Basha mban krahun e Metës, del kundër ndërkombëtarëve: Ne nuk i njohim votimet e 30 qershorit, ato janë nul

3 Korrik 2019, 14:08Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  i është përgjigjur ndërkombëtarëve që u shprehën se zgjedhet duhej të mbaheshin më 30 qershor dhe kush do ta kontestojë rezultatin ta bëjë në Gjykatën Kushtetuese.

 “Qëndrimi le ta uzurpojë pushtetin vendor Edi Rama në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme, se pas ca muajsh do krijojmë Gjykatën Kushtetuese dhe pastaj gjykon ajo me prapaveprim, bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës dhe me parimet bazë të demokracisë” – shkruan Basha në facebook.

Më tej kryedemokrati shprehet i bindur se opozita nuk i njeh votimet e 30 qershorit dhe nuk ka për t’i njohur, pasi sipas tij ato janë nul. 

 “Qëndrimi le ta uzurpojë pushtetin vendor Edi Rama në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme, se pas ca muajsh do krijojmë Gjykatën Kushtetuese dhe pastaj gjykon ajo me prapaveprim, bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës dhe me parimet bazë të demokracisë. 

30 qershori ishte jo vetëm veprim anitkushtetues dhe antidemokratik, por edhe një veprim me kosto politike e shoqërore që dëmton direkt interesat e qytetarëve. 

Votimet e 30 qershorit, përtej një farse antiligjore, u manipuluan me cdo mjet dhe mënyrë, që nga manipulimet ligjore dhe kërcënimet e votuesve tek manipulimi i votimit dhe numërimit. 

Çdokush që pranon në heshtje apo pajtohet me vetëdije me këtë shkatërrim të Kushtetutës dhe të institucionit themelor të demokracisë, zgjedhjeve të lira, nuk i shërben as demokracisë dhe as interesit të shqiptarëve. 

Opozita nuk i njeh votimet e 30 qershorit dhe nuk ka për t’i njohur. Këtë gjë e vendosën vetë shqiptarët më 30 qershor, në shumicë dërrmuese. 

Kriza politike në Shqipëri nuk mund të zgjidhet me pandëshkueshmëri, duke i bërë lëshime apo duke falur krimet, vjedhjet dhe shkeljet e ligjit. 

E vetmja rrugë drejt politikës normale dhe demokratike është ajo e sundimit të ligjit, që do të thotë, mbi të gjitha, një gjë: ndëshkim të politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet dhe kanë bashkëpunuar me krimin. 

Ndëshkimi i politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe sundimi i ligjit nuk mund të diskutohen apo negociohen në tavolina politike. 

30 Qershori është nul, sepse cënon sundimin e ligjit dhe nuk mund të prodhojë asnjë përfaqësim politik.”- shkruan Basha në facebook. (TemA) 

10 komente në “Basha mban krahun e Metës, del kundër ndërkombëtarëve: Ne nuk i njohim votimet e 30 qershorit, ato janë nul”

  1. am says:

    Mire , si te duash ti dhe saliu eshte. !

  2. Tironci says:

    Pse nuk fut si kusht dhe ndeshkimin e politikaneve qe kane vjedhur leket dhe kane pastruar leke (si Luli ) prsh !

  3. Agimli says:

    Ore po pse nuk beheni nje Parti juve,qe tju kuptojme me mire??? Apo ndarjen e keni vetem per kuotat?

  4. pse nuk te hane pulat says:

    s’njohim, s’njohim, s’njohim, s’njohim, s’njohim, ………………………… dhe neve na plasi o lolo.

  5. Shkodrani says:

    Ktij sa herë i thu “pirdh, pirdh se lirohesh”, lirohet!

  6. Qylafi says:

    keshtu si e keni nisur skeni me njojt asnje prej zgjedhjeve qe do behen ne te ardhmen, se sic duket populli nuk pjerdh per juve me mire me ramen se sa me juve, se kane frik nga molotoffet, edhe violtana prej shkodre ka fillu me mbush molotofffa, duhet me u stervit ngadal ngadal qe ti njihni zgjedhjet, mbas 30 vjeteve kur lulashi te jete thinj dhe te jete me bebelino ne bithe

  7. Ce says:

    Mos merrni vendime të mëdha z. Basha pa u konsultuar me pare me strateģen ndërkombëtare dhe ndeplanetare kozmike Kejdi dhembcakallja te leshitdhise se ajo ka marë në dorë problemet e leshitdhise tani që leshelija iku për lesh dhije.

  8. Gg says:

    Po ty kush te njeh? Urojm tu shpalle amerika organizate terroriste , na ngelet ne dere….

  9. Hamdi says:

    Kush do me thote si eshte pune e dy gishtave qe conte lart si debil Lule Basha. Ku I ka future ne cila vrime ? E cfare qyfyrexhi ky qe vdiq per tu bere kryeminister.

  10. Guri says:

    Shife ore si po e mbrojne dekretin!!!!!!!
    Po thone qe gjykata Kushtetuese nuk ka fuqi prapavepruse a thua se tani u krijua per here te pare dhe nuk mund te gjykoje dekretin.
    Po e mbrojne dekretin duke mos e gjykuar fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje