Basha del me urgjencë para mediave: Rama një zombi politik, 30 qershori hapi fatal i regjimit kriminal

28 Qershor 2019, 22:25Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për media tha se shqiptarët nuk kanë reflektuar pas të këqijave, ndaj i ka përsëritur ato.

Basha thotë se 30 qershori është hapi fatal politik i këtij regjimi kriminal siç e cilëson ai qeverinë aktuale.

E kam thënë disa herë javët e fundit se 30 qershori do të jetë hapi fatal politik i regjimit kriminal në pushtet.  

Më 30 qershor do të fillojë spiralja e rrëzimit të këtij regjimi drejt vdekjes së tij.

Më mirë se çdo gjë, këtë rënie të pashmagshme, këto ditë, e shpreh figura prej zombi politik, e cila bredh, prej javësh, nëpër Shqipëri, duke u përpjekur të ringjallet me humorin banal, me mashtrimet bajate, me kërcënimet paranojake.

Ju ftoj ta shikoni mirë këtë fytyrë të përçudnuar nga pesha e krimit dhe e së keqes dhe të mos e harroni pamjen e saj. Neveria që sot shqiptarët ndjejnë për të nuk duhet të na bëjë ta harrojmë atë.

Duhet ta fiksojmë mire fytyrën e së keqes, fytyrën e etjes së verbër për pushtet, fytyrën e tradhtisë, sepse nuk duhet të lejojmë fytyra të ngjashme të marrin në dorë fatet tona përsëri.

Shpesh, kur vjen fundi e keqes shoqërore, njerëzit ndjejnë një lehtësim çlirues që i bën ata ta harrojnë shpejt atë që ishte dhe të mos reflektojnë se si erdhi dhe u forcua e keqja.

Mungesa e reflektimit ka qenë një mallkim shoqëror për ne si shoqëri. Ne, rrallë, kemi reflektuar pas të këqijave, prandaj i kemi përsëritur ato.

Historia politike e Edi Ramës nuk është thjesht historia e një njeriu të dështuar në çdo gjë që provoi në jetë në art, në sport, në shoqëri, që pastaj kërkon verbërisht pushtet dhe para për t’u hakmarrë ndaj botës.

Është edhe historia e një shoqërie që mashtrohet dhe nuk e dallon lehtë fytyrën e urrejtjes, fytyrën e mashtrimit. 

E shoqërisë që i beson fasadës, që i beson dukjes, që gënjehet nga propaganda dhe në këtë mashtrim kolektiv, i dorëzon të keqes fatet e veta”, tha Basha.

12 komente në “Basha del me urgjencë para mediave: Rama një zombi politik, 30 qershori hapi fatal i regjimit kriminal”

  1. Drejtesi says:

    U frikshme si mendon ky njeri… te le pa fjale, por shpjegon edhe fundin e ciklit te PD, si nje parti komuniste ne mendim e ne veprim.

  2. FLUTURA says:

    Lulezim, te duket Rama si nje pasqyre ku ti ne fakt sheh vehten ?

  3. Kl says:

    Dukesh si sjo pula e lagur. Te kane mbaruar fjalet per fundin e Rames me 30 qershor. Flet per nje fillim te ri. Flet per fillimin dhe jo fundin e spirales se renies se Rames.
    Per me teper si ti ashtu dhe tre te tjeret nuk flisni me per terheqjen zvarre, per vrasjen e Rames ne 30 Qershor.
    Nderkohe i katerti qe eshte dhe me trimi, eshte dhjere ne breke. Iku fare nga Shqiperia sepse eshte skile e vjeter dhe e la Revolucionin e pambaruar ne duart e Likes baxhelles dhe Hollandezit. Tradhetar i pabese!
    Tani sa per fillimin e nje spiraleje te re mbas 30 Wershorit, ke te drejte. Ate qe ti nuk di, ose hiqesh sikur nuk e di, eshte se spiralja do filloje me programin amerikan te reformimit te drejtesise, Presidentin e Ri, qe do cfuqizoje gjithe budallalleqet e Likes…etj…etj.
    Basha kungulli. Te vune ne krye jo se je i zgjuar, por se je idjot. Te pelqeu te perkedheleshe si punonjes i Euleksit, te pelqeu te zbuloje terroristet shqiptare, te pelqeu te vrisje, vidhje dhe te beheshe Kryetari i Partise Demokratike sepse ishje i ri dhe fluturoje me presh ne byth. Si te duket tani preshi?

  4. Gg says:

    Ore Po ngele duke treguar perralla, ka dhe tregime, romane, Poezi etj apo keto Jane nivel I larte nuk I arrin dot….

  5. bedri says:

    Zoti basha kame nje pyetje ti dhe sali berisha care bete 22 vite ju jeni kriminelat e shqipeeise

  6. Vjola says:

    Sa e rrezikeshme eshte lakmia per pushtet dhe mbrojtja per zullumet e kryera.Per interesat e nje grushte njerezish po nxiten veprime qe cojne ne destabilizimin e vendit.Shteti dhe organet perkatese duhet te marrin masa jo vetem ndaj atyre qe jane ne rolin e mashes por edhe per urdheruesit e tyre,sepse
    Populli nuk ja u ka borxh kete.

  7. Plaku says:

    Ky Lylzimi eshte vertete shumë rende nga ana psikologjike….duhen mjeke te forte ??? me frazat qe perdor gati sa nuk i lutet Rames,te henksha ate qe s’thuhet vetëm te ulemi bashke e te bejme marreveshje,gje qe verteton se ka shumë zullume mbi shpatulla dhe do te shpetoje,por kote e ke….ec aty Kminister e mos u ndal……???

  8. ANDONI says:

    BASHA KE IKUR KOMPLET PER LESH ! PA SHOKE ,! PA MIQ ME BOLE !
    DO THUASH QE KE MONIKEN ,E PO ASAJ NUK I IK MENJA NGA RRYPI !
    KUR TI FLET PER DIÇKA ,AJO TJTER ENDERRON, ESHTE LLOJI I VET !
    I VETEM NE KET BOTE TE HA UKU,NDERRO EKIP ,STRATEGJI ,
    GJEJ FAKTE TE VERTETA ,HIQ DORE NGA RRENAT SADO VLERE TE
    KENE ATO PER MOMENTIN
    TE GJITHA PROBLEMET KANE KOHEN E VET PER TU SHTRU PERZGJIDHJE !
    SIKUR NJE PULE NE FURRE ,QE TE HAHET DUHET MU PJEK ! VARI HEBET MONIKES! !

  9. Timi says:

    Ky idiot duhet arrestuar e denuar per keto budallalleqe qe thote…komplet pallle, hedh llum mbi Edin pa pushim…shko mor palle shilo si e pret populli Edi Ramen…ne Vlore ishte takimi i fundit..

  10. lexusi says:

    Motoja e Bashes (BACES) , sulm me te gjitha format, fyerje , ofendime , sharje deri me liber shtepie , sulme personale , intriga ,shpifje nga me mostruozet , vetem e vetem per ta gjunjezuar , per t’a penguar per t’a dorzuar .

  11. kasemi says:

    Sa idiot ky basha, cdo gje qe ka bere vete mundohet tja veshi rames, qe nga deshtimet ne administrate (a mund te krahasohet basha me ramen per bashkine e tiranes???) nga vjedhjet e shqiptareve, krimet e vrasjet kur ishte minister i brendshem, shitjen e detit greqise, kur ishte minister i jashtem, e cfare tjeter. Po keshtu tani nuk po le gje pa bere per te shkaterruar zgjedhjet, sulmuar policine, etj., e keto mundohet tja faturoje ps!!! Ne fakt nuk e kuptoj si vazhdon policija e qendron indiferente akoma. Kush sulmon policine ka sulmuar shtetin, e si te tille i pret forca, duhet ti prese plumbi. Ti sulmon per te vrare e shkaterruar pronen tone, si mund te mos pergjigjet ashper policia. Duhet ta dije rama dhe te gjithe pushtetaret se vetem forca i bind kriminelet te struken. Ku mishin keto ne kohen e enverit???

  12. Titi says:

    Pse nuk iken ne Hollande nga ka ardhur karabushi Lulzim dhe te na ler te qete!? Budallenjte dhe injorantet jane si kafshate e helmuar per shtetin po kapen pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje