Saimir Tahiri: Vota e drejtë kushtetuese e çdo qytetari. Uroj që kryetarët e rinj të punojnë për qytetarët

30 Qershor 2019, 11:44Politika TEMA

Teksa votoi sot në qendrën te Parku Olimpik Tiranë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri  uroi që kryetarët që do zgjidhen në mandatin e ardhshëm 4 vjet të punojnë për qytetarët

 “Kam ardhur për të votuar është një e drejtë e imja kushtetuese dhe e cdo qytetari do të doja që e gjithë kjo të mos kishte ndodhur debati të ishte për më pak taksa, më shumë shërbime, qeverisje më të mirë. Uroj që kryetarët që do zgjidhen në mandatin e ardhshëm 4 vjet të punojnë për qytetarët”- tha Tahiri.

Do ta respektoni ju dekretin e Metës për votime në 13 tetor?

Ka shumë kohë deri atëherë, unë sot votova

Ju jeni përfolur si rival i Veliajt, do donit të ishin në këtë garë?

Nuk ka lidhje.

Ka pasur të arrestuar, mendoni se po gabon policia si po sillet?

Pyesni Sandrin për këtë, Sandrin ministrin, por gjithsesi unë uroj që të shkojë gjithçka mirë, nuk e meritojnë njerëzit që të shohin tmerr në televizor, këto janë zgjedhje si ti administrojmë më mirë qytetet.

Tahiri u shfaq tek qendra e votimit sëbashku me bashkëshorten e tij dhe të dy djemtë.  (TemA)

2 komente në “Saimir Tahiri: Vota e drejtë kushtetuese e çdo qytetari. Uroj që kryetarët e rinj të punojnë për qytetarët”

  1. Kris says:

    Shendet dhe urime Saimir Djali!

  2. EF says:

    Pjesmarrja eshte gati 20% pritet te arrije 40%….te henen topalli fillin levizjen “basha ik”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje