Grekët kur të duan të bëjnë deputete. Njihuni me Patin, shqiptaren që kandidon ne Athinë

5 Korrik 2019, 11:53Rajoni TEMA

Këtë të diel në Greqi do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe mes kandidatëve të partisë greke Mera25, ndodhet edhe një shqiptare.

Pavarësisht se nuk e keni të dëgjuar në Shqipëri, Pati Vardhami për shqiptarët që jetojnë atje është një emër i njohur, jo vetëm në politikë, po dhe si aktiviste.

42-vjeçarja është kandidate për Parlamentin grek në zonën B3, Jugu i Athinës. E ndodhur në partinë ΜΕΡΑ 25, të ish-ministrit të njohur grek të Financave, Yanis Varoufakis, Pati Vardhami u paraqit gjatë fushatës së zgjedhjeve me një slogan shumë domethënës: “Diversiteti është një e drejtë dhe pasuri”.

Kush është Pati Vardhami?

Jeni apo jo votues në Greqi, duhet të njihemi më shumë me Patin, e cila mund të kthehet në një emër të rëndësishëm të politikës greke për shqiptarët që jetojnë atje.

Shkollimin e saj fillor dhe një pjesë të gjimnazit kandidatja shqiptare për deputete e ka kryer në atdhe, përkatësisht në shkollën “Kosova” dhe “Sami Frashëri”. Më pas vijoi studimet për Ekonomik në Universitetin e Pireut, Athinë, për Shkenca Politika dhe Sociale në Universitetin e Londrës dhe Filozofi Kontemporane dhe Teori Artit, në Goldsmiths College, po në Londër.

Eksperiencat e saj në punë kanë qenë në ndryshme, ku në Athinë ka qenë pjesë e organizatës “Doktorët Pa Kufij” dhe e Lojërave Olimpike, ndërsa në Londër ka punuar në Galerinë Hayward. Gjithashtu ajo është e njohur si aktiviste e të drejtave të njeriut në media sociale, ndërsa njëherësh është edhe pjesëtare e Diem25 (Lëvizja Demokracia në Europë 2025), organizatë ndër-europiane.

Ku mund ta votoni Pati Vardhamin?

Lista e zonave:

Agios Dimitrios,

Alimos

Vironas,

Glifadha

Dafni-Ymitos

Eliniko-Argiropoli

Zografu

Ilioupoli

Kesariani

Kalithea

Moskato- Tavros

Nea Zmirni

Paleo Faliro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje