Erion Veliaj: Djegia e shkollës “Ndre Mjeda” akti më i turpshëm që kemi parë, zgjedhjet në 30 qershor

28 Qershor 2019, 16:27Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar me forcë aktin e rëndë të djegies së shkollës “Ndre Mjeda” në Bushat ditën e djeshme nga përkrahës të opozitës dhe të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Duke folur në emisionin “Top Talk”, Veliaj u shpreh se bashkohej plotësisht me deklaratën e bërë nga Shoqata për Autonominë Vendore, e cila e konsideronte djegien e kësaj shkolle që mban emrin e një prej njerëzve më të mëdhenj të letrave shqipe Ndrej Mjeda, si një turp kombëtar.

“Shoqata e bashkive sapo ka bërë një reagim, ku dënon ashpër përfshirjen e kryetarit të bashkisë, stafit të tij, familjarëve të tij, nënkryetarëve të tij në djegien e një shkollë. Djegia e shkollës “Ndre Mjeda” me emrin e madh që mban është ndoshta në një nga aktet më të turpshme që ne kemi parë në histori, siç ishte djegia e shkollën “Shejnaze Juka”.

Ne mund të kemi diferenca tona, ne mund të kemi bindjet tona, ne mund të kemi dallime e gjëra që na dallojnë, por kur vjen puna tek shkolla një nga përgjegjësitë që kam pasur në këtë fushatë por edhe në këto 4 vjet është të flas sa shkolla kemi ndërtuar sepse besoj kur bëhet bilanci i dikujt sa shkolla, sa kopshte, sa çerdhe ka ndërtuar”, tha Veliaj. Më tej ai theksoi se shkarkimi i tij është bërë me propozim nga ministri i Brendshëm dhe firmosur nga kryeministri bazuar në provat të qarta që e përfshijnë në këtë akt të turpshëm. “Nuk është shkarkuar nga shoqata, por është shkarkuar nga Ministri i Brendshëm që me gjasë ka më shumë informacion dhe është firmosur nga kryeministri që me gjasë ka më shumë informacion.

Dhe kur flas për ministrin e Brendshëm ai bën dhe mbikëqyrjen e akteve, ai ka parë edhe provat në teren, me gjasë kanë dhe tabulatet e tyre telefonike, kështu që vendimi për shkarkimin e tij është marrë nga dikush që ka më shumë informacion.”, tha më tej Veliaj. Ndaj për të shmangur akte të tilla dhe për ti lejuar shqiptarët që të demonstrojnë të lirë të drejtën e tyre të votës, Veliaj u bëri thirrje kolegëve të tij kryebashkiak që të mendojnë për qytetarët dhe qytet që drejtojnë dhe jo për partitë.

“Unë besoj që në një moment të gjithë kolegët tanë të djathtë, kolegët të LSI-së duhet të marrin frymë thellë dhe të thotë: prit pak do mbarojë çmenduria, do kalojnë këto 72 orë, po të hënën si do dalim në rrugë, por kur të shkruhet historia e Shqipërisë dhe e këtyre bashkive ky do jetë emri, ky do jetë nami dhe reputacioni që do të lëmë. 

Ndaj unë do tu bëj një thirrje të gjithë kolegëve të jemi gjakftohtë dhe të kuptojmë që partitë mund ti kemi të ndryshme, por shkollat ku mësojnë fëmijët tanë, rrugët ku kalojnë bashkëshortët tanë, këndet e lojërave, çerdhet ku shkojnë fëmijët, çfarë ka arsye kaq të madhe në botë për të djegur? 

Për sa kohë PD ose LSI paskan në mendjen e tyre një datë tjetër zgjedhjesh, le të rrinë me atë datë, por për sa kohë ne, amerikanët, BE, OSBE, gjykata, KQZ, Kolegji Zgjedhor kanë datën 30, për të gjithë ata që janë me Amerikën, BE, Gjermaninë dhe botën e civilizuar të shkojnë në datën 30, kush i bindet këtyre urdhrave dhe ka një datë alternative të rrijë i qetë se qenka zgjidh. Pra nuk e kuptoj frustrimin për të bërë një rrëmujë në një kohë delikate për Shqipërinë dhe për çfarë për të djegur shkolla. Kjo është non sens”, tha Veliaj.

2 komente në “Erion Veliaj: Djegia e shkollës “Ndre Mjeda” akti më i turpshëm që kemi parë, zgjedhjet në 30 qershor”

  1. Arber says:

    Ky mashtruesi e megallomani pse nuk del para qytetareve te Tiranes e te garantoje qe uji I Bovilles Eshte I pijshem? E di ky qe ne fature e paguajne si uje te pijshem ndersa te gjithe blejne uje ne bote e markete?Nuk dyshoj qe nuk do ta botoni kete koment sic dhe rendom beni ndaj atyre qe jua ka ndaluar Byroja! Puna juaj, demokracia ,e drejta dhe verteta do fitojne.

  2. shqip says:

    Lerini more keto ligjerime. Me talebanet nuk funksionon kjo lloj gjuhe e moderuar. Nxirrni nga burgjet 2000 vete qe mund te kene hyre per motive nga me banalet, dhe zevendesojini me Voltanen, Noken e te tjere terroriste kamikaze. Te djegesh shkollat ne 2019, po ti je primitiv o fytyre e deformume katunari. Me vjen ne mendje Anglia e mesjetes. Atje politiken e drejtonin vetem lordet. Dhe ja ku eshte sot. Nuk mund t’ja lesh drejtimin e institucioneve shpellareve. Sa i jep hapesire per pushtet, i ben hyzmet parase. Kur e kupton qe po iken , i vene zjarrin vendit. Pd jashte ligjit . Ore e kupton njeri kete apo jane te gjithe enuke. Ata jane makineri shkatrruese. Ky vend eshte djegur disa here. Dhe te gjitha rastet dora e Saliut ka qene prezent. Ka ikur jashte mostra, gjoja per vizita mjeksore. Te kete nje alibi po te vije puna te gjykohet. Asnje nuk ben pa urdherin e tij. Ta kishin izoluar ne 97en, sot do flisnim per akujt qe shkrijne ne pole. Per misionet hapesinore, per librat e Kadarese etj. Po qe shpellaret nuk i perceptojne si tema te perditshme. Atyre jepu urdher dhe veri flaken vendit. Se kur do shpetoj ky vend nga keto specie nje zot e di .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje