Akuzat për manipulim të pjesëmarrjes, Klement Zguri përgënjeshtron PD: Të dhënat e publikuara kanë qenë jo zyrtare por përmes telefonit, tabela përfundimtare ende s'ka dalë

1 Korrik 2019, 13:05Politika TEMA

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Klement Zguri, ka përgënjeshtruar lajmet e shpërndara në disa media pranë opozitës ku hidhen akuza për manipulim të numrit të votuesve.

Përmes një deklarate zyrtare, Zguri shprehet se shifrat e publikuara në media janë veç disa të dhëna paraprake të marra përmes telefonit dhe nuk janë zyrtare.

Kreu i KQZ-së siguroi se procesi do të kryhet me seriozitet deri në zbardhjen e tabelës përfundimtare.

“Tabelat përmbledhëse duhet të përmbajnë numrin e saktë në votim, si dhe numrin e votave për çdo kandidat. Si rregull këto shifra duhet të korrespondojnë. Nëse shifrat janë kontradiktore, ky mund të jetë tregues paaftësie, por edhe tregues parregullsie. Se ç’ka ndodhur në rastin konkret kjo do të zbulohet nga hetimi.

KQZ ka dy mundësi për verifikim, zbulon dhe korrigjon gabimet, shqyrtimi i ankimimeve zgjedhore kundër rezultatit. Për këtë, duhet që subjektet zgjedhore të depozitojnë ankime. Kërkohet bashkëpunimi i subjekteve zgjedhore, që vënë në lëvizje KQZ. Ka rëndësi vënia në lëvizje e procedurës, nëse duam të kuptojmë të vërtetën e këtyre shifrave.

Saktësia e tyre është vendimtare për cilësinë e procesit të 30 qershorit, ndaj KQZ duhet t’i trajtojë me seriozitet. Kolegët e KQZ duhet të bëjnë gjithçka për të sjellë qartësi të plotë”, tha Zguri.(TemA)

5 komente në “Akuzat për manipulim të pjesëmarrjes, Klement Zguri përgënjeshtron PD: Të dhënat e publikuara kanë qenë jo zyrtare por përmes telefonit, tabela përfundimtare ende s’ka dalë”

  1. lisi says:

    Po ky muti -ZGURI u kthye ne karrige prap sapo e pa qe PD-ja NGORDHI……………..A THUA DO TA LENE TE LIVADHISI PERSERI HALENE!?

  2. hajde kush do vota! says:

    E hangri dhe ky.

  3. Arber says:

    Per manipulimin e pjesemarrjes fajet I Kane celularet, se u eshte dashur komisionereve te luajne telefon I prishur, pasi celularet I Kane prere ne bese duke sabotuar zgjedhjet.Ketyre celulareve do ju ndalohet te shkojne ne Shba e be dhe ne plazh kete vere!

  4. AAA says:

    Te nderuar zoterinj!!!
    Nese do kishte mundesi te me sqaronte ndonjeri nga ju per nje problem.
    Si ka mundeis qe dje neper ekranet e televizorit shikoja qe votuesit ne Shqiperi ishin 3 milion e 600 mije???
    Kur ne wikipedia Shqiperia eshte deklaruar qe ka nje popullsi prej 2 876 591
    Nqse popullsia zyrtarisht eshte kjo atehere si ka mundesi qe nr i votuesve eshte 3 milion e 600 mije?
    Nga ky numer duhet hequr edhe perafersisht 1milion
    Femije te moshes deri ne 17 vjec.
    Nqse ne kete numer 3 milion e 600 mije jane vendosur edhe emigrantet atehere absolutisht nuk eshte i sakte pasi atyre nuk u eshte krijuar mundesia e votimit neper ambasada.
    Pershendetje.

  5. Gjergj says:

    Dhe administrata e haxhi qamilit te kishte qene , ne kushtet e kesaj superteknologjie, brenda ores 19;30,do kishte nxjerre rezultatin e sakte te pjesemarrjes. Gjithcka tjeter eshte thjeshte abuzim elektoral, ne mos me rende!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje