Patozi: Më mirë zgjedhje problematike, se sa të mos kishim zgjedhje fare

30 Qershor 2019, 12:20Politika TEMA
Patozi: Më mirë zgjedhje problematike, se sa të mos kishim

 

Nga Astrit Patozi

Në fakt, kjo e sotmja nuk është, as ditë feste dhe, as ditë zie.

Unë mendoj që sot është një ditë normale votimi, që Shqipëria duhet ta kapërcejë dhe duhet ta lerë pas.

Sigurisht, që këto janë zgjedhje të cunguara dhe nuk është vendi dhe as koha sot për të bërë një analizë apo për të nxjerrë se kush ishin përgjegjësit. Por mendoj që më mirë të kishim zgjedhje problematike, sesa të mos kishim zgjedhje fare. Sepse ky është i vetmi instrument në një vend demokratik për të të ndryshuar qeverisjen.

Nuk duhet të harrojmë që dy vite më parë ishim këtu në qendrat e votimit, pas një procesi nga më me pak incidente dhe nga më miqësorët, që ishin mbajtur ndonjëherë në Shqipëri. Madje nuk ishte aspak befasi nëse mund të gjeje brenda qendrave të votimit socialistë e demokratë, duke u përqafuar me njëri – tjetrin.

Por pas këtyre zgjedhjeve nuk u prodhua as paqe dhe as stabilitet, por erdhëm në krizën më të thellë politike që Shqipëria ka patur ndonjëherë.

Ndaj shpresoj dhe nuk është çudi që pas këtyre zgjedhjeve, me cen, do të thoja, të vijë një periudhë paqeje, një periudhë qetësie dhe normaliteti demokratik në Shqipëri. Unë besoj shumë që kjo do të ndodhë. Pas 1 korrikut, Shqipëria do të hyjë në një erë të re për komunikimin politik dhe për stabilitetin e institucioneve.

2 komente në “Patozi: Më mirë zgjedhje problematike, se sa të mos kishim zgjedhje fare”

  1. Kali says:

    Votova per ju Z.Patozi.lagja 7-te. 1898

  2. ANDONI says:

    JAM ME TY Z.PATOZI .NDOSHTA DO KEMI QETSI
    NE POLITIKANET TANE ,E MERR FUND
    KOKFORTESIA QE ESHTE TIPARI JONE DALLUS
    POR TE ARRESTOHET SALA,ILIRI,BASHA,MONIKA,
    DO TE KEMI QETESI ,KOMPROMISE ,NDOSHTA 100VJECARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje