktorët politikë dhe jopolike në interes të vetëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve!

8 komente në “Enno me dy n dhe demokratët e Beratit, thirrje Metës: Të shpallen zgjedhjet e parakohshme”

  1. BERATAS says:

    KJO LETER DO JETE SHKRUAR NGA KULAKET E LAPARDHASE .
    NUK KA BERATAS QE PERKRAHE KRIMINELIN BERRISHA AS ILIR FLORIRIN .
    KETA JANE NJEREZ ANONONIME PSE NUK VENDOSIN EMRAT POSHTE DE TI NJOHIM KUSH JANE .
    BERATIN ESHTE I GJITHE SOCIALISTE

  2. Jep says:

    Zgjedhje kishit, zgjedhje nuk donit. Tanin therrisni duam zgjedhje te parakohshme. Haha.
    Dhe zgjedhje te parakohshme sikur te ket, prap pd lsi nuk hyjn se e dine qe s marrin as 20 deputet.

  3. niki says:

    E kam perseritur shpesh here dhe nuk lodhem ta riperseris ku eshte populli qe ka votuar kete pozite(shumice) qe drejton vendin?Nuk revoltohet per ate qe po ndodh ? Si nuk u preokupua gjate ketyre 3 – muajve, qe Basha dhe Meta ,per te shpetuar kellqet , kane bere dhe po bejne gjithshka duke shpifur e ndezur zjarre, per te gjymtuar demokracine e cale shqiptare . Si nuk doli nje intelektual me ko..e e te mbledh popullin ne shesh per te hedhur parullen ” NUK JU LEJOJME TE NA KONSIDERONI DELE”

  4. Analisti says:

    Ky Enno Bozdo kur ka qene zv. Minister i ekonomise ka marre me koncesion Rwgjistrin e Barreve Siguruese. Kompania fituese ROEN qe jane inicialet Roland dhe Enno ka marre per 20 vjet nje koncesion nje sherbim publik tarifat e te cilave duhet te ishin te orienruar ne kosto. Eno fitin 1.5 milion euro ne vit nga vjedhja qe i ben shqiptareve. Pika rilindjes qe eno me shoke e akuzojne per dhenien e ppp ve ne dem te interesave te shqiptareve. Edi Rama a po e lexon kete

  5. Toni says:

    A perfaqesojne poulain e Beratit jeta?

  6. zoga e vodices says:

    KUSH jeni ju qe flisni ne emer te qytetareve te BERATIT NUK KENI TE DREJT vendosni emrat tuaj ne kete deklarat dhe kjo mjafton qe qytetaret e BERATIT tju kthejne pergjigje ne 30 QERSHOR

  7. Rakipi says:

    Ky qe e ka shkruar eshte Ai, karavidhja i Beratit, mender deputeti Lefter Maliqi. Njeriu me pa integritet qe kam njohur. Nuk e di si ka arritur ky person te arrije te futet ne listat per deputet. U shuan njerzit ne ato ane?????

  8. kasemi says:

    Ennnno, mos fol ne emer te qytetareve se nuk ta ka dhene kush ate te drejte, ti more debil nuk ke te drejte te flasesh as ne emer te pd-istave, pasi tashme nuk je asgje as ne pd e as ne shoqeri, thjeshte je nje tekstitlist halabak. Ata qe te njohin e dine mire se kush je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje